Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Muzike » Bota e Yjeve » Katy Perry

Katy Perry

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Katy Perry on Sun Jan 23, 2011 5:40 pm

“Dashuri, tė qeshura dhe manikyr perfekt”
Katy thotė se janė kėto sekretet e suksesit tė saj, nė muzikė dhe dashuri. E martuar prej tre muajsh me njė burrė qė mė parė kishte tė dashur edhe Kate Moss, nuk u trembet rivalėve: “Kam armėt e mia sekrete”

[You must be registered and logged in to see this image.]

“Bashkėshorti im mė befason ēdo ditė, mė bėn tė qesh me lot. Sė bashku bėjmė njė ēift perfekt. Por mė vjen inat dhe bėhem xheloze kur mė pyesin shpesh pėr tė”. Por nė tė vėrtetė ėshtė ajo qė nuk resht sė foluri pėr tė. Transgresive? Ndoshta nė skenė. Katy Perry tregon se ėshtė njė grua shumė e dashuruar, madje ndihet nė ekstazė kur duhet tė bėjė bilancin e tre muajve tė parė tė martesės. Sigurisht, duke lėnė mėnjanė Princin William dhe tė fejuarėn e tij, Kate, popstari amerikan dhe aktori dhe prezantuesi anglez kanė qenė ēifti mė i pėrfolur i vitit 2010. Tė dy u njohėn nė shtator tė vitit 2009. Ajo i hodhi njė shishe plastike nė kokė, ndėrsa ai tha nė skenė: “Katy Perry nuk fitoi ēmimin dhe rri nė tė njėjtin hotel si unė: do tė ketė nevojė pėr njė njeri qė ta ngushėllojė kur tė qajė”. Qė nga ai moment nuk u ndanė mė. Nė 23 tetor tė vitit 2010 erdhi edhe dasma hollivudiane, me rite hindu dhe festėn qė zgjati njė javė nė njė pallat pėrrallor nė Indi, afėr njė pylli me tigra, elefantė, zogj ekzotikė dhe njerėz tė famshėm. “Nuk deshėm njė event publik, as foto ekskluzive qė u shiteshin gazetave. Kjo e jona nuk ėshtė njė histori kopertinash. Jemi dy njerėz qė gjetėm atė ēfarė kėrkuam”. Por ēfarė tipi mund tė jetė Katy qė u martua me njė burrė si Russell Brand, njė yll nė Angli, por gjithashtu i njohur pėr tė kaluarėn e tij tė errėt nė lidhje me drogėn dhe varėsinė nga seksi. E rritur nė Santa Barbara, nė Kaliforni kėngėtarja tregon pėr njė fėmijėri tė varfėr, pėr prindėrit dy pastorė tė krishterė, pėr kohėn kur kėndonte nė kishė dhe ėndėrronte tė bėhej si ato popstaret qė shikonte nė televizor bashkė me miqtė. “Mamaja nuk mė linte tė dėgjoja muzikė rok”. Mos ndoshta kėngėt e vajzave qė puthen dhe pėrzierjet mes Burlesque dhe Betty Boop janė njė rebelim kundėr kėsaj tė kaluare me sfond fetar? Jo aspak: pas suksesit tė Katy-t qėndrojnė pikėrisht prindėrit e saj qė e dėrguan nė shkollė kėrcimi dhe baleti. Pikėrisht pėrmes kishės nė moshėn 16-vjeēare i erdhi njė kontratė nga shtėpia e parė diskografike. “Prindėrit mė kanė mbėshtetur shumė. Nė fillim ime mė nuk mė linte tė kėndoja. Por pastaj mė mėsuan ata si tė veproja me kokėn time”. Perry ėshtė mbiemri i nėnės sė saj, sepse ai i vėrteti ėshtė Hudson. Nė vitin 2008, kur “I kissed a girl” e bėri tė famshme, tė gjithė besonin se vinte nga hiēi. Nė tė vėrtetė e kisha ndėrtuar kultin tim pėr tė paktėn dhjetė vjet. Por askush nuk e mori seriozisht. Nuk e vrava shumė mendjen, e dija qė vleja mė shumė”. Specialiteti i saj ėshtė tė ndryshojė imazh, por tani po pėrqendrohet mė shumė te muzika.

“Kam dy albume tė tjera nė kokė dhe mė duhet tė zgjedh se ēfarė do tė bėj, jam Lady boss!». Tė njėjtat gjėra thotė edhe Russell: nė shtėpi ėshtė ajo qė vendos. Teksa ngre sytė thotė: “Sigurisht qė ajo vendos, edhe kur duhet tė bėj manikyrin”. Katy i ka fiksim duart. Nė qafė ka njė varėse me njė dorė. “Ma ka dhuruar Russell nė takimin e parė. Ėshtė njė dorė e paqes hindu, dhe e rrethuar me diamante tė zeza”. Jo keq si pėr takimin e parė. Pastaj shkuan pėr darkė nė Los Angeles, ai e shoqėroi nė shtėpi me makinė dhe nė sediljen e pasme ishte njė kopje e “Booky Wooky”, libri autobiografik i Brand. “I kėrkova tė ma jepte. Hapi librin dhe shkroi: “Ti je si njė sirenė e bukur. Pastaj mė vuri varėsen nė qafė”. Disa kapituj tė “Booky Wooky” (ata mbi varėsinė e Brand nga heroina dhe seksi dhe mbi raportin e vėshtirė me tė atin, pėr atė herė qė ishte veshur si Bin Laden ditėn pas 11 shtatorit) kishte bėrė qė shumė vajza tė largoheshin, por jo Katy-n. “Librin nuk e mbarova. Mendova se ishte mė mirė ta zbuloja vetė se ēfarė njeriu ishte Russell”. Pėr shtypin, Brand qė prej pesė vjetėsh ėshtė njė njeri ndryshe: shumė yoga, aspak alkool dhe drogė. “Gjėja mė e ēuditshme ėshtė se ėshtė akoma gjallė. Ēfarė mė bėri tė dashurohesha me tė? Duke e parė se si ishte me njerėzit, me fėmijėt. Ka ndryshuar dhe tani do tė ndihmojė tė tjerėt. Tė mitė e adhurojnė: ėshtė njė njeri shumė i mirė do ta shihni vetė. Bashkė do tė hapim njė organizatė bamirėsie. Gjithmonė ka njerėz qė kanė nevojė pėr paratė tona”. Por ēfarė e bėri atė tė dashurohej me njė burrė si Brand? “Kam sekretet e mia qė nuk dua t’i tregoj. Por nuk jam e turpshme dhe dua t’i them gjėrat qė kam”. Asnjė mikeshė e juaja, as Rihanna nuk ju tha se u martuat shumė shpejt? “Ndihesha gati. Kam pasur shumė meshkuj tė tjerė para se tė lidhesha me Russell: kur njoha atė, e kuptova se ishte njeriu i duhur pėr mua. U ndjeva e dashur dhe e dashuruar pa kushte”. Nė albumin e saj tė fundit, “Teenage dream”, disa kėngė duket se flasin pikėrisht pėr atė, si pėr shembull Firework, kėnga e re e nxjerrė nga albumi. “I kam shkruar para se ta njihja, por ishte njėlloj sikur ta dija qė do tė hynte nė jetėn time”. Tani adhuroj gjithēka angleze. “Kemi shtėpi nė Amerikė, por unė dua edhe njė kėtu nė Londėr. Dua edhe njė pasaportė angleze pse jo edhe njė titull fisnik, sepse pastaj do tė jem: Lady Katy Brand”. I pėlqen shumė Victoria Beckham, Vivienne Westwood, Kate Moss. Meqė ra fjala, Brand e fillon “Booky Wooky 2”, vazhdimin kujtimeve tė tij pėr historinė e tij me Kate. Ja se ēfarė tregon? “Kate ėshtė e mrekullueshme”. Jetė tė gjatė Katy dhe Russell, ēiftit mė romantik qė mund tė takosh.

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum