Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Mrekullite e humbura

Go down  Message [Page 1 of 1]

niku

niku
Admin
Admin

Shumė prej anijeve tė mbytura mė tė famshme tė botės, varret dhe reliktet e historisė ende mbeten mister.

Tani qė rreth 1500 satelitė aktivė ndodhen nė orbitėn e Tokės dhe popullsia njerėzore po i afrohet 7 miliardėshit, ju ndoshta mendoni se ēdo gjė me vlerė nė planet do tė ishte zbuluar deri mė sot.

Por objektet mė tė famshme tė historisė, qė nga "Grali i shenjtė", murali i Da Vincit dhe aeroplani i humbur i Amelia Earhart, ende mbeten tė zbulohen.

Diku larg bregdetit tė Kolumbisė qėndron "San Jose", njė galion i fundosur spanjoll qė mendohet se mban mė shumė se 1 miliard dollarė pasuri. Arkeologėt kanė shpenzuar dekada gėrmime nėn diellin pėrvėlues nė kėrkim tė varrit tė humbur tė mbretėreshės Nefertiti tė Egjiptit.

Dhe qė nė mes tė shekullit tė 16-tė, askush s'e ka parė muralen e Leonardo da Vincit, tė cilin shumė prej bashkėkohėsve e konsiderojnė kryevepra e tij mė e madhe.

Gazeta "The Wall Street Journal" ju tregon pėr disa prej tyre, arsyeja pse ndodhen nė fillim tė listės sė objekteve mė tė kėrkuara dhe se kush i kėrkon. Jennifer Saranow ėshtė "gjashtarja" e teknologjisė sė lartė qė po kėrkon disa prej tyre. Falė teknologjisė sė lartė tė kėrkimit kjo do tė jetė mė lehtė nė ditėn e sotme.

Gjatė viteve tė fundit, njė ushtri nė rritje historianėsh, arkeologėsh dhe gjahtarėsh thesaresh kanė mbledhur shuma tė mėdha parash dhe kanė vėnė nė punė kėtė teknologji nė kėrkim tė kėtyre thesareve, por edhe tė tė tjerave.

Maury Kravitz, njė avokat 75-vjeēar nė pension dhe tregtar nga Highland Park, Illinois, ka kaluar 15 vitet e fundit dhe ka shpenzuar 3 deri nė 4 milionė dollarė, duke kėrkuar nė Mongolinė veri-qendrore varrin e Genghis Khan.

Roger "Woody" Peard, 53-vjeēar nga Lake Tahoe, Kalifornia, beson se aeroplani i Amelia Earhart-it, "Electra 10-E", i cili u zhduk mbi Paqėsorin jugor nė vitin 1937, u rrėzua pėr shkak tė njė pėrplasjeje nė ajėr dhe u gropos nė njė bazė ushtarake japoneze nė ishull Marshall.

Ai ka mbledhur rreth 30 mijė dollarė fonde pėr ekspeditėn qė do tė pėrdorė njė radar qė penetron nė tokė pėr ta provuar teorinė e tij. "Askush s'mė beson", thotė ai.

Eksploruesit edhe kanė patur sukses. Majin e kaluar, "Odyssey Marine Exploration Inc.", njė firmė kėrkimi nėn ujė, njoftoi se kishte gjetur njė anije tė mbytur tė erės koloniale tė quajtur "Black Swan" (Mjellma e zezė) dhe nxori rreth 500 mijė monedha argjendi.

Nė vitin 1985, njė skuadėr kėrkuesish gjeti dhe filmoi mbeturinat e Titaniku, ndėrsa nė vitin 1992, imazhet satelitore ndihmuan njė tjetėr grup tė lokalizojė atė qė besonin se ishte krahina legjendare e humbur e Ubar-it, tė cilin Lawrence i Arabisė e quajti "Altantiku i rėrave".

Njė kėrkues thotė se ka zbuluar thesarin nga anija e famshme e mbytur "Flor de la Mar", pranė bregut tė Indonezisė, ndėrsa njė profesor nga Teksasi pretendon se ka blerė njė ashkėl nga Kryqi i Vėrtetė, kryqi qė u pėrdor pėr tė kryqėzuar Jezusin, pėr 1500 dollarė nė "eBay".

Tradicionalisht, gjahu pėr thesaret joakademike financohet nga grupe investitorėsh qė kėrkojnė shpėrblime nė shkėmbim, duke shitur tė drejtat e medias dhe duke ndarė ēdo thesar. "Odyssey Marine", kompania mė e madhe e llojit tė saj, u bė kapital nė vitin 1997.

Kompania ka njė kapital tregu prej 300 milionė dollarėsh dhe vitin e kaluar kishte 5.06 milionė dollarė tė ardhura. Por teknologjia po hap shumė mundėsi nė kėtė fushė.

Duke pėrdorur "Global Positioning System", kėrkuesit mund ta kuptojnė mė mirė ku tė kėrkojnė. Komunikimet pa kabllo i lejojnė kėrkuesve tė ndajnė dhe tė analizojnė informacion nga vend tė largėta.

Fotografitė satelitore sugjerojnė qytete tė lashta dhe rrugė tregtare, ndėrsa pajisjet e fundit pėrdorin sinjalet e radarėve, sensorėt magnetikė dhe pulset elektrike pėr tė aftėsuar kėrkuesit tė shohin gjėrat nėn ujė, tė cilat 5 vite mė parė ishin tė padukshme.

Shumė teknika tė tilla janė nė dispozicion tė kujtdo sot", thotė W.Fredrick Limp, drejtori i Universitetit tė Arkansasit pėr Qendrėn e Teknologjive tė Avancuara.

Porcher Taylor III, njė profesor nga Universiteti nė Richmond, ka shpenzuar gati njė dekadė duke analizuar imazhe tė detajuara nga satelitėt tė njė anomalie mbi malin Ararat tė Turqisė, pėr tė cilėn beson se ėshtė Arka e Noesė.

Nė Majami, fotografi Ulf Erlingsson, kohėt e fundit pėrdori softuerė hartash tė teknologjisė sė lartė pėr tė treguar ngjashmėrinė mes Irlandės dhe pėrshkrimeve tė Platonit pėr Altantis (Zoti Erlingsson beson se pėrshkrimet e Platonit u frymėzuan nga njė ishull nė detin e Veriut). Nė disa raste, tė pasurit janė ata qė financojnė kėrkimet.

Pėr tė gjetur nėndetėsen nė tė cilėn u vdiq babai gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, tre vėllezėr kohėt e fundit morėn me qera dy kompani eksplorimi nėn ujė pėr ta kėrkuar (lundra "USS Grunion" u identifikuar gushtin e kaluar).

Pėr 30 mijė dollarė, gjahtarėt individual tė thesareve mund tė blejnė sensorė nėntokėsorė apo tė marrin me qera njė anije nėnujore kėrkimi pėr njė ditė.

Gjatė viteve tė fundit, arkeologėt, historianėt dhe qeveritė kanė shprehur shqetėsimin se shumė thesare nėnujore janė plaēkė e grabitur, me shumė pak interes pėr tė dhėnat historike.

Nėn ligjin tradicional, qė drejton vendet arkeologjike nėnujore nė ujėrat ndėrkombėtare, gjetėsit janė mbajtėsit dhe rikuperuesit marrin kompensim.

Por qeveritė nuk lėshojnė pe - "Odyssey Marine" ėshtė nė njė betejė ligjore me Spanjėn pėr "Mjellmėn e zezė".

Mrekullite e humbura

Varri i Genghis Khan

Askush s’e di ku ėshtė varrosur Genghis Khan. Ndėrkohė qė burimet historike thonė se luftėtari i madh ka vdekur gjatė njė fushate nė Kinėn veri-lindore nė vitin 1227, ata s’e zbulojnė vendbanimin e fundit.

Nė vitin 1237, njė ambasador kinez pohoi se kishte parė vendin e varrosjes sė pushtuesit tė madh dhe nė vitin 1370 njė shkrimtar kinez e emėroi vendin si “Kirelgu”, por misteri ende mbetet.

Pasi lexoi njė libėr 55 vite mė parė pėr njė pushtues mongolian, avokati dhe tregtari Maury Kravitz u fiksua pas tij.

Ai u nis pėr ekspeditė dhe mblodhi 1.5 milionė dollarė. Eksploruesit duruan mushkonjat dhe gjarpėrinjtė helmues nė Mongoli pėr dy vite, por veē skeleteve dhe poēeve nuk gjetėn asgjė tjetėr. Kėrkimet do tė fillojnė kėtė verė, me 250 mijė dollarė tė tjerė tė mbledhura.

Dhoma e qelibartė

Njė nga kryeveprat e artit barok, “Dhoma e qelibartė” ishte njė dhuratė nga mbreti Frederick William I” i Prusisė pėr Pjetrin e Madh nė vitin 1716.

U vendos nė pallatin veror tė perandorit rus, Tsarskoye Selo. Muret ishin tė veshura me qelibar, pasqyra dhe mozaikė mermeri. Njė ambasador britanik e pėrshkroi si mrekullia e tetė e botės.

Kur nazistėt pushtuan Rusinė nė vitin 1941, muret gati nė tė rėnė nuk i mashtruan gjermanėt, tė cilėt e ēmontuan dhe e transportuan thesarin nė njė kėshtjellė nė Kalinigrad, Rusi pėr ta ekspozuar.

Nė janar tė vitit 1945, dhoma u evakuua dhe thesari s’u pa mė. Disa thonė se thesari ėshtė fundosur me njė anije ruse nė vitin 1945.

Varri i Nefertitti-t

Egjiptologėt e dinė se kjo mbretėreshė ka jetuar nė shekullin e 14-tė pra Krishtit. Ajo u martua me faraonin Akhenaten dhe pati gjashtė vajza.

Ata e dinė edhe si dukej falė njė busti tė famshėm. Por pėr shkak se varri i saj ende nuk ėshtė gjetur, ata s’e dinė si ka vdekur apo ēfarė i ndodhi.

Pas shekullit tė 12-tė tė mbretėrimit tė burrit tė saj, emri i saj zhduket nga tė dhėnat arkeologjike. “Varrin e saj duan ta gjejnė tė gjithė”, thotė Nicholas Reevens, njė egjiptolog nė Kolegjin “Eton” nė Mbretėrinė e Bashkuar. “Jo vetėm pėr pasuritė qė pėrmban, por sepse Nefertiti ėshtė hallka e humbur”, shton ai.

Njė ekspeditė e vitit 2005 ka zbuluar shumė varreza tė tjera, po jo varrin e mbretėreshės sė mistershme.

Anija “San Jose”

"San Hose" ėshtė anija mė e pasur e fundosur nė histori. Kėtė e thotė Bob Cembrola, kuratori i historisė sė detit nė Kolegjin "U.S. Naval War" nė Newport.

Pasi u thye nga njė skuadėr angleze larg bregdetit tė Kolumbisė nė vitin 1708, "San Jose" u fundos me 600 burra nė bord.

Thesari i anijes, i cili pėrfshin monedha ari dhe argjendi, do tė kishte njė vlerė nga 150 milionė deri nė 10 miliardė dollarėsh, varet se kė pyesni.

Masa e thesarit ėshtė ēėshtja qė debatohet edhe sot. Vlerėsimet angleze tė kohės thonė vlerėn prej 50 milionė pesove spanjolle, ndėrsa Gabriel Garcia Marquez e rrit edhe mė shumė kėtė vlerė nė romanin "Dashuri nė kohėn e kolerės".

Vlera e thesarit sot varet nga sasia e parave me tė cilat do tė shkėmbeheshin.

Legjenda "San Jose" i ka nxitur gjahtarėt e thesareve pėr vite.

Nė vitin 1982, njė grup investitorėsh qė operojnė nėn emrin "Sea Search Armada", njoftoi se kishin gjetur galionin nė bregdetin e Kolumbisė. Dhe vetėm qershorin e kaluar, beteja e tyre 20 vjeēare mori fund.

Gjykata e Lartė e vendit vendosi se gjithēka qė i pėrkiste trashėgimisė kulturore tė Kolumbisė i pėrkiste Kolumbisė, ndėrsa "thesari qė mbetej" do tė ndahej mes eksploruesve. "Sea Search Armada" shpreson tė fillojė gėrmimin nė vitin 2009.

Grali i shenjtė

Ende nuk ėshtė e qartė se ēfarė ėshtė grali i shenjtė. Historianėt thonė se pėrmendet pėr herė tė parė nė vitin 1190 nė njė poemė tė Chretien nga Troja.

Autori e pėrshkruan gralin, por kurrė nuk thotė se ēfarė ėshtė. Shkrimtarė tė mėvonshėm, mes tyre dhe Eucharist-i, e pėrshkruajnė si kupa qė Jezusi mbajti nė Darkėn e Fundit. Nė fund tė shekullit tė 19-tė, grali u bė simbol misticizmi dhe rituali.

Fakti qė historianėt mendojnė se ėshtė thjeshtė njė mjet i figurshėm, nuk i ka ndalur njerėzit ta kėrkojnė. Alfredo Barbagallo, njė skolar mesjetar italian, beson se “Grali i shenjtė” ndodhet nė katakombet nėn Bazilikėn e Shėn Lawrence, jashtė mureve tė Romės.

Beteja e Anghiar-it

Nė vitin 1503, Leonardo da Vinci u caktua tė dekorojė njė holl nė pallatin Vecchio nė Florence. Ai punoi atje pėr 18 muaj me njė mural tė “Betejės sė Anghiari”-t, qė u luftua nga trupat e Florentine-s nė vitin 1440.

Ai pėrdori vaj nė vend tė teknikės tradicionale tė afreskeve, para se ta linte tė papėrfunduar nė vitin 1506. Megjithėkėtė, bashkėkohėsit e da Vincit e konsiderojnė si kryevepra mė e madhe.

Nė mes tė shekullit tė 16-tė, Cosimo de Medici punėsoi Giorgio Vasari-n tė rimodelojė hollin dhe murali humbi. Historianėt e dinė si duket nga skicat e hershme tė Da Vincit. Murali ka inspiruar kryeveprat e Rubens dhe Pikasos.

Aeroplani i Amelia Earhart

Amelia Earhart donte tė ishte personi i parė qė fluturonte rreth e rrotull globit pranė Ekuadorit. Mė 2 qershor tė vitit 1937, ajo dhe Fred Noonan u nisėn nga Lae, ajo qė tani ndodhet nė Papua New Guinea, me aeroplanin “Electra 10-E”.

Qė atė ditė ata s’u panė kurrė mė. Pėr 19 orėt e para tė udhėtimit tė tyre prej 2,556 miljesh, nė radio dėgjoheshin vetėm “duket ta kesh ti, por s’e sheh”, dhe “gazi po mbaron”.

Anija e Gardės Bregdetare i priste nė Howland Island nė Paqėsorin qendror. Jo shumė vonė, anija mori mesazhin e fundit qė thonte “veri dhe jug”. Kėrkimet e deritanishme nuk kanė zbuluar asgjė.

Njė grup kėrkuesish nė ditėn e sotme thonė se do ta gjejnė, duke qenė se teknologjia e re qė do tė pėrdorin ėshtė e pazėvendėsueshme.

http://wWw.ForumiJone.Net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

» Mrekullite e humbura

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum