Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Frika

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Frika Empty Frika Mon Apr 26, 2010 2:15 pm

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Frika, ėshtė pėrkufizim i dhimbjes qė ndjen zemra, pėr shkak tė mendimit se do tė ndodhė diēka e papėlqyeshme nė tė ardhmen...

Shembull mund tė merret rasti i njė njeriu, qė ka bėrė krim ndaj mbretit dhe bie nė duart e tij e frikėsohet se do tė vritet. Por, dhimbja e zemrės sė tij ėshtė sipas forcės sė shkaqeve qė ēojnė nė vrasjen e tij dhe sipas nivelit tė krimit, e sipas dobėsisė sė shkaqeve, dobėsohet edhe frika. Por, frika mund tė jetė jo pėr shkak tė krimit, por pėr shkak tė cilėsive nga tė cilat frikėsohet. Kėshtu, nėse e ka tė qartė njeriu, se Allahu i Lartėsuar nėse shkatėrron botėrat nuk e ka tė vėshtirė dhe nuk e ndalon askush, atėherė i mjafton njeriut njohja e gabimeve tė tij dhe njohja e madhėshtisė sė Allahut tė Lartėsuar qė t`i frikėsohet Atij. Dhe mė i frikėsuar ndėr njerėzit tek Allahu, ėshtė njohėsi mė i mirė i vetes dhe i Zotit tė tij. Prandaj, Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė !) ka thėnė: “Unė jam njohėsi mė i mirė i Allahut ndėr ju dhe mė i frikėsuari nga Ai ndėr ju.” (Transmeton Buhariu)

Ndėrsa Allahu i Lartė ka thėnė :
“Por Allahut ia kanė frikėn vetėm dijetarėt nga robėrit e Tij.” (Fatir, 28)

Nga frutet e frikės ėshtė qė njeriu arrin tė mposhtė epshet, tė normalizojė kėnaqėsitė dhe mėkatet qė janė tė pėlqyera pėr tė, ashtu siē bėhet mjalti i urryer pėr njė njeri qė e pėlqen, por mėson se ka helm. Rrjedhimi i frikės ėshtė qė ajo djeg epshet, edukon gjymtyrėt, nėnshtron zemrėn, i heq asaj mendjemadhėsinė, hasedin dhe inatin. Nė kėtė rast, nuk i intereson mė asgjė pėrveē vetes, prandaj thuhet qė sipas forcės sė frikės janė edhe vėzhgimi dhe kėrkimi llogari ndaj vetvetes dhe forca e frikės varet nga niveli i njohjes sė Madhėshtisė sė Allahut dhe cilėsive tė Tij, si dhe nga niveli i njohjes sė gabimeve tė vetvetes. Dijeni se, frika ėshtė « kamzhiku » i Allahut me tė cilin Ai i drejton robėrit e Tij pėr nga kėmbėngulja nė dituri dhe nė punėt, me tė cilat ata fitojnė shkallėn e afėrsisė tek Allahu i Lartė. Frika ka dy ekstremet e saj dhe gjendjen e mesme, e cila ėshtė mė e mira, sepse frika e tepėrt tė ēon nė pesimizėm, kurse frika e paktė tė ēon nė mendjemadhėsi e moskokėēarje. Ata, tek tė cilėt ekziston frika, ndryshojnė midis tyre sipas llojit tė frikės. Disa prej tyre frikėsohen se mos i arrin vdekja para se tė pendohen, disa tė tjerė kanė frikė se mos i shmangen rrugės sė drejtė, disa kanė frikė se mos pėrfundojnė keq, disa kanė frikė kalimin nė urėn e siratit, varrin, zjarrin dhe gjendjet e tij, kanė frikė ndaj mosshikimit tė Allahut tė Lartė, etj. Tė gjitha kėto shkaqe janė tė urryera dhe frikėsuese. Shkallėn mė tė lartė e zė frika ndaj mosshikimit tė Allahut tė Lartė, e kjo ėshtė frika qė kanė dijetarėt.

Vlera e ēdo gjėje vlerėsohet sipas ndihmės qė jep ajo nė kėrkimin e lumturisė dhe lumturia ėshtė takimi i Allahut tė Lartėsuar si dhe afrimi tek Ai. Pra, gjithēka qė ndihmon nė kėrkimin e kėsaj lumturie ėshtė me vlerė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė :
“ E pėr atė qė pati frikė paraqitjen para Zotit tė tij, janė dy xhenete.” (Rrahman, 46)
“Allahu i Lartėsuar ėshtė i kėnaqur me to, e ata janė tė kėnaqur me Tė. Kjo ėshtė pėr atė qė i ėshtė frikėsuar Zotit tė tij.” (Bejjineh, Cool
Kurse tė thuash se cila ėshtė mė e vlefshme: frika apo shpresa, ėshtė njėsoj si tė thuash cila ėshtė mė e vlefshme: buka apo uji? Dhe pėrgjigjja ėshtė: Buka ėshtė mė e vlefshme pėr atė qė ėshtė i uritur, kurse uji ėshtė mė i vlefshėm pėr atė qė ėshtė i etur. E, nėse bashkohen qė tė dyja, ato janė tė barabarta pėr nga vlera. Shpresa dhe frika janė dy ilaēe, me tė cilat mjekohen zemrat dhe vlera e tyre varet nga sėmundja ekzistuese. P.sh: nėse zemrėn e zotėron siguria nga ndėshkimi i Allahut tė Lartėsuar atėherė frika ėshtė mė e vlefshme, e nėse robin e kanė mbuluar mėkatet dhe mbizotėron tek ai humbja e shpresės dhe pesimizmi, atėherė mė me vlerė nė kėtė rast ėshtė shpresa. E nėse vėrejmė vendin e frikės e tė shpresės, atėherė themi qė shpresa ėshtė mė e vlefshme, sepse shpresės i jepet tė pijė nga deti i mėshirės, ndėsa frikės i jepet tė pijė nga deti i hidhėrimit. Pėr njė rob tė devotshėm, mė me vlerė ėshtė barazimi i frikės me shpresėn, prandaj ėshtė thėnė qė, nėse peshohet frika e besimtarit dhe shpresa e tij, ato janė tė barabarta. Njė nga besimtarėt e parė thoshte: “Sikur tė pretendohej qė do tė hyjnė nė xhenet tė gjithė njerėzit pėrveē njėrit, do frikėsohesha se jam unė ai njeri. E, nėse do tė thonin se do tė hyjnė nė zjarr tė gjithė njerėzit pėrveē njėrit, do shpresoja se do tė isha unė ai njeri.” E, kjo duhet tė jetė diēka e veēantė pėr besimtarin e devotshėm.

Ummer Ibn Hatab (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) pyeste Hudhejfen: “ A jam unė nga hipokritėt?” Pra, ai kishte frikė se mos ndoshta i fshihen (pėrbrenda) gabimet e vetes dhe nuk i dallon dot. Pra, frika e lavdėruar ėshtė ajo frikė qė tė ēon nė punė tė mira dhe e shmang zemrėn nga tė dhėnurit pas dunjasė. Ndėrsa, nė ēastet e vdekjes mė e mirė pėr njeriun ėshtė shpresa, sepse frika tė nxit pėr tė punuar vepra tė mira, ndėrsa shpresa ndaj mėshirės sė Allahut, ia forcon zemrėn dhe ia bėn tė dashur Allahun dhe kjo e fundit ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi askush nuk duhet tė ndahet nga kjo dunja, pa qenė duke dashur Allahun dhe takimin me Tė dhe pa menduar mirė pėr Zotin e tij. Frika mund tė vijė nė dy rrugė: p.sh: njė fėmijė i vogėl, tė cilit i hyn nė shtėpi njė gjarpėr, nuk ka frikė nga ai dhe ndoshta mund tė zgjasė duart qė tė luaj me tė, ndėrsa po t’i ndodhė e njėjta gjė babait tė tij, ai frikėsohet dhe largohet nga gjarpėri. Atėherė dhe fėmija do tė largohet dhe do tė trembet si i ati. Pra, frika e babait tė tij ėshtė nga dija qė ka ai nė lidhje me kėtė, ndėrsa frika e fėmijės nuk ėshtė nga dija e tij, por ėshtė imitimi i tė atit.

Frika nga Allahu i Lartė ka dy raste :
1. Frika nga dėnimi i Tij, e cila ėshtė frikė qė i zė nė pėrgjithėsi njerėzit dhe ndodh si pasojė e besimit nė xhenetin dhe xhehenemin, qė janė shpėrblim pėr tė mira dhe pėr tė kėqija. Kjo lloj frike, dobėsohet me dobėsimin e besimit dhe forcimin e pakujdesisė. Pakujdesia mund tė zhduket duke menduar pėr dėnimin e ahiretit.
2. Frika nga Allahu i Lartėsuar, e kjo ėshtė frika e dijetarėve. Allahu i Lartėsuar ka thėnė :
“Allahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij.” (Ali Imran, 30)
Janė cilėsitė e Tij, i Madhėruar qoftė, qė sjellin frikėn. Ata i frikėsohen largėsisė nga Allahu dhe mosshikimit tė Tij (nė ahiret).
Allahu i Lartė ka thėnė :
“Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet nė rrugėn e drejtė.” (Ta ha, 82)
Nga thėniet “e frikshme” tė Allahut tė Madhėruar ėshtė edhe thėnia : “ Pasha kohėn! Vėrtet njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.” (Asr, 1-2) dhe thėnia e Tij: “Sikur tė kishim dėshiruar Ne, secilit njeri do t’i jepnim udhėzimin, por fjala Jonė ka marrė fund, se do ta mbush xhehenemin me xhindė e me njerėz sė bashku.” (Sexhde,13)
Transmetohet se njėri nga profetėt u ankua tek Allahu i Lartėsuar pėr urinė dhe veshjen dhe Allahu i Lartė i shpalli ajetin:
“Robi Im! A nuk je i kėnaqur qė Unė mbrojta zemrėn tėnde prej kufrit, kurse ti mė kėrkon dunjanė?”Ai mori baltė, e vendosi nė kokė dhe tha : “Po, jam i kėnaqur, Ti mė mbrojte nga kufri (mosbesimi).” Ndėrsa engjėjt i frikėsohen Allahut tė Madhėruar nė kėtė mėnyrė qė do ta pėrshkruajmė:
Allahu i Lartė duke i pėrshkruar engjėjt thotė :
“I frikėsohen Zotit tė Tyre qė ėshtė mbi ta, e i pėrmbahen me pėrpikmėri asaj me ēka urdhėrohen.” (Nahl, 50) Thuhet se Xhibrili shkoi tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke qarė. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pyeti: “Pėrse qan o Xhibril?”Ai tha: " Nuk mė janė tharė sytė qė kur krijoi Allahu xhehenemin nga frika se mos bėj mėkat ndaj Tij dhe Ai mė fut nė tė (xhehenem).”
Jezid Rikashij ka thėnė : “Vėrtet Allahu ka engjėj rreth Arshit, sytė e tė cilėve rrjedhin si lumenj deri ditėn e Kiametit, e lėkunden sikur i lėkund era nga frika e Allahut.” E, Allahu i’u thotė atyre: “O engjėjt e Mi, ē’ju frikėson juve duke qenė pranė Meje?” Ata thonė: “O Zot, sikur ta dinin banorėt e tokės atė ē’ka dimė ne nga Fuqia dhe Madhėshtia Jote, nuk do tė gėlltisnin as ushqim e as ujė, e nuk do tė shtriheshin nė shtrojet e tyre, por do tė dilnin nė shkretėtirė duke pėllitur ashtu siē pėllasin lopėt.”
Transmetohet se kur u shfaq nga Iblisi ajo ēka u shfaq, filluan tė qanin Xhibrili dhe Mikaili. Atėherė, Allahu i Lartė iu shpalli atyre : “Ē’ėshtė kjo e qarė?”
Ata thanė : “O Zot, nuk jemi tė siguruar nga ndėshkimi Yt.” Allahu i Lartėsuar iu tha: “Kėshtu tė jini!” Ndėrsa, nė lidhje me frikėn e profetėve kemi disa shembuj.
Uehb Ibn Menbeh ka thėnė : “Ademi (alejhi selam) ka qarė pėr xhenetin 300 vjet, e nuk e ka ngritur mė kokėn nga qielli, pasi ka bėrė gabimin.”
Uehb Ibn Uerd ka thėnė : “Kur e qortoi Allahu, Nuhun (alejhi selam) nė lidhje me djalin e tij duke i thėnė : “Unė vėrtet tė kėshilloj ty, qė tė mos jesh nga injorantėt”(Hudė, 46), ai qau 300 vjet, sa qė poshtė syve tė tij, u bėnė si pėrrenj tė vegjėl nga tė qarėt.”
Ebu Derda ka thėnė : “Kur Ibrahimi (alejhi selam) ngrihej pėr namaz, dėgjohej qė nga larg njė zukatje nė gjoksin e tij, nga frika ndaj Allahut tė Madhėrishėm.”
Muxhahidi ka thėnė : “Kur Dauti (alejhi selam) bėri gabim, i ra nė sexhde Allahut 40 ditė, derisa nga lotėt e tij mbinė bimė nė pjesėn qė e kishte mbuluar koka e tij.”
Thuhet se Dautin (alejhi selam) e vizitonin njerėzit duke menduar se ėshtė i sėmurė, por ai s’kishte gjė tjetėr pėrveē frikės sė Allahut tė Madhėruar. Isai (alejhi selam) kur kujtonte vdekjen, i pikonte lėkura gjak. Transmetohet se Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “S’e kam parė kurrė Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė qeshte aq shumė sa t’i dukeshin dhėmballėt e fundit, por buzėqeshte. E kur shihte ndonjė re ose erė, ai vėrehej nė fytyrė dhe kjo vihej re qartė e unė i thoja: « O i Dėrguar i Allahut, njerėzit kur shohin re gėzohen duke shpresuar se nė to ka shi, ndėrsa unė shikoj qė kur ti shikon re, vėrehet papėlqyeshmėri nė fytyrėn tėnde. » Ai tha : “Oj Aishe, ē’mė siguron mua qė nė to nuk ka dėnim? Vėrtet, njė popull ėshtė dėnuar me erė dhe vėrtet e panė dėnimin dhe thanė : “Kjo re do na sjellė shi.”(Ahkaf, 24)” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kur falej nė barkun e tij dėgjohej njė zhurmė, si gumėzhima e kazanit tė ujit, nga e qara e tij.” (Hadith sahih) Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thoshte : “Ah, sikur tė isha pemė!” Umer Ibn Hatabi dėgjonte njė ajet dhe sėmurej pėr disa ditė. Njė ditė mori nė dorė njė fije kashte nga toka dhe tha : “Ah sikur tė isha unė kjo kashtė, ah sikur tė mos mė kishte lindur nėna ime!” E, nė fytyrėn e tij, viheshin re dy vijėza nga e qara. Uthmani ( ka thėnė : “Pasha Allahun, s’kam parė askėnd deri mė sot, qė t’i ngjajė shokėve tė Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Gdhiheshin me flokė tė shpupurisura, e ndėrmjet syve tė tyre kishte disa shenja, si tė kishin ecur dhitė. E kalonin natėn nė sexhde duke lexuar librin e Allahut tė Lartė, e nė mėngjes pėrmendnin Allahun, e lėkundeshin siē lėkunden pemėt nė njė ditė me erė. Sytė e tyre rridhnin lot, aq sa u lageshin rrobat e tyre. Pasha Allahun, ata njerėz ishin si ta kishin kaluar natėn nė pakujdesi.” Alij Ibn Husejn, kur merrte abdes zverdhej dhe ndryshonte nė fytyrė. I thonin : “Ēfarė ke?” Ai pėrgjigjej : “A nuk e dini se pėrpara kujt duhet tė dal?!” Umer Ibn Abdulaziz, njėri nga khalifėt, kur pėrmendte Allahun, dridhej dhe qante aq sa i rridhnin lotėt nė faqe. Njė natė, Umeri qau dhe bashkė me tė edhe pjesėtarėt e familjes. Kur kishte pushuar sė qari, gruaja e tij Fatimja e pyeti : “O prijės i besimtarėve, pse qave?” Ai tha : “ Mu kujtua largimi i njerėzve pasi tė dalin pėrpara Allahut, njė grup nė xhenet dhe njė grup pėr nė zjarr.” Pastaj bėrtiti dhe i ra tė fikėt. Jezid Ibn Murthid qante shumė dhe thoshte : “Pasha Allahun, sikur tė mė premtonte Zoti im, qė do tė mė burgosė nė banjo, do tė ishte e drejta ime tė mos pushoja sė qari. E ē’ndodh, kur Ai mė premton qė do tė mė burgosė nė zjarr, nėse e kundėrshtoj Atė?” Ebu Xhafer el Mensur, njėri nga khalifėt, shkoi tek njė murg, tek i cili kishte qenė edhe mė parė Umer Ibn Abdulaziz dhe i tha : “ Mė trego gjėnė mė tė ēuditshme qė ke parė tek Umeri!” Ai i tha : “E kaloi njėherė natėn nė taracėn e dhomės time, e cila ishte prej mermeri. Ndėrkohė, filloi tė mė pikonte ujė. U ngjita lart dhe e gjeta tė rėnė nė sexhde, e lotėt i rridhnin.” Pra, kjo ishte frika e engjėjvė, e profetėve, e dijetarėve si dhe eulijave. E si i bėhet me ne, qė na takon mė tepėr tė frikėsohemi? Frika nuk vjen si pasojė e volumit tė mėkateve, por si pasojė e zemrės sė pastėr dhe dijes sė zhvilluar. Ai qė e sheh zemrėn e tij me dritėn e dijes sė tij, arrin tė kuptojė se ajo ka pėrreth shumė grabitqarė tė pamėshirshėm si : zemėrimi, urrejtja, hasedi, mendjemadhėsia, vetėkėnaqėsia, syfaqėsia etj, tė cilat presin pakujdesinė mė tė vogėl, qė t’i vėrsulen zemrės. Kėto cilėsi nė varr, birit tė Ademit i shfaqen nė formėn e gjarpėrinjėve dhe tė akrepave qė e pickojnė. Prandaj, ai qė do tė shpėtojė prej tyre, duhet t’i luftojė e t’ua ketė frikėn pėrpara se t’i vijė vdekja.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum