Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » sport » Pėrmbledhje: Ngjarjet kryesore sportive nė vend nė 2010-ėn

Pėrmbledhje: Ngjarjet kryesore sportive nė vend nė 2010-ėn

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Ja njė pėrmbledhje e zhvillimeve kryesore tė sportit nė vend gjatė vitit qė lamė pas.

[You must be registered and logged in to see this image.]

19.01.2010 - Shuhet legjenda Panajot Pano

Pas njė infarkti kardiak, ndėrroi jetė nė moshėn 71-vjeēare Panajot Pano, i cilėsuar si futbollisti mė i mirė shqiptar i shekullit tė 20-tė. Ai u shua nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ndodhej pėr njė vizitė familiare tek e bija. Ish-sulmuesi qė mori famė tek ekipi i Partizanit lindi mė 7 mars 1939 nė Durrės dhe gjatė karrierės 18-vjeēare si futbollist luajti 24 ndeshje me fanellėn e kombėtares. Me Partizanin, Pano fitoi katėr kampionate dhe pesė kupa. Ai ėshtė nderuar me ēmime si “Mjeshtėr i Madh”, “Urdhri i Punės i Klasit tė Parė”, “Urdhri Naim Frashėri i Klasit tė tretė”, “tė dytė” e “tė parė” dhe medaljen “Urdhri i Meritės” pėr 100 vjetorin e FIFA-s. Por nderimin mė tė madh Panajot Pano e ka marrė mė 6 mars 2009, kur u dekorua nga presidenti Bamir Topi me titullin “Nderi i Kombit”, hera e parė qė njė futbollist merr njė nderim tė tillė.


20.01.2010 - Reali vjen nė Tiranė, nė “Qemal Stafa” fiken dritat

“Galaktikėt” u shpallėn fitues tė edicionit tė tretė tė trofeut “Taēi Oil”, pasi mundėn 2-1 Gramozin nė miqėsoren e zhvilluar nė stadiumin “Qemal Stafa”. Daniel Xhafa kaloi Gramozin pėrpara, ndėrsa Kaka dhe Benzema i dhanė fitoren Realit. Por mė tepėr se pėr fushėn e lojės, kjo pėrballje do tė mbahet mend pėr faktin qė pjesa e dytė e ndeshjes filloi me mė tepėr se njė orė vonesė pėr shkak tė njė defekti elektrik. “Qemal Stafa” mbeti pėr mė se njė orė nė errėsirė, ndėrsa vendin e ish-drejtorit Perikli Dhales, i shkarkuar, e zuri Gazmend Sallaku.


09.03.2010 - Armand Duka rizgjidhet nė krye tė FSHF-sė

Armand Duka u rizgjodh pėr tė tretėn herė nė postin e numrit njė tė futbollit nė Shqipėri, duke siguruar edhe njė tjetėr mandat 4-vjeēar. Duka siguroi gjithsej 49 vota, duke u zgjedhur qė nė raundin e parė tė votimit. Kandidati tjetėr, Refik Halili, mori 15 vota, ndėrkohė qė pėr Rudi Vatėn shkoi vetėm njė votė. Procesi i votimit, i mbajtur gjatė Asamblesė sė jashtėzakonshme zgjedhore nė qytetin e Durrėsit, shkoi normalisht dhe pa asnjė incident. Ashtu siē kishin premtuar, tė dy kandidatėt e tjerė, Halili dhe Vata, pranuan humbjen.


20.03.2010 - Shuhet Naim Kryeziu

Klubi italian i Romės i dha lamtumirėn e fundit legjendės shqiptare, Naim Kryeziu, i ndarė nga jeta nė moshėn 92-vjeēare. Ceremonia u zhvillua nė sheshin “Euklid” tė kryeqytetit italian, ku ishin tė pranishėm drejtues tė klubit dhe futbollistė. Naim Kryeziu ka qenė sulmues i skuadrės verdhekuqe nė vitet 1939-1947 dhe nė 122 ndeshje realizoi 27 gola. Bashkė me Amadeo Amadein, ai formoi dyshen e famshme qė i dha titullin e parė Romės nė vitin 1942. I lindur nė Gjakovė mė 4 janar 1918, Kryeziu ishte njė prej atyre futbollistėve qė shkruan historinė e skuadrės verdhekuqe. Ai kaloi nė Itali bashkė me shqiptarin mė tė famshėm aty, Riza Lushta dhe tė dy u regjistruan nė ISEF. Mė pas Kryeziu u zbulua nga drejtuesit e Romės dhe shumė shpejt u bė pjesė e skuadrės sė parė. Sulmuesi shqiptar mbahej mend sidomos pėr shpejtėsinė e tij, pasi e bėnte 100-metėrshin nė 11 sekonda, ndėrkohė qė kishte njė gjuajtje tė fuqishme. Pasi la verdhekuqtė, Naim Kryeziu u ble nga Napoli, ku mbylli karrierėn nė vitin 1952. Mė pas iu kushtua karrierės si trajner dhe arriti tė siguronte ngjitjen nė kategorinė e parė tė skuadrės Almas Roma. Nė sezonin 1964-1965 ai u bė trajner i skuadrės sė parė. Mė vonė u bė pjesė e stafit drejtues tė klubit italian dhe si vėzhgues talentesh, zbuloi Xhuzepe Xhaninin. Naim Kryeziu u duartrokit nė kor dy vjet mė parė, gjatė 80-vjetorit tė Romės, sė bashku me Amadein. Pėr nder tė tij skuadra verdhekuqe e luajti ndeshjen e radhės kundėr Udinezes me njė shirit tė zi nė krah.


08.04.2010 - Romela Begaj, nėnkampione e trefishtė e Evropės

Peshėngritėsja Romela Begaj, e vetmja femėr qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė delegacionin prej katėr sportistėsh, koleksionoi tri medalje tė argjendta nė Kampionatin Evropian qė u zhvillua nė Minsk tė Bjellorusisė. 24-vjeēarja shkroi njė tjetėr faqe tė lavdishme tė peshėngritjes shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, teksa u shpall nėnkampione e trefishtė e Evropės nė peshėn 58 kg. Begaj ngriti nė dygarėsh 207 kg, duke lėnė pas polaken Marieta Gotfid (206 kg). Peshėngritsja qė trajnohet nga trajneri Hektor Shaqiri ngriti nė shkėputje 96 kg (medalje argjendi), ndėrkohė qė nė shtytje e fiksoi shtangėn nė 111 kg (gjithashtu medalje argjendi), me 207 kg nė dygarėsh, duke siguruar medaljen e tretė tė argjendtė. Nė garėn e meshkujve, Erkand Qerimaj u kthye nga Minsku me medalje bronxi.


22.04.2010 - Dinamo, 18 herė kampione e Shqipėrisė

Dinamo u rikthye tek titulli kampion pas vetėm njė sezoni mungesė. Ky ishte titulli i tretė kampion nė drejtimin e presidentit Besnik Sulaj, pas dy tė parėve tė fituar nė sezonet 2001-2002 (trajner Faruk Sejdini) dhe 2007-2008 (Ilir Daja). Trajneri i Dinamos, Shkėlqim Muēa, riktheu titullin nė 60-vjetorin e themelimit tė klubit blu, ndėrkohė qė vetė tekniku fitoi titullin e katėrt si trajner, pas atyre me Tiranėn nė sezonet 1994-1995, 1999-2000 dhe 2006-2007. Muēa iu bashkua 10 trajnerėve tė tjerė qė kanė shpallur kampione Dinamon. Spikat rekordi i Zihni Gjinalit, jo vetėm me 6 trofe - askush mė shumė se ai nė Shqipėri -, por pėr faktin qė i ka fituar si trajner-lojtar. Trajnerė tė tjerė qė kanė fituar titullin kampion me Dinamon kanė qenė nga 2 herė Skėnder Jareci dhe Durim Shehu. Ndėrsa teknikėt qė janė shpallur njė herė kampion me dinamovitėt janė: Zyber Konēi, Sabri Peqini, Stavri Lubonja, Fatmir Frashėri, Bejkush Birēe, Faruk Sejdini dhe Ilir Daja.


10.05.2010 - Besa fiton Kupėn e Shqipėrisė

Besa u shpall fituese e edicionit tė 58-tė Kupės sė Shqipėrisė, pasi mposhti 2-1 Vllazninė pas 120 minutave nė njė “Qemal Stafa” entuziast. Golin fitues e shėnoi Paulin Dhėmbi nė minutėn e 97-tė, pasi koha e rregullt pėrfundoi nė barazim 1-1. Sulmuesi i Vllaznisė, Bekim Bala, realizoi nė minutėn e 65-tė, por Renato Arapi barazoi pėr Besėn minutėn e 85-tė. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i dorėzoi kapitenit tė Besės, Orges Shehi, trofeun e Kupės sė Shqipėrisė, nė shoqėrinė e presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka. Pas asaj tė vitit 2007 (ku mundi 3-2 Teutėn), kjo ishte e dyta Kupė pėr Besėn. Pėr trajnerin kavajas, Shpėtim Duro, trofeu i parė nė karrierė.


17.08.2010 - Besa fiton Superkupėn e Shqipėrisė

Besa u shpall fituese e Superkupės sė Shqipėrisė, pasi mundi 3-1 Dinamon kampione nė finalen e luajtur nė stadiumin “Niko Dovana” tė Durrėsit. Besa vinte nė kėtė takim si fituesja e Kupės sė Shqipėrisė, ku mposhti nė finale Vllazninė me rezultatin 2-1. Dinamo kaloi e para nė avantazh me Elis Bakajn katėr minuta nga fundi i pjesės sė parė, ndėrkohė qė kavajasit pėrmbysėn rezultatin me Poēin (64’ me penallti), Dhėmbin (74’) dhe tė riun Shtini (85’).


19.10.2010 - 80-vjetori i FSHF, Platini viziton Tiranėn

80-vjetori i krijimit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit (6 qershor) solli pėr tė dytėn herė nė Shqipėri kreun e UEFA-s, Mishel Platini. Ndalesa e parė e vizitės sė francezit ishte kompleksi sportiv “Skėnder Halili”, ku pėruroi fushėn e re stėrvitore me bar sintetik tė tė rinjve tė Tiranės. Nė ceremoni merrnin pjesė kryetari i Bashkisė, Edi Rama, presidenti i FSHF-sė, Armando Duka etj. Mė pas Platini zhvilloi njė takim me kryeministrin Berisha, nė qendėr tė tė cilit ishte ndėrtimi i stadiumit tė ri nė kryeqytetin shqiptar. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp pas takimit, kryeministri Berisha informoi se presidenti Platini po shqyrton mundėsinė qė ky stadium tė pėrurohet nė mėnyrėn mė madhėshtore dhe mė tė denjė, me njė superkupė tė luajtur me kėtė rast. Kjo ishte e dyta herė qė Mishel Platini vjen nė Tiranė nė rolin e presidentit tė UEFA-s, pas Asamblesė sė Pėrgjithshme tė FSHF-sė mė 12 nėntor 2008. Asokohe vizita e tij zbuti jo pak atmosferėn e rėnduar midis qeverisė shqiptare dhe Federatės Shqiptare tė Futbollit.


17.11.2010 - Rekord i kombėtares, e 58-ta nė renditjen e FIFA-s

Pėrveē fitoreve radhazi nė miqėsoret e zhvilluara dhe nisjes shumė tė mirė tė eliminatoreve, Shqipėria regjistroi njė tjetėr rekord pozitiv gjatė 2010-ės. Nė renditjen mujore tė FIFA-s me tė gjitha pėrfaqėsueset e globit, kuqezinjtė e Josip Kuzhes mbanin vendin e 58-tė si asnjėherė mė parė. Rekordi i mėparshėm ishte ai i vitit 2004, kur u ngjitėm deri nė vendin e 62-tė.


24.11.2010 - Peshėngritje, Shqipėria ar e argjend nė Evropianin e Qipros

Tri medalje ari dhe tri argjendi pėr Shqipėrinė nė kampionatin evropian tė peshėngritjes pėr tė rinj dhe U-23 nė Limasol tė Qipros. Briken Calja dhe Daniel Godelli shkėlqyen nė peshėn 69kg, duke u ngjitur nė tė dyja stilet dhe nė dygarėsh nė dy vendet mė tė larta tė podiumit. Calja mori tri medalje ari: shkėputje, shtytje dhe dygarėsh, ndėrsa Godelli e ndjek me tri argjendi. Tė dy shtangistėt ngritėn tė njėjtėn peshė nė tė dy stilet (140 nė shkėputje, 170 nė shtytje dhe 310 nė dygarėsh), duke bėrė qė pesha mė e vogėl trupore tė favorizojė Calen.


_________________
[You must be registered and logged in to see this image.]

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


[You must be registered and logged in to see this image.]
View user profile http://www.forumijone.net

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum