Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Fjalė tė urta tė huaja

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Fjalė tė urta tė huaja Empty Fjalė tė urta tė huaja Sun Jan 30, 2011 9:23 pm

universy

universy
Admin
Admin

Bota ėshtė plot dyer, plot raste, fije tė tendosura qė presin t’u biesh. (Ralf Valdo Emerson)

Te jesh gjithmonė i ndershėm me veten, ėshtė njė ushtrim i kėndshėm. (Sigmund Frojd)

Vlera e njė njeriu duhet parė nė faktin se cfarė jep, dhe jo nė atė se cfarė ėshtė nė gjėndje tė marrė. (Albert Anjshtajn)

Ėshtė mė mirė t’i meritoni nderet dhe tė mos i gėzoni ato, se sa t’i gėzoni dhe tė mos i meritoni. (Mark Tueni)

Askush nuk ėshtė nderuar ndonjėherė pėr atė qė ka marrė. Nderimi ka qenė pėr atė qė ai ka dhėnė. (Kelvin Tuejxh)

Kur keni filluar tė mos jepni mė kontribut, keni filluar tė vdisni. (Eleanor Rusvelt)

Ambicja mund tė zvarritet, por mund tė ngrihet edhe nė fluturim. (Edmund Burke)

Mė e mira ėshtė armike e sė mirės. (Volter)

Megjithėse bota ėshtė plot vuajtje, ajo ėshtė gjithashtu plot me shembuj pėr kapėrcimin e tyre. (Helen Keller)

Besimi lėviz malet, por ju duhet tė vazhdoni t’i shtyni ato, ndėrkohė qė kryeni lutjen. (Meson Kulej)

Ndryshimi ndėrmjet asaj qė bėjmė dhe asaj qė jemi nė gjėndje tė bėjmė, do tė mjaftonte pėr tė zgjidhur shumicėn e problemeve tė botės. (Gandi)

Vetėm ata qė guxojnė tė humbasin shumė, mund tė arrijnė shumė. (Robert F. Kenedi)

Bėni mė tė mirėn qė mundeni, me atė qė keni , kudo qė tė jeni. (Teodor Rusvelt)

Zhurma nuk provon asgjė. Shpesh njė pulė qė ka bėrė thjesht njė vezė, kakarit sikur ka bėrė njė asteroid. (Mark Tuein)

Asnjėherė mos i mbaj sytė pėrdhe kur hedh hapin. Vetėm ai qė mban sytė tė fiksuar nė horizontin e largėt do tė gjejė rrugėn e duhur. (Dag Hamaskjold)

Mos kini frikė tė ndėrmerrni njė hap tė madh nėse ėshtė e nevojshme. Nuk mund ta kaloni humnerėn me dy hapa tė vegjėl. (Dejvid Llojd Xhorxh)

Fjala “krizė” , nė gjuhėn e shkruar kineze, pėrbėhet nga dy simbole. Njėri pėrfaqeson rrezikun, dhe tjetri pėrfaqėson mundėsinė. (Xhon Kenedi)

Nėse doni qė diēka tė realizohet shkoni vetė, nėse nuk doni, dėrgoni tė tjerė. (Benxhamin Franklin)

Fundi i madh i jetės nuk janė njohuritė, por veprat. (Tomas Fuller)

Njeriu qė vepron qėndron mė pranė njerėzve se sa njeriu qė shkruan dhe ėshtė nė dorėn e njerėzve qė idetė e reja, tė pėrkthehen nė gjuhėn e ashpėr tė veprave. (Rudru Uillson)

Kur i drejtoheni forcės, njė nuk duhet tė bėni kurrė: tė humbisni. (Duajt Ajzenhauer)

Njė njeri i guximshėm arrin tė jetė mazhorancė. (Endrju Xhekson)

Nevoja e bėn punėn e guximit. (Xhorxh Eliot)

Guximi ėshtė njė cilėsi kaq e nevojshme pėr tė zotėruar virtytin, sa qė ėshtė gjithnjė i respektuar, bile edhe kur ėshtė i shoqėruar me ndonjė tė metė. (Samuel Xhonson)

Guximi nė jetė shpesh ėshtė njė spektakėl mė pak dramatik se sa guximi i njė moment final, por nuk ėshtė mė pak njė pėrzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisė. Njeriu bėn atė qė duhet pavarėsisht nga rrjedhojat personale, pavarėsisht nga rrjedhojat personale, pavarėsisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo ėshtė baza e tė gjithė moralit. Guximi ėshtė qėndresa ndaj frikės, mjeshtėria pėr ta kontrolluar atė, dhe jo mungesa e frikės. (Mark Tuein)

Guximi nderohet me tė drejtė, si e para nga cilėsitė njerėzore, pasi ėshtė cilėsia qė garanton tė gjithė tė tjerat. (Uinston Curcill)

Sa barrė e rėndė ėshtė njė emėr qė ėshtė bėrė shumė i famshėm. (Volter)

Fama vjen zakonisht tek ata qė janė duke menduar pėr dicka tjetėr. (Oliver Uendell Holms , i riu)

Tė besosh nė atė qė mendon, tė besosh se ajo qė ėshtė e vėrtetė pėr ju, thellė nė zemrėn tuaj, ėshtė e vėrtetė pėr tė gjithė njerėzit, ky ėshtė gjeniu. (Ralf Valdo Emerson)

Nė republikėn e mediokritetit gjeniu ėshtė i rrezikshėm. (Robert G.ingersoll)

Publiku ėshtė jashtėzakonisht tolerant. Ai fal ēdo gjė, pėrveē gjeniut. (Oskar Uajlld)

Gjeniu i vėrtetė ėshtė njė mendje me fuqi tė pėrgjithshme tė madhe, tė orientuar rastėsisht nė njė drejtim tė caktuar. (Samuel Xhonson)

Disa herė njerėzit quhen gjeni, nė tė njėjtėn mėnyrė qė njė insekt quhet njėqindkėmbėsh, jo sepse kanė njėqind kėmbė, por sepse shumė njerėz nuk mund tė numėrojnė mbi katėrmbėdhjetė. (G.C.Lihtenberg)

Gjithnjė mund tė largojmė nga mėkati njė njeri qė jeton dhe pėrpiqet. (Gėte)

Para se tė jepemi me zemėr pas diēkaje, le tė vėzhgojmė sa tė lumtur janė ata qė tashmė e zotėrojnė atė. (La Roshefuko)

A nuk duhet qė dhėnėsi i lėmoshės t’i jetė mirėnjohės marrėsit tė saj? A nuk ėshtė nevojė dhėnia e lėmoshės? A nuk ėshtė mėshirė marrja e saj? (Fridrih Nice)

Nėqoftėse njė mik ka ndonjė shqetėsim, mos e mėrzitni atė duke e pyetur nėse mund tė bėni ndonjė gjė pėr tė. Mendoni diēka tė dobishme dhe bėjeni. (Edgar Uoyson Haui)

Edhe djalli vetė ėshtė i mirė, kur ėshtė i kėnaqur. (Tomas Fuller)

Njerėzit e zgjuar vlerėsojnė tė gjithė njerėzit, pasi ata shohin tė mirėn te secili dhe e dijnė sa vėshtirė ėshtė tė bėsh diēka tė mirė. (Baltazar Gracian)

Eshte veshtire tė bėni gjėra tė mėdha, por tė komandoni gjėra tė mėdha, ėshtė mė e vėshtire. (Fridrih Niēe)

Anija e madhe kėrkon ujėra tė thella. (Xhorxh Herbert)

Shumica e shqetėsimeve nė botė shkaktohet nga njerėzit qė duan tė jenė tė rėndėsishėm. (T.S.Eliot)

Kur heronjtė largohen nga skena, atėherė hyjnė kllounėt. (Hajnrih Hajne)

Sa burra vėrtetė tė zotė janė mė shumė se njė herė nė ditė? (Napoleon Bonaparti)

Asnjėherė mos prishni atė qė mund tė zgjidhni. (Zhozef Zhuber)

Tė lėvdosh tė pamerituarėn, ėshtė njė satirė therėse. (Benxhamin Franklin)

Duartrokitja ėshtė nxitje pėr njerėzit fisnikė, dhe fundi i qėllimit pėr tė dobtit. (Carls Kaleb Kolton)

Besimi ynė mė i madh ėshtė pėr gjėrat rreth tė cilave dimė mė pak. Dhe pėrderisa ne dimė mė pak pėr veten, jemi gati tė besojmė gjithcka qė thuhet pėr ne. Largojuni fuqisė misterioze si tė mburrjes ashtu dhe tė shpifjes. (Erik Hofer)

Disa cilėsi janė tepėr tė mira pėr tė prishur shijen me lėvdata. (Ralf Valdo Emerson)

Kėrkesa pėr saktėsi bllokon kėrkesėn pėr pėrmbajtjen. Pasaktėsia ėshtė premisė qė shtyn njeriun tė shpalosė fuqitė e tij. (Erih From)

Statistikat nuk e zėvendėsojnė gjykimin. (Henri Klej)

Gjeni mė fillim faktet, pastaj ju mund t’i deformoni ata sa tė doni. (Mark Tuein)

Asgjė nuk zvogėlohet aq sa suksesi. (Uollter Uincell)

Sekreti i suksesit ėshtė kėmbėngulja pėr arritjen e qėllimit. (Benxhamin Dizraeli)

Ka pak njerėz tė rritur qė nuk kanė qenė tė suksesshėm qė nė fėmijėri. (Aleksandėr Ceis)

Bota u pėrket njerėzve entuziastė, qė janė edhe gjakftohtė. (Uilliam McFi)

Dikush, duke mos qenė nė gjėndje tė arrijė sukses nė kėtė botė, hakmerret duke folur keq pėr tė. (Volter)

Nuk ka vlerė tė thoni “ne po bėjmė mė tė mirėn qė mundemi”. Suksesi arrihet duke bėrė atė qė ėshtė e nevojshme. (Uinston Curcill)

Nuk mund t’ju jap formulėn e suksesit por mund t’ju jap formulėn se si mund tė dėshtoni: pėrpiquni tė kėnaqni ēdo njeri. (Herbert Bajard Suop)

Suksesi ka pėrbėrė dėshtimin e shumė njerėzve. (Sindi Adams)

Suksesi nuk ėshtė rezultat i njė djegie spontane. Ju duhet tė digjni veten nė zjarr. (Regi Lic)

Njė sekret i madh i suksesit ėshtė tė ēani jetėn si njeri qė nuk konsumohet kurrė. (Albert Shvaicer)

Dėshtimi ka prirje tė pėrmirėsohet, suksesi priret drejt pėrkeqėsimit. (Seneka)

Nėse njerėzit do tė dinin sa shumė duhet tė bėnin pėr tė arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge. (Lord Tomson i Flotės)

Sekreti i fitores qėndron nė organizimin e gjėrave jo tė qarta. (Kristofer Morlej)

Kur virtyti ka qenė i fjetur, ai zgjohet mė i freskėt. (Fridrih Nice)

Virtyti ashtu si ari qė tė jetė i pėrdorshėm, duhet tė pėrzihet me ndonjė metal tjetėr me mė pak vlerė, por mė tė fortė. (Samuel Batler)

Shenjtorėt janė mėkatarėt qė vazhdojnė tė pėrpiqen gjithnjė. (Robert Luis Stivenson)

Njė njeri i zgjuar e vendos gjithnjė veten nė anėn e kundėrshtarėve tė tij. Ėshtė mė tepėr nė interes tė tij, se sa tė atyre, qė tė gjejė pikat e tij tė dobėta. (Ralf Valdo Emerson)

Njohuritė mund tė transmetohen, por jo zgjuarsia. (Herman Hese)

Nata ėshtė nėna kėshilluese. (Xhorxh Herbert)

Njeriu i zgjuar dėgjon njė fjalė dhe kupton dy. (Thėnie hebraike)

Njė njeri i zgjuar pėrfiton mė shumė nga armiqtė, se sa njė budalla nga miqtė. (Baltazar Graciani)

Kush ėshtė i zgjuar? Ai qė mėson nga tė gjithė. Kush ėshtė i fuqishėm? Ai qė zotėron pasionet. Kush ėshtė i pasur? Ai qė ėshtė i kėnaqur. (Benxhamin Franklin)

Tė mos dish disa gjėra tė caktuara, ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e zgjuarsisė. (Hugo Grotius)

Cdo njeri ėshtė njė copė budalla pėr tė paktėn pesė minuta nė ditė, zgjuarsi ėshtė tė mos e kaloni kėtė kufi. (Elbert Hubard)

Njeriu i zgjuar sheh aq sa duhet, jo aq sa mundet. (Montanj)

Suksesi i njė njeriu matet me faktin nėse mund t’ju mbushė mendjen tė tjerėve, pėr idetė e 20 vjetėve mė pas. (Ralf Valdo Emerson)

Nuk ka rėndėsi ku dhe si keni jetuar. E rėndėsishme ėshtė ēfarė keni bėrė aty ku keni qenė. (Xhorxha O’kife)

Era dhe dallgėt janė gjithnjė nė anėn e detarit tė zot. (Eduard Gibon)

Ėshtė shumė vėshtirė tė jeni efiēent pa qenė kundėrshtues. (Kin Hubard)

Qė njeriu tė realizojė atė qė i kėrkohet, duhet tė konsiderojė veten mė tė madh nga sa ėshtė. (Gėte)

Ēdo njeri duhet tė ngrejė zėrin aq sa e ka fuqinė. (Thėnie Angleze)

Pėr tė arritur gjėra mė tė mėdha, duhet tė jetojmė sikur nuk do tė vdesim kurrė. (Vovenarzh)

Zoti nuk do t’ju shohė medaljet, gradat apo diplomat, por cilėsitė qė keni. (Elbert hubard)

Guximi ėshtė frikė qė zgjat njė minutė mė shumė. (Xhorxh S.Paton)

Guxoni tė veproni nė vend qė tė kundėrveproni. (Lėrlin Larson Xhenks)

Vlera qėndron pikėrisht nė mes tė rrugės midis nxitmit dhe ndrojtjes. (Servantes)

Ekspozimi i vazhdueshėm ndaj rreziqeve do tė kultivojė forcėn e regjimit ndaj tyre. (Seneka)

Arti i krijimit ėshtė mė i vjetėr se sa arti i vrasjes. (Andrej Voznjezenski)

Asnjė artist nuk ec para kohės sė tij. Ai ėshtė vetė koha e tij. Vetėm se tė tjerėt janė prapa kėsaj kohe. (Marta Grehem)

Stili ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė thėnė gjėra tė komplikuara. (Zhan Kikto)

Cdo njeri ėshtė gjeni tė paktėn njė herė nė vit, njė gjeni i vėrtetė ka ide origjinale gjithnjė tė pranishme. (G.C.Lihtenberg)

Pranojeni vendin qė ka caktuar pėr ju i plotfuqishmi, shoqėria e bashkėkohėsve tuaj dhe lidhja midis ngjarjeve. (Ralf Valdo Emerson)

Nėntė tė dhjetat e zgjuarsisė qėndron nė tė qėnit i menēur nė kohėn e duhur. (Teodor Ruzvelt)

I mencuri ka njė prirje tė fortė pėr tė qenė i heshtur, dhe aftėsinė pėr tė ruajtur njė inventar tė tėrė sekretesh. Zotėsia dhe karakteri i tyre janė pėr t’u respektuar. (Baltazar Gracian)

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum