Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Roland Trebicka i Sėmurė,Qeveria financon Kurimin

Go down  Message [Page 1 of 1]

simpatikja

simpatikja
PrinCesh
PrinCesh

Nė mėnyrė tė vetvetishme tė krijohet ideja se ata qė u ofrojnė tė tjerėve buzėqeshje, qė tė bėjnė tė harrosh apo tė ndihesh mirė, qoftė edhe pėr pak, nuk janė si gjithė tė tjerėt.Sikur trishtimi, dhimbja, sėmundja nuk kanė asnjė lloj lidhjeje me ta. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr figura tė dashura si Roland Trebicka, qė tė tilla gjėra “tokėsore” nuk ia uron kurrsesi. Kohėt e fundit aktori i madh shqiptar po kurohet nga njė sėmundje e rėndė. Pėr t’iu gjendur pranė nė kėtė moment tė vėshtirė dhe pėr tė treguar mbėshtetjen ndaj figurave tė shquara tė artit shqiptar, nė mbledhjen e tij mė tė fundit, Kėshilli i Ministrave miratoi njė shtesė fondi nė buxhetin e Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr kurimin e aktorit. Nė kėtė vendim thuhet se “me propozimin e ministrit tė Shėndetėsisė, Kėshilli i Ministrave vendosi: Ministrisė sė Shėndetėsisė, nė buxhetin e miratuar pėr vitin 2011, nė zėrin ‘Mallra dhe shėrbime’, t’i shtohet fondi prej 4 700 000 lekėsh pėr pėrballimin e shpenzimeve tė kurimit tė zotit Roland Trebicka, nė Francė. Ky fond tė pėrballohet nga fondi rezervė i buxhetit tė shtetit”. Mė tej thuhet se pėr zbatimin e kėtij vendimi ngarkohen Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Financave. Mėsohet se aktori 64-vjeēar kurohet prej gati njė muaj nė Paris, ku ndodhet edhe njė prej vajzave tė tij. Si njė nga aktorėt mė aktivė dhe mė tė kėrkuar nga publiku, deri para pak kohėsh ai ishte protagonist i njė prej veprave qė po shfaqej nė Teatrin Kombėtar. Bėhet fjalė pėr dramėn “Tabloja absurde”, me regji tė Milto Kutalit, ku interpretonte rolin e njė personazhi tė pikturuar nė njė tablo gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore, drama, e cila do tė jepej gjatė muajit janar tė kėtij viti, u ndėrpre.

AktoriRoland Trebicka lindi nė Korēė, nė vitin 1947. Karriera e Roland Trebickės si aktor fillon me rolin e Kostės, nė filmin “Debatik”, mė 1961-shin. Ishte kjo pėrvojė qė shėnoi kursin qė do tė merrte mė vonė jeta e djaloshit korēar.
Prirja e tij e jashtėzakonshme pėr humor spontan i siguroi njė pozitė tė “privilegjuar” nė kohėn e shėrbimit ushtarak: shėrbeu si aktor nė Estradėn profesioniste tė SHQUP (Shtėpia Qendrore e Ushtrisė Popullore), ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Vitet nė kėtė trupė profesioniste ishin pėr Trebickėn stazhi i nevojshėm qė i hapi mė pas rrugėn drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombėtar. Ai u bė anėtar i trupės sė Teatrit Kombėtar mė 1971-shin dhe punoi aty deri nė vitin 1999. Pas njė pėrvoje trevjeēare me kompaninė “Publimedia”, u kthye nė Teatrin Kombėtar.
Megjithėse ka realizuar shumė role si nė skenėn e teatrit, ashtu edhe nė kinematografi, kulmin e suksesit nė publik e arriti me rolin e Jovan Bregut nė komedinė “Pallati 176”. Personazhi i Jovan Bregut ėshtė i papėrsėritshėm dhe bėn tė qeshė tė gjithė brezat, nė ēdo kohė. Batutat e tij janė bėrė pjesė e zhargonit tė pėrditshėm. Por rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumta. Shikuesit e kujtojnė me nostalgji nė rolet e Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”)…. te “Njė burrė me trėndafil”. Nė vitin 2002, pėr rolin e Rojės te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat pėr ēmimin “Aktori mė i mirė mbėshtetės” nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit Eksperimental nė Kajro. Ka luajtur edhe nė disa filma, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmenden “Ėndėrr pėr njė karrige” dhe “Koncert nė vitin 1936”. Ėshtė nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum