Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » sport » FIFA sot shpallė futbollistin e vitit 2010

FIFA sot shpallė futbollistin e vitit 2010

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 FIFA sot shpallė futbollistin e vitit 2010 on Mon Jan 10, 2011 8:23 pm

FIFA do tė shpallė sot futbollistin e vitit 2010. Pėr herė tė parė sivjet FIFA dhe revista France Football do tė japin njė ēmim tė pėrbashkėt dhe pikėrisht ky unifikim i ēmimeve qė nga viti 2010 e tutje do tė bėjė qė fituesi i “Topit tė Artė” tė jetė vėrtet futbollisti mė i mirė nė botė dhe ēmimi tė mos kontestohet nga (pothuajse) askush.

Revista France Football ka caktuar ēmimin e quajtur “Topi i Artė” pėr futbollistin mė tė mirė nė Europė qė nga viti 1956 dhe pėr vite me radhė ky ka qenė ēmimi mė prestigjioz i futbollit evropian, meqė pėr tė kanė votuar gazetarėt nga e tėrė Europa, tė cilėt kanė qenė bashkėpunėtorė tė France Football.

Deri mė 1995 pėr kėtė ēmim kanė mundur tė garojnė vetėm futbollistėt nga vendet europiane, kurse mė pas ēmimi ėshtė “hapur” edhe pėr futbollistėt nga kontinentet tjera qė luanin nė Europė. Nė anėn tjetėr FIFA ka filluar tė nderojė futbollistin mė tė mirė nė botė qė nga viti 1991 dhe ndryshe nga France Football, qė ēmimet zakonisht i ka dhuruar nė dhjetor, FIFA kėtė gjithnjė e ka bėrė nė janar tė vitit pasues.

FIFA mė 2001 ka filluar tė nderojė edhe futbollisten mė tė mirė tė vitit. Meqė sivjet ēmimi i emėruar zyrtarisht “Topi i Artė i FIFA-s” do tė dhurohet pėr herė tė parė, ka pasur edhe njė ndryshim nė pėrpilimin e listės sė ngushtė tė kandidatėve pėr fituesit e mundshėm.

Fillimisht 23 futbollistė ishin tė nominuar pėr kėtė ēmim, kurse nė luftė tė ngushtė tani gjenden emrat e vetėm tre futbollistėve, duke bėrė qė evenimenti t’i ngjajė mė shumė asaj tė FIFA-s sesa tė France Football. Ajo qė sivjet ėshtė shumė e veēantė, pėrveē bashkimit tė kėtyre ēmimeve, ėshtė edhe fakti se tė tre futbollistėt e nominuar nė listėn e ngushtė janė lojtarė tė tė njėjtit ekip, Barcelonės.


Lionel Mesi

Lionel Mesi, sipas shumė njerėzve, futbollisti mė i mirė nė botė dhe lojtari mė kreativ nė futbollin modern, ėshtė fitues aktual i kėtij trofeu (edhe “Topit tė Artė” tė France Football edhe trofeut tė FIFA-s) dhe sivjet ka pasur po ashtu njė sezon tė shkėlqyeshėm, duke u shpallur kampion i Spanjės me Barcelonėn dhe fitues i Superkupės spanjolle. Mesi po ashtu ka qenė golashėnuesi mė i mirė nė Spanjė nė sezonin 2009/2010 dhe golashėnuesi mė i mirė nė Europė pėr kėtė sezon. Futbollisti argjentinas ka mesatare prej njė goli pėr ēdo ndeshje, qė ėshtė shifėr e shkėlqyeshme, kurse ēasti mė i ndritshėm i vitit pėr tė ka qenė padyshim shėnimi i katėr golave nė Ligėn e Kampionėve nė takimin ku Barcelona mposhti Arsenalin 4-1. E vetmja arsye pse Mesi sivjet mund tė mos shpallet futbollisti mė i mirė nė botė pėr herė tė dytė me radhė, ėshtė mossuksesi i tij me Argjentinėn nė Kupėn e Botės. Nė Afrikė tė Jugut, Argjentina e prirė nga trajneri Diego Maradona, i cili kishte besim tė plotė te Mesi, u eliminua nė ēerekfinale pas humbjes turpėruese 4-0 me Gjermaninė.


Andres Injesta

Nė anėn tjetėr Andres Injesta ka qenė njė prej atyre futbollistėve tė cilėt kanė arritur tė shquhen nė Barcelonė; ndonėse, nė njė ekip ku luajnė yjet mė tė mėdhenj tė futbollit modern, kjo gjė nuk ėshtė aspak e lehtė.

Sukseset me Barcelonėn janė tė njėjta si edhe pėr dy bashkėlojtarėt e tjerė tė nominuar pėr kėtė ēmim, kurse ajo qė e veēon Injestėn nga konkurrentėt e tij ėshtė motivi mė i madh, meqė pėr shkak tė problemeve me formė fizike ai shpesh i ka nisur ndeshjet nga stoli, ose nuk ka luajtur 90 minuta tė plota, por ka arritur tė jetė njė prej lojtarėve mė me ndikim nė Barcelonė. Loja e tij me pėrfaqėsuesen e Spanjės ėshtė njė tjetėr histori. Ai ka qenė thjesht i shkėlqyeshėm me fanellėn e kombėtares panjolle dhe lojėn e tij e ka kurorėzuar duke shėnuar golin e fitores nė finalen e botėrorit me Holandėn. Injesta ka qenė pjesė edhe e 11-shes ideale tė botėrorit dhe e vetmja “njollė” nė kandidaturėn e tij pėr “Topin e Artė” ėshtė fakti qė dėmtimet e kanė pėrndjekur duke mos i dhėnė mundėsi qė tė japė maksimumin.


Ksavi Hernandez

Nėse lexohen me kujdes fjalitė pėr dy futbollistėt e parė tė nominuar pėr kėtė ēmim, del se favoriti kryesor pėr tė fituar epitetin e futbollistit mė tė mirė nė botė pėr vitin 2010 ėshtė Ksavi Hernandez. Ēdo sekondė e ka kaluar nė fushė. Ka pėrshkruar ēdo metėr me vrap dhe ēdo milimetėr i pasimeve tė tij duhet matur me sensorė pėr tė kuptuar nė ka gabuar qoftė njė tė vetėm, duke u bėrė edhe njeriu me mė shumė pasime tė sakta dhe njeriu-asist mė i mirė nė botė. Ē’ėshtė e vėrteta edhe nė skuadėr edhe nė pėrfaqėsuese, ai ka sulmues fenomenalė, tė cilėt pasime tė tij i shndėrrojnė nė gola, por vlera e kėtij mesfushori, sidomos viteve te fundit, ėshtė gjithnjė nė rritje, kurse loja e tij nė botėror e tregoi kėtė mė sė miri. Duke bėrė mė shumė se 500 pasime tė sakta nė kampionatin Botėror dhe duke qenė asistues i dy golave qė Barcelonės i dhanė fitoren 2-0 nė “Bernabeu” ndaj Real Madridit, Ksavi ėshtė plejmejkeri mė i mirė nė botė dhe sivjet kjo mund tė mjaftojė qė ai ta fitojė “Topin e Artė”. Tashmė 30-vjeēar, ai ka edhe pėrvojėn dhe karakterin pėr tė qenė njė mesfushor dhe njė lider i shkėlqyeshėm. Nėse ka njė kleēkė qė nuk shkon nė kandidaturėn e tij, ka tė bėjė me faktin se Ksavi ka mbetur disi nė hije, duke u mjaftuar vetėm me shėrbimin ndaj tė tjerėve, pa synuar tė shėnojė vetė gola.

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum