Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Sot jo, nesėr ndoshta

Sot jo, nesėr ndoshta

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Pėrse i shtyjmė shpesh detyrat e sotme pėr nesėr, pėr pasnesėr… Ēfarė na bėn qė tė anulojmė njė impenjim, duke ditur se gjėrat pas kėsaj do tė shkojnė mė keq? Cili ėshtė objektivi ynė i vėrtetė? Po sikur tė kemi tė drejtė nė kėto shtyrje? Ja disa nga misteret e “zvarritjeve”



Njerėzit tentojnė, nė shumicėn e rasteve qė t’i shtyjnė punėt dhe impenjimet qė kanė pėr nė njė kohė tė mėvonshme, duke u nisur nga fakti se koha pret, por kėtė e bėjnė edhe kur e dinė se koha vėrtet nuk pret pėr kryerjen e njė pune. Shumė prej nesh kanė lista tė gjata tė gjėrave qė nuk i kanė kryer apo i kanė lėnė pėr mė vonė, nė njė kohė tė papėrcaktuar. Bėhet fjalė pėr impenjime tė mėdha dhe tė vogla, qė mė pas na shtojnė ndjesinė e fajit. Ne jemi shumė seriozė nė vendimin pėr tė bėrė diēka dhe na ndodh qė e shtyjmė atė ēdo ditė, duke iu betuar vetes se tė nesėrmen, patjetėr qė do ta ēojmė nė vend detyrimin qė kemi. Dhe, njė mėnyrė e tillė shtyrjeje mund tė zgjasė edhe me muaj tė tėrė. Psikologė tė ndryshėm janė marrė kohėt e fundit me studimin e fenomeneve tė tilla, dhe veēanėrisht me fenomenin e sipėrpėrmendur, qė ėshtė shumė i pėrhapur dhe qė duhet ta ketė nė vetvete njė shpjegim. Nė fakt, pėr kėtė ēėshtje qė ėshtė bėrė njė sektor i rėndėsishėm studimi janė tė interesuar jo vetėm psikologėt, por edhe fi lozofėt dhe ekonomistėt. Njerėzit qė merren me kėrkime tė tilla, zakonisht e bėjnė kėtė gjė pėr periudha tė gjata kohe, nė njė autonomi tė plotė.

Sipas disa sondazheve tė fundit, rezulton se pjesa mė e madhe e studentėve universitarė tentojnė, ose mė mirė e kanė zakon qė t’i shtyjnė impenjimet e tyre nė jetėn private, por edhe nė shkollė. Ndėrkohė, edhe vetė autorėt e shkrimeve dhe studimeve janė tė ndėrgjegjshėm pėr shtyrjet qė janė vėnė re nė kryerjen e kėtyre impenjimeve shkencore. Pra, bėhet fjalė pėr njė dukuri gjithėpėrfshirėse, qė ėshtė, si tė thuash, njė linjė paralele me punėn dhe ekzistencėn tonė, ose mė mirė pjesė e pandarė e saj. Interesi pėr njė fenomen tė tillė nuk i pėrket vetėm intelektualėve pėr tė justifi kuar dembelizmin e tyre. Ky fenomen, nė fakt, pėrmban brenda vetes ēėshtje fi lozofi ke dhe psikologjike thelbėsore. Herėn e fundit qė keni lėnė mėnjanė njė detyrė qė po kryenit pėr tė parė telenovelėn e preferuar, keni menduar se bėhet fjalė pėr njė dembelizėm, por nė fakt po bėnit diēka qė tė ndihmon tė kuptosh fl uiditetin e identitetit njerėzor si dhe marrėdhėnien e komplikuar tė qenieve njerėzore me kohėn. Nė fakt, sipas njė ekonomisti i cili ėshtė marrė me njė gjė tė tillė, “tė shtysh” ėshtė thelbėsore nėse forma e kohės do tė konsiderohej impulsi ynė kryesor. “Tė shtyrėt” ėshtė njė impuls njerėzor, por ankthi qė shpesh e shoqėron njė veprim tė tillė ėshtė njė produkt i fi llimit tė epokės moderne. Vetė termi “tė shtysh” ka tė bėjė me mangėsitė, ato mangėsi nga tė cilat tė gjithė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr vuajmė. Dhe mbi tė gjitha, njė ndjesi e tillė na bėn qė tė ndihemi nė faj, tė qortojmė veten pėr njė verim tė cilin e kryejmė vazhdimisht, prej tė cilit nisemi shpesh edhe pėr tė kritikuar vetveten. Dhe, problemi nė kėtė rast duket se shtohet me kalimin e kohės. Sipas njė profesori universiteti, nga viti 1978 deri nė vitin 2002 pėrqindja e personave qė rrėfejnė se i shtyjnė gjėrat dhe e kanė kėtė madje, njė mėnyrė jetese, ėshtė katėrfi shuar. Sipas tė dhėnave tė dala nga fakte dhe sondazhe tė shumta qė janė bėrė me grupmosha dhe shtresa tė ndryshme shoqėrore, “tė shtyrėt“ nė kėtė rast duket se ėshtė problemi kryesor i epokės moderne, dhe mbi tė gjitha ėshtė njė tendencė jashtėzakonisht e kushtueshme. Ēdo vit amerikanėt ēojnė dėm qindra milionė dollarė, sepse e bėjnė me vonesė deklarimin e tė ardhurave. Sipas njė ekonomisti nė Harvard, punėtorėt amerikanė kanė humbur shuma tė mėdha parash vetėm e vetėm se nuk ia kanė dalė nė kohė qė tė aktivizonin njė plan privat pensionesh. 70% e pacientėve qė vuajnė nga glaukoma rrezikojnė qė tė mbeten tė verbėr, sepse nuk pėrdorin rregullisht njė lloj medikamenti tė domosdoshėm. “Zvarritja“ sjell kosto tė mėdha edhe pėr ndėrmarrjet dhe kompanitė apo entet publike. Pėr shembull, kriza e euros u rėndua nga hezitimi i Gjermanisė pėr tė ndihmuar Greqinė nė njė moment shumė kritik tė kėtij shteti, kur vendi rrezikonte falimentimin, dhe nė kėtė rast rrezikonte shumė edhe vetė Eurozona. Rėnia e sektorit automobilistik amerikan, duke filluar nga rėnia e ‘General Motors’, erdhi pėr shkak tė vonesės nė ndėrmarrjen e disa vendimeve tė rėndėsishme nga ana e drejtuesve tė lartė tė kėtyre sektorėve. Ndėrsa, filozofėt interesohen pėr kėtė fenomen pėr njė tjetėr motiv. Ky fenomen ėshtė njė shembull shumė i mirė i asaj qė grekėt e quanin “akrasia“, ose e thėnė ndryshe, tė bėrit e diēkaje qė ėshtė nė kundėrshtim me sensin tonė tė mirė. Ky ėshtė fenomeni i tė shtyrit tė diēkaje, edhe pse ekziston ndėrgjegjėsimi i plotė i pasojave negative tė njė veprimi tė tillė. Ka shumė nga ata qė pėrdorin kėtė lloj logjike: “Mė mirė tė rrimė sot, se nesėr ku i dihet se ēfarė ndodh“. Nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė “zvarritje“, por me idenė se dita e sotme mund tė pėrdoret mė mirė pėr diēka tjetėr. Nė rastin e vėrtetė tė shtyrjes ose tė pėrtacisė, ky fenomen ėshtė i tillė vetėm kur nuk e bėjmė diēka, edhe pse e dimė se mosbėrja e tij ka pasoja. Kjo bie nė kundėrshtim me sensin pozitiv tė vetes sonė, dhe si pasojė na bėn qė tė vuajmė, pra tė kemi pasoja negative. Ky fenomen, edhe kur ndodh pėr shkak tė shmangies sė diēkaje, nuk na bėn kurrė tė lumtur.

Thuajse tė gjithė studiuesit qė kanė kontribuar nė zbėrthimin dhe studimin e njė fenomeni tė tillė thonė se ky veprim i yni lind nga marrėdhėnia qė ka raca njerėzore me kohėn, dhe veēanėrisht nga njė tendencė tė cilėn ekonomistėt e quajnė “zbritja hiperbolike“. Demonstrimi klasik ėshtė njė eksperiment nė dy faza. Nė tė parėn ofrohet alternativa e 100 dollarėve sot dhe e 110 dollarėve nesėr, ndėrsa nė tė dytėn zgjedhja mes 100 dollarėve muajin e ardhshėm dhe 110 dollarėve pas njė muaji e njė dite. Nė praktikė, alternativat janė identike. Bėhet falė pėr tė pritur vetėm njė ditė, pėr tė marrė mė shumė dollarė. E megjithatė, nė fazėn e parė shumė njerėz zgjedhin marrjen e shumės mė tė vogėl menjėherė, ndėrsa nė fazėn e dytė preferojnė qė tė presin mė shumė njė ditė pėr tė marrė shumėn mė tė madhe. Me fjalė tė tjera, janė nė gjendje qė tė bėjnė zgjedhjen racionale kur mendojnė pėr tė ardhmen, por nuk e bėjnė njė gjė tė tillė kur bėhet fjala pėr tė tashmen. Nga ky dhe eksperimente tė tjera nuk del se njerėzit janė miopė apo sipėrfaqėsorė, por qė referencat e tyre nuk janė konstante nė kohė. Faktori kohė ėshtė shumė i rėndėsishėm nė marrjen e vendimeve tona. Po pėrse? Njė pėrgjigje ėshtė: ”pėr injorancė“. Sokrati thoshte se, nuk mund tė bėjmė kurrė diēka qė ėshtė kundėr sensit tonė tė brendshėm dhe nėse ndodh qė e bėjmė njė gjė tė tillė, atėherė kjo ndodh pėr injorancė ndaj asaj ēka ėshtė e mirė dhe ēka ėshtė e keqe.

Dikush tjetėr i cilėson kėta njerėz si persona qė kanė probleme me tė tashmen dhe me mėnyrėn e menaxhimit tė saj. Po tė pėrdorim fjalėt e njė ekonomisti skocez: ”Zvarritja ose shtyrja ėshtė perspektiva e njė tė ardhmeje mė tė mirė dhe ideja pėr mosfunksionimin e sė tashmes”. Kur e shtyjmė diēka pėr njė ditė mė pas dhe e bėjmė kėtė tė nxitur nga dėshira tė brendshme dhe nga ideja se tė nesėrmen do tė jetė e lehtė kryerja e punės, harrojmė praninė e vazhdueshme tė forcave qė na bėjnė ta shtyjmė punėn ditėn e sotme. Ato do tė vazhdojnė tė jenė po aq tė pranishme dhe tė forta edhe njė ditė mė pas, edhe ditėt qė do tė vijnė. Por, pėr tė tjerė ka tė bėjė edhe me atė qė konsiderohet si gabim nė planifikim. Nė fakt, njė mendje shumė e shėndoshė e di se ēdo ditė ka mbushjen e saj dhe se njė punė e lėnė pėr nesėr do tė jetė njė punė e lėnė nė kurriz tė vetes, pėrveē punėve ekzistuese. Kjo shpesh injorohet qėllimisht, por edhe pėr shkak tė injorancės pėr njė fakt tė tillė. Dhe, kjo harresė apo tolerancė bėn qė para nesh tė ēelet njė perspektivė kaosi, e cila pėr t’u zgjidhur do tė ketė, pėrveē tė tjerash, edhe kosto shpirtėrore, dhe vrasje ndėrgjegjeje. Njerėzit qė e bėjnė shpesh njė gjė tė tillė nuk kanė njė raport tė mirė me kohėn, e zhvleftėsojnė atė, ndėrkohė qė ajo ėshtė gjithēka, rregullatori i jetės sė tyre.

Megjithatė, ata qė e kanė zakon t’i shtyjnė gjėrat, me kalimin e kohės mund tė mėsojnė nga pėsimet e shumta qė i shkakton njė gjė e tillė. Ata, sė pari njohin shumė mirė magjinė kėtij zakoni, dhe nė njė moment u pėlqen qė ta sfi dojnė. E nėse do t’ia dilnin mbanė njėherė tė vetme, ndoshta do t’ia dilnin edhe tė shkėputeshin, dhe si pasojė tė rivendosnin me kohėn njė marrėdhėnie mė tė mirė dhe mė reale se mė parė. Nėse identiteti ynė ėshtė njė tėrėsi “unesh” tė cilėt janė nė konfl ikt me njėritjetrin, atėherė ēfarė pėrfaqėson ēdonjėri nga “unet”? Pėrgjigjja mė e thjeshtė ėshtė se, njeri pėrfaqėson interesat tona afatshkurtra, ndėrsa tjetri objektivat afatgjata. Nėse do tė ishte kėshtu, atėherė nuk ėshtė e qartė se si mund tė ēohen deri nė fund disa gjėra. “Uni” afatshkurtėr, nė teori duhet tė mbizotėrojė gjithmonė. Ideja ėshtė se nė raste tė caktuara, madje shumė shpesh, tė gjithė kėto komponentė tė qenies bashkėrendojnė veprimet pėr tė kryer njė punė. Nė rast tė kundėrt, predominon ai “un” qė ėshtė mė i fortė.

Por, para se tė nxitojmė nė gjetjen e njė sistemi pėr tė mposhtur tendencėn e tė shtyrit tė gjėrave, duhet tė mendojmė: a mos vallė ky ėshtė njė impuls tė cilit duhet t’i kushtojmė vėmendje? Filozofi Mark Kingwell e shtron problemin nė terma mė ekzistencialė: ”Zvarritja vjen shpesh si pasojė e ndjesisė se ka shumė gjėra pėr tė bėrė, dhe si pasojė nuk ia vlen tė bėsh asgjė”. Pas kėsaj forme pak tė ēuditshme arsyetimi, fshihet njė pyetje mė e rėndėsishme: a ka ndonjė gjė qė vėrtetė ia vlen qė tė bėhet? Nė kėtė sens mund tė hipotetizohen dy tipa zvarritjesh: ai qė ėshtė tėrėsisht irracional, dhe ai qė lind nga sensacioni se ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė e pakuptimtė

View user profile
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum