Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Njė mollė nė ditė dhe ti nuk ke nevojė pėr doktor…

Njė mollė nė ditė dhe ti nuk ke nevojė pėr doktor…

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Molla jo pa qėllim quhet “fruti i artė”. Ajo ka veti freskuese, qetėsuese dhe zbutėse. Pėr shkak tė pėrbėrjeve tė pazėvendėsueshme qė pėrmban, ndikon pozitivisht nė kurimin e shumė sėmundjeve.



Molla pėrmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirė tė mollės, nė sasi tė vogla ka dhe vajra eterikė, ndėrsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C.

Tė gjitha efektet kuruese tė mollės
Njė mollė e ngrėnė nė mėngjes ndikon mirė nė pastrimin e dhėmbėve dhe eliminon thartirėn e tepėrt nė gjak. Ėshtė mirė tė merret edhe njė mollė para gjumit, pasi kjo normalizon jashtėqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shėrues pėr jashtėqitjet e shpeshtuara tė fėmijėve. Pėr kėto raste preferohet molla e pjekur.
Qė nė kohė tė lashta ajo ėshtė pėrdorur pėr kurimin e sėmundjeve tė zorrėve. Pėr kėtė, merren 1.5 kg mollė dhe pasi hiqen vetėm farat dhe pjesėt rreth tyre, ato shtypen dhe pėrgatitet njė pure, e cila ndahet nė 8 pjesė tė barabarta dhe kėto pjesė konsumohen brenda ditės. Nė kėtė rast mollėt duhet tė jenė plotėsisht tė pjekura. Molla jep efekte pozitive nė stomak dhe nė lėvizjen e zorrėve. Acidet e mollės pengojnė zhvillimin e baktereve nė zorrė.
Molla jep ndikime pozitive edhe nė sėmundjet e qarkullimit tė gjakut, sėmundjet e zemrės dhe tė enėve tė gjakut. Pėr tė luftuar gripin, kollėn ngjirjen e zėrit, pėrmbajtjen e lartė tė kolesterolit, priten tre kokrra mollė, valohen nė njė litėr ujė dhe ky lėng pihet nga njė gotė pas ushqimit. Pėr tė ndihmuar daljen e gurėve tė veshkave, merret njė gotė ēaji e mbushur me lėkurė molle, zihet nė njė litėr ujė pėr 10 minuta dhe pastaj kullohet. Ēdo mėngjes pihet nga njė gotė uji nga ky lėng , paksa i ngrohur. Kjo ndihmon nė pakėsimin e dhembjeve dhe daljen e gurit. Njė kurė me mollė kėshillohet nga mjekėt edhe nė mjekimin e sėmundjeve si reuma, sėmundjet e mėlēisė, veshkave, fshikėzės sė urinės, hemorroideve (majasėllit) si dhe pėr tė ndaluar pleqėrinė e parakohshme. Molla ėshtė e kėshillueshme tė pėrdoret me shumicė, sidomos nga ata qė vuajnė nga ekzema, mbasi ndihmon nė pastrimin e gjakut.

Astma
Nėse vuani nga astma e kafazit tė kraharorit, duhet fėrkuar me uthull molle, e nėse lėkura ėshtė e ndjeshme, uthullėn duhet ta zbutni me ujė. Me uthull molle bėhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vėshtira tė ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset nė lėkurė, ndėrsa sipėr saj vendoset njė fashė tjetėr e terur.

Pagjumėsia
Uthulla e mollės e pėrzier me mjaltė dhe ujė tė nxehtė pihet si mjet qetėsues kundėr pagjumėsisė. Nėse vuani nga dhimbja e kokės nė ballė, vendosni fasha tė lagura me uthull molle dhe ujė: gjysmė gote ujė tė ftohtė, 1 lugė uthull molle dhe pak mjaltė. Fasha ndėrrohet kur nxehet. Kėto fasha mund tė vihen edhe nė pjesėn e pasmė tė qafės. Pėr t’i pėrmbushur nevojat ditore me minerale, ēdo ditė nga tre herė duhet tė merren me njė gotė uji dy lugė ēaji me mjaltė dhe dy lugė ēaji uthull molle.

Nė shtatzėni
Pėr t’i pėrmbushur nevojat e thartirave, njė grua shtatzėnė duhet tė marrė njė lugė uthull molle nė njė gotė ujė esėll nė mėngjes. Kjo pėrzierje do ta pengojė dhe largojė ēdo mundim tė mėngjesit. Gjatė ditės ėshtė mirė qė gruaja shtatzėnė tė pijė edhe nga njė gotė lėng molle ose rrushi. Nė kėtė mėnyrė nėna e ardhshme merr mjaft elementė tė nevojshėm natyrorė, prandaj edhe mund tė presė njė foshnjė me flokė tė dendur nga dita e parė, me thonj tė fortė e tė gjatė, me sistemin e zhvilluar muskulor sa qė nga fundi i dhjetėditėshit tė parė do ta ngrejė kokėn vetė. Nėna e re do tė kėtė mjaft qumėsht, fėmija do ta tretė ushqimin normalisht dhe do tė kėtė jashtėqitje normale, fytyrėn do ta kėtė mjaft tė gjerė, e kjo do tė ndikojė edhe nė rritjen e mėvonshme dhe nė zhvillimin psikik dhe shpirtėror tė fėmijės.

Apple

Ftohjet
Pėr ftohjet e ndryshme qė pėrcillen me kollė tė fortė ēdo dy orė merret nga njė lugė tė tretjes: lėng tė freskėt tė gjysmė limonit, sasi e njėjtė uthulle molle, njė lugė mjaltė bagremi dhe njė lugė glicerinė. Tė gjitha kėto pėrzihen derisa tė fitohet shurupi, i cili ėshtė edhe mjaft i shijshėm. Kjo pėrzierje pėrdoret gjatė 11 orėve. Ndėrsa nė rastet e kollitjes intensive duhet tė merret njė lugė shurup nė ēdo dy orė, kurse natėn dy herė nga njė lugė. Fėmijėt mbi dyvjeēarė mund ta pinė kėtė shurup ēdo orė, por nė sasi mė tė vogėl. Shurupi mund tė pėrdoret edhe nė rastet e ndezjes sė faringut dhe nė masė tė konsiderueshme zvogėlon kollitjen.

Alergji
Nėse keni flamė alergjike, pėr shkaqe profilaktike mund tė merrni njė lugė mjaltė rozmarine ose temjan (Thymus vulgaris) para buke. Nė mbrėmje para gjumit pihet tretja prej: dy lugėsh mjaltė bagremi, njė lugė uthull molle dhe pak ujė mineral. Pas 75 ditėve preferohet tė merret ēdo ditė nga njė gotė uji mineral me dy lugė mjaltė, dy lugė uthull molle dhe 5-10 pika limon tė freskėt. Profilaktikja vazhdohet. Kjo terapi mund tė ndėrpritet pas dy javėve, pasi qė nė princip janė eliminuar shkaqet e flamės alergjike.

Njė gjė duhet pasur parasysh: molla asnjėherė nuk duhet tė hahet e ftohtė apo me shpejtėsi. Nė tė kundėrtėn ajo do tė bėhet shkak pėr dhembjen e stomakut dhe tė mėlēisė. Ajo duhet ngrėnė gjithmonė me temperaturėn e mjedisit.
Molla duhet tė hahet pa i hequr lėkurėn. Sasia e vitaminės C nė lėkurėn e mollės ėshtė gjashtė here mė e madhe se ajo qė ndodhet brenda saj.

Molla, armiku i cigares
Zakonisht, mbas ngrėnies sė njė molle, pirėsit e duhanit kanė njė ndjenjė neverie ndaj cigares. Mbėshtetur nė kėtė fakt, ėshtė e mundur tė braktiset pirja e duhanit nėpėrmjet ”kurės sė mollės“. Por, pėr tė arritur kėtė, duhet njėkohėsisht edhe vullnet i fortė.
Si duhet zbatuar kjo kurė? Duhet tė hahen 20 kokrra (mesatare) mollė nė ditė dhe kjo tė vazhdojė pėr 2-3 ditė. Pas kėsaj lloj diete do tė ndjehet njė neveri e plotė ndaj pirjes sė cigares. Gjatė kohės sė zbatimit tė kėsaj kure, nuk duhet ngrėnė asnjė lloj tjetėr ushqimi dhe tė mos pihet asnjė lloj lėngu.

View user profile
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum