Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » sport » 91 miqesoret e Shqiperise

91 miqesoret e Shqiperise

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 91 miqesoret e Shqiperise on Sun May 12, 2013 4:22 pm

Nga e para, ajo kundėr Malit tė Zi, tek e fundit, me Lituaninė. Njė udhėtim statistikor i Kombėtares
[You must be registered and logged in to see this image.]
Nga ndeshja e parė miqėsore kundėr Malit tė Zi, mė 22 shtator 1946, tė fituar 5-0 dhe deri tė takimi i fundit miqėsor ndėrkombėtar, ai djeshmi kundėr Lituanisė tė fituar 4-1 (mė 26 mars 2013), Shqipėria numėron 91 ndeshje miqėsore, duke pasur njė bilanc prej miqėsore: 34 fitore, 25 barazime dhe 32 humbje. Miqėsorja me Lituaninė ishte e dyta me ish-Republikėn Sovjetike, pas asaj tė luajtur, mė 1 mars tė vitit 2006, kur humbėm 2-1 (nė bankinė ishte gjermani Hans-Peter Brigeli). Por, kėsaj radhe Shqipėria mori revanshin. Pėr trajnerin Xhani De Biazi, sfida kundėr Lituanisė ishte e shtata miqėsore, qyshkur italiani mori drejtimin e Shqipėrisė nė dhjetor tė vitit 2011: tre fitore, dy barazime dhe dy humbje pėr tė, duke qenė ai gjithmonė mė i suksesshmi. Dy fitoret e fundit pritet tė reflektohen edhe nė renditjen e FIFA-s, ku pritet tė fitojmė disa vende. Aktualisht, ndodhemi nė vendin e 64-t. Miqėsorja e parė e Shqipėrisė, edhe pse ajo nuk njihet nga FFIA (nuk ndodhet nė databazėn statistikore tė saj) ėshtė ajo kundėr Malit tė Zi, njė ndeshje e fituar 5-0 nė Shkodėr, falė golave tė Jukės (2), Telitit (2) dhe Bizhutės (1), por dhe drejtimit nė bankinė tė trajnerit serb, Ljubisha Broēiē. Ky ėshtė trajneri i parė i huaj qė ka drejtuar Kombėtaren tonė, por dhe qė ka fituar Kampionatin Ballkanik, nė vitin 1946. Nė ndeshjet miqėsore, Shqipėria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme tė saj: humbjen mė tė thellė, 12-0 me Hungarinė (24 shtator tė vitit 1950, Budapest), nėn drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren mė tė bujshme, 6-1 kundėr Qipros (12 gusht tė vitit 2009, Tiranė), duke pasur nė bankinė kroatin Josip Kuzhe. Nė fakt, ndeshja e parė miqėsore e Shqipėrisė e njohur nga FIFA, duke pėrjashtuar atė kundėr Malit tė Zi (ende nuk konsiderohej njė shtet), ėshtė ajo kundėr Rumanisė, mė 23 tetor nė Bukuresht e tė pėrfunduar nė barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), por nė regjinė e trajnerit rus, Boris Apuhtin. Fitorja e parė, daton mė 4 qershor tė vitit 1950, nė fitoren 2-1 kundėr Bullgarisė, falė golit tė rrallė tė Loro Boriēit (21’) e tė kompletuar nga Vafsi Biēakut (56’). Fitoret mė tė thella: Shqipėri-Qipro 6-1, Shqipėri-Vietnam 5-0 dhe Turqi-Shqipėri (1-4). Humbja e parė ėshtė ajo me Poloninė, nė Varshavė, mė 6 nėntor 1949, me rezultatin 2-1, ku pėr Shqipėrinė golin e vetėm e shėnoi Zihni Gjinali: mė tė thellat, Hungari-Shqipėri 12-0 dhe Rumani-Shqipėri 6-0. Nė fakt, si njė humbje e turpshme mund tė konsiderohet edhe ajo 2-0 me Andorrėn (17 prill 2002). Jahmir Hyka ėshtė autori i golit mė tė shpejtė nė historinė e Kombėtares. Ish-mesfushori i Mainc 05 shėnoi nė sekondėn e 46-tė nė fitoren 2-0 tė Shqipėrisė nė miqėsoren kundėr Lihtenshtejnit nė “Qemal Stafa”, mė 20 gusht 2008. Atėherė nė drejtim tė pėrfaqėsueses ishte holandezi Ari Han. Ka njė sėrė miqėsoresh tė pazakonta pėr Kombėtaren tonė, pra ndeshje kundėr ekipeve jo europiane, dhe nė kėtė listė bėjnė shtete afrikane, amerikano-jugore, aziatike, etj. Gjeografia shtrihet nė tė pestė kontinentet: me Kinėn nė Azi, Bahreinin, Katarin dhe Iranin, nė Lindjen e Mesme, Algjerinė nė Afrikė, Meksikėn nė Shtetet e Bashkuara, Argjentinėn nė Amerikėn e Jugut, por dhe me Kubėn nė Berat. Me Kinėn, Shqipėria ka zhvilluar dy ndeshje, duke pasur njė pasur bilanc negativ: 1 humbje, 1 barazim, por ato ndeshje mund tė konsiderohen me njė sfond tė pastėr ideologjik, pėr tė mos thėnė se kemi humbur me dėshirė, apo me porosi. Nė miqėsoren e 15 shtatorit 1957, Kina fitoi 3-2 me Shqipėrinė, ndėrkohė qė ndeshjen e kthimit nė “Qemal Stafa”, takimi u mbyll nė barazim 1-1 (7 nėntor 1973), por me porosi nga Komiteti Qėndror i ish-Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, pasi ndeshja pėrkoi nė kohėn e dashurisė sė madhe me Kinėn Popullore, pra ishte njė porosi e vetė Enver Hoxhės. 35-vjeēari Panajot Pano barazoi golin e realizuar mė parė nga kinezi Van, pikėrisht nė ndeshjen e fundit tė Panos me fanellėn kuqezi (24 tė tilla). Mė 11 tetor tė vitit 1964, Kombėtarja jonė barazoi 1-1 me Algjerinė, njė ndeshje e zhvilluar nė Tiranė. Trajner ishte Zyber Konēi, ndėrsa golin pėr ekipin tonė e shėnoi i madhi Mexhit Haxhiu. Dymbėdhjet vjet mė pas, Shqipėria fitor 3-0 me Algjerinė, po nė “Qemal Stafa”, me golat e Ilir Pėrnaskės (2) dhe Shyqyri Ballgjinit, por nė bankinė ishte Loro Boriēi. Kuba e largėt e liderit komunist Fidel Kastro ėshtė mysafire nė vendin tonė. Ndeshja zhvillohet nė Berat, mė 6 gusht 1998, pikėrisht nė pėrurimin e stadiumit tė ri. Njė ndeshje e mbyllur pa gola. Nė bankinėn kuqezi ėshtė trajneri Shyqyri Rreli. Nuk mungon nė statistikat e Kombėtares dhe njė ndeshje me Vietnamin, madje me njė fitore tė thellė: 5-0, tė regjistruar nga trajneri gjerman Hans-Petėr Brigel, tė zhvilluar nė Norēia tė Italisė, mė 12 shkurt 2003. Tejet e rrallė ėshtė miqėsorja me Argjentinėn, mė 20 qershor 2011, nė Buenos Aires, kundėr Lionel Mesit dhe Karlos Tevezit dhe tė humbur 4-0. Nė bankinė ishte kroati Josip Kuzhe. Dy miqėsoret e tjera ekzotike janė ato kundėr Katarit nė Madrid (22 maj 2012, tė fituar 2-1 me golat e realizuar nga Elis Bakaj dhe Erjon Bogdani, ndėrsa tjetra ėshtė ajo kundėr Iranit, tė zhvilluar nė Stamboll (27 maj 2012), tė fituar 1-0 me golin e Emiljano Vilės.


Gjeografia e ndeshjeve

Gjeografia e miqėsoreve tė Shqipėrisė shtrihet nė tė pestė kontinentet: me Kinėn nė Azi, Bahrejnin, Katarin dhe Iranin, nė Lindjen e Mesme, Algjerinė nė Afrikė, Meksikėn nė Shtetet e Bashkuara, Argjentinėn nė Amerikėn e Jugut, por dhe me Kubėn nė Berat, madje kemi zhvilluar edhe miqėsore tė bujshme si ato me Anglinė (B) nė Bėrnli dhe Portugalinė.


Dy rekorde nė miqėsore
Nė ndeshjet miqėsore, Shqipėria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme tė saj: humbjen mė tė thellė, 12-0 me Hungarinė (24 shtator tė vitit 1950, Budapest), nėn drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren mė tė bujshme, 6-1 kundėr Qipros (12 gusht tė vitit 2009, Tiranė), duke pasur nė bankinė kroatin Josip Kuzhe.


Miqėsoret e kuqezinjve
1) 22.09.1946, Shkodėr
Shqipėri-Mal i Zi 5-0

2) 23.10.1949, Bukuresht
Rumani-Shqipėri 1-1

3) 06.11.1949, Varshavė
Poloni-Shqipėri 2-1

4) 17.11.1949, Sofje
Bullgari-Shqipėri 0-0

5) 29.11.1949, Tiranė
Shqipėri-Rumani 1-4

6) 01.05.1950, Tiranė
Shqipėri-Poloni 0-0

7) 04.06.1950, Tiranė
Shqipėri-Bullgari 2-1

Cool 17.09.1950, Pragė
Ēekosllovaki-Shqipėri 3-0

9) 24.09.1950, Budapest
Hungari-Shqipėri 12-0

10) 08.10.1950, Bukuresht
Rumani-Shqipėri 6-0

11) 29.11.1952, Tiranė
Shqipėri-Ēekosllovaki 3-2

12) 07.12.1952, Tiranė
Shqipėri-Ēekosllovaki 2-1

13) 29.11.1953, Tiranė
Shqipėri-Poloni 2-0
14) 09.15.1957, Pekin
Kinė-Shqipėri 3-2

15) 01.05.1958, Tiranė
Shqipėri-RDGJ 1-1

16) 11.10.1964, Tiranė
Shqipėri-Algjeri 1-1

17) 22.03.1967, Tiranė
Shqipėri-Bullgari 2-0

18) 08.11.1973, Tiranė
Shqipėri-Kinė 1-1

19) 10.10.1976, Tiranė
Shqipėri-Algjeri 3-0

20) 28.03.1985, Tiranė
Shqipėri-Turqi 0-0

21) 06.08.1988, Berat
Shqipėri-Kubė 0-0

22) 20.09.1988, Kostanca
Rumani-Shqipėri 3-0

23) 18.01.1989, Tiranė
Shqipėri-Greqi 1-1

24) 05.09.1990, Patra
Greqi-Shqipėri 1-0

25) 04.09.1991, Athinė
Greqi-Shqipėri 0-2

26) 29.01.1992, Tiranė
Shqipėri-Greqi 1-0

27) 14.05.1994, Tetovė
Maqedoni-Shqipėri 5-1

28) 16.08.1995, Valeta
Malta-Shqipėri 2-1

29) 30.11.1995, Tiranė
Shqipėri-Bosnjė 2-0

30) 24.04.1996, Zenika
Bosnjė-Shqipėri 0-0

31) 14.08.1996, Marousi
Greqi-Shqipėri 2-1

32) 21.01.1998, Antalia
Turqi-Shqipėri 1-4

33) 06.02.1998, Valeta
Maltė-Shqipėri 1-1

34) 08.02.1998, Valeta
Gjeorgji-Shqipėri 3-0

35) 10.02.1998, Valeta
Shqipėri-Letoni 2-2

36) 19.08.1998, Nikosia
Qipro-Shqipėri 3-2

37) 10.02.1999, Tiranė
Shqipėri-Maqedoni 2-0

38) 06.02.2000, Valeta
Shqipėri-Andorė 3-0

39) 08.02.2000, Valeta
Shqipėri-Azerbajxhan 1-0

40) 10.02.2000, Valeta
Shqipėri-Maltė 1-0

41) 26.04.2000, Prilep
Maqedoni-Shqipėri 1-0

42) 15.08.2000, Tiranė
Shqipėri-Qipro 0-0

43) 11.15.2000, Tiranė
Shqipėri-Maltė 3-0

44), 25.04.2001, Gaziantep
Turqi-Shqipėri 0-2

45) 05.01.2002, Manama
Maqedoni-Shqipėri 0-0

46) 07.01.2002, Manama
Shqipėri-Finlandė 1-1

47) 10.01.2002, Manama
Shqipėri-Bahrein 0-3

48) 13.02.2002, Hesperange
Luksemburg-Shqipėri 0-0

49) 13.03.2002, San Diego
Meksikė-Shqipėri 4-0


50) 27.03.2002, Tiranė
Shqipėri-Azerbajxhan 1-0

51) 17.04.2002, Andorė
Andorrė-Shqipėri 2-0

52) 12.02.2003, Norēia
Shqipėri-Vietnam 5-0

53) 30.04.2003, Sofje
Bullgari-Shqipėri 2-0

54) 20.08.2003, Prilep
Maqedoni-Shqipėri 3-1

55) 11.10.2003, Lisbonė
Portugali-Shqipėri 5-3

56) 15.11.2003, Tiranė
Shqipėri-Estoni 2-0

57) 18.02.2004, Tiranė
Shqipėri-Suedi 2-1

58) 31.03.2004, Tiranė
Shqipėri-Islandė 2-1

59) 28.04.2004, Talin
Estoni-Shqipėri 1-1

60) 18.08.2004, Nikosia
Qipro-Shqipėri 2-1

61) 29.05.2005, Szczecin
Poloni-Shqipėri 1-0

62) 17.08.2005, Tiranė
Shqipėri-Azerbajxhan 2-1

63) 01.03.2006, Tiranė
Shqipėri-Lituani 1-2

64) 22.03.2006, Tiranė
Shqipėri-Gjeorgji 0-0

65) 16.08.2006, Seravale
San Marino-Shqipėri 0-3

66) 07.02.2007, Shkodėr
Shqipėri-Maqedoni 0-1

67) 25.05.2007, Burnli
Anglia B-Shqipėri 3-1

68) 22.08.2007, Tiranė
Shqipėri-Maltė 3-0

69) 27.05.2008, Reutlingen
Poloni-Shqipėri 1-0
Trajner: Ari Han

70) 20.08.2008, Tiranė
Shqipėri-Lihtenshtejn 2-0

71) 19.11.2008, Baku
Azerbajxhan-Shqipėri 1-1

72) 10.06.2009, Tiranė
Shqipėri-Gjeorgji 1-1

73) 12.08.2009, Tiranė
Shqipėri-Qipro 6-1

74) 14.11.2009, Talin
Estoni-Shqipėri 0-0

75) 03.03.2010, Tiranė
Shqipėri-Irlanda e Veriut 1-0

76) 25.05.2010, Podgoricė
Mali i Zi-Shqipėri 0-1

77) 02.06.2010, Tiranė
Shqipėri-Andorrė 1-0

78) 11.08.2010, Durrės
Shqipėria-Uzbekistan 1-0

79) 17.11.2010, Korēė
Shqipėri-Maqedoni 0-0

80) 09.02.2011, Tiranė
Shqipėri-Slloveni 1-2

81) 20.06.2011, Buenos Aires
Argjentinė-Shqipėri 4-0

82) 10.08.2011, Shkodėr
Shqipėri-Mali i Zi 3-2

83) 11.11.2011, Tiranė
Shqipėri-Azerbajxhan 0-1

84) 15.11.2011, Prilep
Maqedoni-Shqipėri 0-0

85) 29.02.2012, Tbilisi
Gjeorgji-Shqipėri 2-1

86) 22.05.2012, Madrid
Katar-Shqipėri 1-2

87) 27.05.2012, Stamboll
Iran-Shqipėri 0-1

88) 15.08.2012, Tiranė
Shqipėri-Moldavi 0-0

89) 14.11.2012, Gjenevė
Kamerun-Shqipėri 0-0

90) 06.02.2013, Tiranė
Shqipėri-Gjeorgji 1-2

91) 26.03.2013, Tiranė
Shqipėri-Lituani 4-1

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum