Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Tekonologji Dhe Kuriozitete » Tekonologji » Detaje personale tė shefit tė ri tė spiunėve ...............

Detaje personale tė shefit tė ri tė spiunėve ...............

Go down  Message [Page 1 of 1]

Detaje personale tė shefit tė ri tė spiunėve tė Mbretėrisė sė Bashkuar nė Facebook

Londėr, Angli (CNN) – Detaje personale dhe fotografi tė shefit tė ri tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Spiunazhit tė Britanisė janė postuar nė Facebook, bėri tė ditur Sekretari i Jashtėm i Britanisė David Miliband tė dielėn.

Zyra e Jashtme e MB thotė se stafi i jashtėm i shėrbimit duhet tė tregojė maturi nė faqet e rrjetit shoqėror tė internetit.

Por ai nguli kėmbė se nuk ėshtė shfaqur ndonjė informacion qė e vė atė nė rrezik.

“Ju e dini se ai vesh Speedo, noton, noti, kostum banje… Dua tė them ēfarė ėshtė kjo? Dua tė them, ky nuk ėshtė sekret shtetėror”, tha Miliband nė emisionin e mėngjesit tė dielėn nė BBC.
Njeriu nė fjalė, John Sawers, ėshtė aktualisht ambasadori britanik nė Kombet e Bashkuara.

Gruaja e tij postoi detaje rreth familjes sė tyre, pushimeve dhe rezidencės nė faqen e rrjetit shoqėror, raportoi media britanike tė dielėn. Faqja e saj e internetit ėshtė mbyllur menjėherė, thanė raportet. Keni postuar ndonjėherė diēka qė mė vonė jeni penduar nė njė faqe interneti tė rrjetit shoqėror?

Sawers “ishte caktuar 10 ditė mė parė si kreu i MI6”, tha Miliband, duke pėrdorur termin e pėrgjithshėm pėr Shėrbimin Sekret tė Inteligjencės.
“Ai ėshtė njė profesionist i jashtėzakonshėm i cili do tė bėjė njė punė tė mirė nė njė organizatė tė jashtėzakonshme qė bėn shumė pėr kėtė vend”, shtoi “Miliband. Fakti qė ekziston njė fotografi, koka e MI6 shkon tė notojė. Dua tė them, uau! Ėshtė vėrtet epshndjellėse. Nuk ėshtė njė sekret shtetėror.”

Por analisti i inteligjencės Glenmore Trenear-Harvey tha se rrjedhja ishte tė paktėn njė siklet dhe mundėsisht mė shumė se aq.

“A e keni parė ndonjėherė sekretarin e jashtėm mė nė siklet?” pyeti ai retorikisht.

“Zyra e Jashtme duhet tė kishte bėrė njoftimin se asnjė detaj personal nuk duhet tė ishte lėnė nė ndonjė kompjuter apo dosje”, i tha Trenear-Harvey CNN.

“Rrjedha vė nė rrezik sigurinė personale tė Sawers”, tha Trenear-Harvey, kryeredaktori i “The World Intelligence Review.”

“Ju mund tė keni dikė qė futet nė internet dhe hedh fjalėn pėr vajzėn e zonjės Sawers”, i cila raportohet tė jetė shfaqur nė faqen e Facebook.
Nėse ajo ndan tė njėjtin kompjuter me tė atin nė shtėpi, “shtėpia mund tė marrė njė virus, dhe sapo tė ndodhė kjo ne kemi lejehyrjeje te koka e ardhshme e Shėrbimit Sekret tė Inteligjencės”, tha analisti.

Njė arsye shtesė pėr fytyrat e kuqe ėshtė ajo se Sawers do tė jetė pėrgjegjės pėr organizatėn e re britanike tė sigurisė sė internetit kur tė bėhet kreu i MI6, theksoi Trenear-Harvey.

Organizata e re, bazuar nė GCHQ, njė tjetėr agjenci britanike inteligjence, do tė “jetė pėrgjegjėse pėr t’u siguruar se shėrbimet e inteligjencės nuk janė tė cenueshme nga pirateria informatike, vjedhja e identitetit, apo ‘peshkimi’“, tha Trenear-Harvey.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė detajet personale tė njė zyrtari tė lartė tė inteligjencės britanike tė dalin nė shesh.

Kur Richard Dearlove u bė kreu i MI6 nė 1999, “adresa e tij nė Putney u bė publike”, duke detyruar qeverinė tė vendosė oficerėt e policisė sė Degės Speciale atje pėr ta mbrojtur atė, tha Trenear-Harvey.

Dhe kur Stella Rimingon u bė kreu i parė i shpallur publikisht i MI5, agjencia e sigurimit tė brendshėm, nė 1991, adresa e saj nė Londrėn veriore u zbulua.

“Ajo dhe vajza e saj ikėn nga shtėpia dhe u vendosėn nė njė shtėpi tė sigurt tė MI5”, tha Trenear-Harvey.

Oficerėt e shėrbimit tė jashtėm “kėshillohen tė tregojnė maturi” nė faqet e internetit tė rrjetit shoqėror, tha njė pėrfaqėsues i Zyrės sė Jashtme, duke refuzuar tė thotė emrin, nė pėrputhje me politikat e qeverisė.

Sawers, 53 vjeē, ėshtė njė ekspert karriere i politikės sė jashtme. Ai ishte njė kėshilltar i politikės sė jashtme i Toni Bler kur Bler ishte kryeministėr, mė pas u bė ambasador nė Egjipt dhe me pak fjalė pėrfaqėsoi Britaninė nė Irak. Ai ishte drejtori politik i Zyrės sė Jashtme pėr katėr vjet pėrpara se tė shkonte te Kombet e Bashkuara nė 2007, sipas biografisė sė tij nė faqen e internetit tė misionit britanik nė KB.

Ai ėshtė propozuar tė zėvendėsojė John Scarlett nė Nėntor si kreu i MI6.

Si shefi i SHSI (SIS), ai raporton te sekretari i jashtėm, sipas faqes sė internetit tė SHSI.

“I njohur si Shefi i SHIS ose “Sh” (pas Shefit tė parė, Mansfield Smith Cumming, i cili firmoste si “Sh”), Shefi ėshtė i vetmi anėtar shėrbyes i Shėrbimit qė zyrtarisht bėhet publik”, sipas agjencisė.

Facebook pretendon tė ketė “mė shumė se 200 milionė pėrdorues aktivė”.


_________________
[You must be registered and logged in to see this image.]

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


[You must be registered and logged in to see this image.]
View user profile http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum