Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

A ėshtė gabuar Wikileaks?

Go down  Message [Page 1 of 1]

1A ėshtė gabuar Wikileaks?  Empty A ėshtė gabuar Wikileaks? Thu Jan 20, 2011 11:40 pm

Old Legend

Old Legend
Admin
Admin

Dokumentet e Wikileaks nuk zbulojnė sekretet e fėlliqura tė SHBA-ve, por dėshmojnė pėr njė aparat diplomatik qė funksionon mirė.
Pas leximit tė mijėra faqeve tė 251 mijė informacioneve pjesėrisht sekrete tė Wikileaks, tė cilat gazeta norvegjeze "Aftenposten" ia vuri nė dispozicion gazetės gjermane "Die Welt" shtrohet pyetja: Si mund tė gabohej nė kėtė farė mase Julian Assange nė vlerėsimin e materialit qė kishte para vetes? A e ka hedhur shefi i Wikileaksit ndonjėherė personalisht vėshtrimin nė raportet e diplomatėve?

Dokumentet nuk nxjerrin nė pah sekretet e vogla, tė fėlliqura tė SHBA-ve, por dėshmojnė pėr njė aparat diplomatik qė funksionin ēuditėrisht mirė. Leximi tė ofron njė ndjenjė qetėsie: politika ndėrkombėtare zhvillohet nė njė nivel shumė tė lartė se sa kanė frikė shumė njerėz.

SHBA punojnė tė mirėkoordinuara

Amerikanėt nuk janė fare tė paorientuar ose madje budallenj, nė ambasada ka diplomatė shumė kompetentė, qė vėzhgojnė me saktėsi. Natyrisht qė mund tė ndeshesh ndonjėherė edhe me tė dėrguar qė veprojnė disi pa fantazi. Ka edhe vlerėsime tė gabuara, tė cilat megjithatė relativizohen nga moria e tė dhėnave dhe numri i burimeve. Por nė tėrėsi ėshtė thjesht impresionuese, sa me efikasitet e kryen punėn e tij trupi diplomatik, sepse amerikanėt shpesh punojnė nė fronte tė ndryshme tė koordinuar mirė pėr njė synim dhe si i kombinojnė joshjet, paralajmėrimet - dhe mjaft rrallė- kėrcėnimet.

Nė fakt, informacionet flasin pėr njė vazhdimėsi tė madhe nė synimet e politikės sė jashtme tė SHBA. Ajo qė duket se po ndryshon nėn Obaman janė metodat: nė njė kohė qė te presidenti Bush vihej re njė pėrpjekje pėr njė diplomaci pa doreza, pasardhėsi i tij vepron nė mėnyrė mė tė rafinuar, por edhe disi mė pa skrupuj.

Politika e dorės sė zgjatur tė Obamas pėrballė Iranit ka ecur gjithmonė me pėrpjekje konkrete, pėr tė krijuar njė koalicion sa mė tė gjerė pėr sanksione kundėr Iranit. Kėshtu qė amerikanėt duket se nuk kanė besuar kurrė tek suksesi i njė dialogu me Iranin.

Liri dhe demokraci tė ndara me botėn

Ėshtė si e habitshme, ashtu edhe simpatike, qė pragmatizmi i nevojshėm nė diplomaci i SHBA shpesh plotėsohet nga njė idealizėm amerikan i vjetėr. Tė armatosur me njė besim nė vetvete tė proporcioneve amerikane dhe me njė porcion optimizmi, ky vend duket i mbushur me shpresė se mundet dhe duhet ta ndajė ėndrrėn e tij tė nderuar tė lirisė dhe demokracisė me botėn.

Deklaratat e Ahmadinexhadit ia rrisin popullaritetin nė Iran

Nėse deklaratat e Ahmadinexhadit pėr mohimin e holokaustit e ndihmojnė paqen dhe stabilitetin nė Lindjen e Afėrme, pyesin amerikanėt. Njėri nga kėshilltarėt e presidentit sirian Bashar al Assad pėrgjigjet se deklaratat e Ahmadinexhadit gjithsesi ia rrisin atij popullaritetin nė botėn arabe. "Pse nuk thoni edhe ju tė njėjtėn gjė, po qe se kjo do ta rriste preferencėn pėr ju?", pyesin amerikanėt. Nė fund ministri i jashtėm i Sirisė, Walid al-Moallem duhet tė pranojė se holokausti ėshtė njė fakt historik dhe se refuzimi i holokaustit nga Ahmadinexhadi nuk ėshtė njė hap i duhur.

Ai qė kėrkon tė mėsojė me tė vėrtetė diēka nga informacionet e Wikileaks nuk duhet tė kėrkojė nė to skandale tė vogla. Sigurisht qė diku i gjen edhe ato. Por kjo mėnyrė veprimi nuk tė ndihmon tė kuptosh politikėn e jashtme tė SHBA.

Pėr tė kuptuar se si e sheh botėn superfuqia e fundit e mbetur e botės, duhet tė kesh durim dhe tė lexosh informacione tė gjata pėr gjendjen, protokolle bisedash qė tė duket se nuk thonė gjė dhe vlerėsime politike qė sot nuk janė mė aktuale. Dhe atėherė papritur mund ta kuptosh: pėrfytyrimi qė ka Amerika pėr kėtė botė ėshtė shumė mė kompleks se pėrfytyrimi ynė pėr Amerikėn.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Bien serverat e Wikileaks

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum