Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Muzike » Bota e Yjeve » Alban Skėnderaj me Miriamin: Ne mund ta fitonim Eurovizionin

Alban Skėnderaj me Miriamin: Ne mund ta fitonim Eurovizionin

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Dueti i Alban Skėnderajt dhe Miriam Camit ishte nė qendėr tė vėmendjes dhe vazhdon tė jetė edhe tani kur jehona e Festivalit tė 49-tė tė RTSH tashmė ėshtė shuar. Aurela Gaēe e mori ēmimin e parė nė edicionin e 49-tė tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH, duke fituar kėshtu tė drejtėn pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė “Eurovizion”, ndėrsa Alban Skėnderaj dhe Miriam Cami, qė ishin parashikuar si kandidatė tė mundshėm, nuk ia dolėn. E gjithė mjegullnaja e fjalėve pėr “shitje” tė ēmimit tė parė, duket se u mbyll me kėtė vendim tė jurisė dhe publikut por deklaratat e Alban Skėnderajt, nė natėn finale tė ndarjes sė ēmimeve, tingėlluan si njė hakmarrje. “Pėr ato gojėt e liga, ja qė ne nuk e fituam” - deklaroi Skėnderaj, teksa i jepej ēmimi i dytė. Situata aspak normale, qė pėr herė tė parė krijohej drejtpėrsėdrejti nė njė skenė festivali, do tė pasohej nga njė tjetėr deklaratė e triumfueses, tashmė Aurela Gaēe, e cila teksa po merrte kupėn e ēmimit tė parė “ngushėlloi” kolegun e saj me fjalėt: “Alban, flamurin e ngritėm nė Vlorė, sido qė tė jetė”. Nė njė intervistė pėr MAPO-n, Alban Skėnderaj komenton intrigat qė u thurėn pėr duetin e tij me Miriamin dhe pėr herė tė parė flet pėr zhgėnjimin e tij me pjesėmarrjen nė kėtė Festival

Si pjesėmarrės nė disa festivale, tashme njė kėngėtar nė karrierė, si do ta vlerėsonit Festivalin e 49-tė tė RTSH-sė?

Ishte njė pėrsėritje, mund tė them, e viteve tė kaluara. Mė shumė kalon koha dhe mė shumė festivali ka tendencė tė bjerė nė nivel. Kjo nuk ėshtė pėr shkak tė drejtorit artistik apo regjisorit, qė ėshtė ēdo vit, sepse ata janė tė pafuqishėm pėr ndryshime radikale, por i njė institucioni shumė tė vjetėruar tashmė. Ka shumė pak prurje. Fatkeqėsisht dėshira e kėngėtarėve pėr tė marrė pjesė nė festival ėshtė gjithmonė dhe mė e vogėl dhe kompozitorėt qė marrin pjesė duket sikur e bėjnė pėr tė marrė thjesht lekėt e njė produksioni, tė cilat janė tė paguara!!. Pėrsa i pėrket organizimit tė festivalit janė disa gjėra qė mė kanė shqetėsuar, por mbi tė gjitha ėshtė fonia qė ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr performancėn e njė kėngėtari, flas pėr aspektin muzikor.

Po pėr Miriamin?

Miriami mori pjesė pėr herė tė dytė dhe tė dyja herėt ka qenė njė zhgėnjim total pėr tė. Kėtė herė ndjenja pėr tė pėrfaqėsuar shtetin e saj, nė shtetin e saj tė dytė, Gjermani, ku ėshtė rritur i dha forcė tė pėrballonte njė mentalitet qė ėshtė larg nga i saji, por mesa duket kjo nuk ju shpėrblye.

Ishit dueti mė i pėrfolur nė prag festival. Rezultoi njė "shashkė" qė u hodh nga njė kėngėtare e re, por qė u mor fatkeqėsisht nė konsideratė. Pas gjithė kėsaj furtune qė ju kaluat, si e gjykoni sot gjithė situatėn qė u krijua?

Ēdo vit bėhen thashetheme, por kėtė vit shkoi larg me deklarata publike, ndoshta nuk ėshtė thjeshtė njė rastėsi, ndoshta ėshtė. Por ajo qė di tė them, ėshtė se kjo na penalizoi dhe kompleksoi shumė, njė juri qė kishte vetė probleme me komplekset e saj.

A mendoni se ishte kjo njė mėnyrė pėr tė larguar "vėmendjen" nga dueti juaj, si kandidatė tė mundshėm pėr ēmimin?

Ėshtė njė variant qė nuk anashkalohet. Ėshtė e pabesueshme se sa seriozisht i marrin intrigat disa njerėz dhe nė botėn e artit nė Shqipėri. Megjithatė nuk ėshtė ky problemi bazė. Fakti ėshtė qė duhet tė ndryshohet gjithēka nė kėtė mentalitet tė vjetėr e fanatik, ku e mira shihet vetėm nga njė kėndvėshtrim.

Ndjeni se u ėshtė mohuar pjesėmarrja nė Eurovizion?

Jo, kjo s’do tė ishte “fair” ndaj kėngės fituese, por ndoshta njė shans shumė i mirė, i ėshtė mohuar Shqipėrisė sepse i kishim mundėsitė si kurrė mė parė pėr ta promovuar kėtė kėngė 360 gradė nė Gjermani. Ne jetojmė aty dhe Miriami ka plot fansa dhe mbėshtetje atje, sepse nuk ėshtė vetėm kėnga qė ka vlerė, por ėshtė njė paketė e tėrė ku ēdo gjė duhet vlerėsuar nė detaje. Mediat, shtėpia diskografike, stafi promovues, producenti qė ishte mbas kėngės tonė, do ta kishte bėrė kėngėn shumė tė njohur, qė paraprakisht nė Gjermani e jo vetėm. Kjo nuk ka asnjė vlerė, nėse Festivali Europian bėhet nė Ukrainė apo ku di unė se ku. Ishte pikėrisht sepse ishte nė Gjermani, qė shumė gjėra tė pamundura pėr Shqipėrinė do ishin tė mundura. Megjithatė nuk i dihet, ne e pėrkrahim dhe i urojmė shumė suksese kėngės qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė.

Me kėtė qė ndodhi, Alban Skėnderaj a e ka lėnė pas Festivalin e RTSH e bashkė me tė edhe dėshirėn e ēdo kėngėtari pėr tė marrė pjesė nė Eurovizion, apo sėrish do tė tentojė nė vitet e ardhshme tė jetė pjesėmarrės nė kėtė festival?

Nuk jam natyrė festivalesh, edhe pse kam dalė nga njė i tillė (shumė me avanguard se ky kuptohet). Nuk e shoh muzikėn time si nė konkurrencė me diēka tjetėr. Nė pėrgjithėsi nuk e shoh muzikėn ashtu. Secili artist ka stilin e vet, tekstet e veta dhe zėrin e vet dhe mendoj se dhe duhet tė krijojė njė show tė tijin, siē nė fund tė fundit funksionon nė gjithė botėn. Ashtu siē dhe thashė, unė mora pjesė kėtė herė sepse ishte nė Gjermani, aty ku mendoj se mė mundėsohej me tė vėrtetė tė pėrfaqėsoja denjėsisht vendin tim. Nė tė ardhmen mendoj se do i shoh sa mė nga larg skenat shqiptare, por do jem sa mė shumė prezent me muzikėn time nė Shqipėri.

Si pėrfundim, ndjeheni tė zhgėnjyer ti dhe Miriami nga ky festival?

Pas punės kolosale dhe dedikimit me gjithė shpirt, mund tė them qė po. Megjithatė kemi qenė mėse tė pėrgatitur psikologjikisht, kėshtu e pėrballuam me qetėsi tė paktėn.

Sė fundi, ēfarė ishte gjeja e parė qė bėtė tė dy pas gjithė kėsaj qė?

Ka drama mė tė rėnda nė jetė sė kjo. Megjithatė na duhet ta stakonim pak trurin dhe thjesht ishim disa ditė nė Gjermani me disa miq nė njė vend ku kishte shumė borė dhe asgjė tjetėr.

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum