Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Tekonologji Dhe Kuriozitete » Kuriozitete » Mrekullitė nė ndėrtim

Mrekullitė nė ndėrtim

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Mrekullitė nė ndėrtim on Mon Jun 28, 2010 5:27 pm

Botės po i shtohen edhe 1 ndėrtesa super tė larta, qė mė vonė mund tė krahasohen me mrekullitė e antikitetit. Qytete nėntokėsore, grataēiela kilometrike, ura rezistente dhe puse nafte “tė pamundura”
Grataēiela mė e lartė e botės.

Mrekullitė nė ndėrtim
Emri: “Burj Mubarak al-Kabir”.
Shteti: Kuvajt.
Kostoja: 5,2 miliardė euro.
Pėrfundimi: Viti 2016.
Sfida: Njė grataēielė qė u reziston erėrave 240 km/orė.
Njė grataēielė supergjigante po ndėrtohet nė Kuvajt. Do tė ishte mirė qė ndėrtuesit ta pagėzonin me emrin “Njėmijė e njė metra”, duke qenė se ndėrtesa e kalon njė kilometėr lartėsi. E projektuar nga arkitekti amerikan, Eric Kuhne, “Burj Mubarak al-Kabir” do t‘ia kalojė kullės sė Dubait, e cila ėshtė e gjatė 700 metra dhe ndėrtesa e parė mė e madhe nė botė (1,001m).
Stuhi e pėrjetshme.
Nė atė lartėsi, ku forca e erės i kalon 200 kilometra nė orė, ēdo lloj ndėrtese do tė ishte e rrezikuar. Por falė pranisė sė 3 kolonave mbajtėse dhe ndėrthurjes sė tyre nga lart-poshtė, stabiliteti i “Burj Mubarak” ėshtė i garantuar. Pėr tė shmangur lėkundjet e rrezikshme nė katet e larta tė grataēielės, Khune po pėrdor njė strategji tė paeksperimentuar mė parė: pėrgjatė profilit tė ēdo kulle do tė vendosė krahė vertikale, si ato tė aeroplanit, tė gjera deri nė 180 centimetra, tė cilat do tė rregullohen nė mėnyrė mekanike, duke devijuar drejtimin e parashikuar tė erės pėrreth grataēielės.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net

2 Re: Mrekullitė nė ndėrtim on Mon Jun 28, 2010 5:30 pm

Qyteti prej mėndafshi:
“Burj Mubarak al-Kabir” do tė ketė rreth e qark 7 lagje me pallate 30-katėshe, ku nuk do tė mungojnė dyqanet, apartamentet, zyrat, hotelet, madje dhe kopshtet e parqet natyrale. Kjo lagje do tė formojė zemrėn e Qytetit prej Mėndafshi (Madinat al-Hareer), njė metropol modern dhe teknologjik, i ngritur nga hiēi dhe i shtrirė mbi njė sipėrfaqe 2 km katrorė nė deltėn e lumenjve Tigėr dhe Eufrat.
Njė urė mbi rėrėn e lėvizshme.
Emri: “Sixth crossing”.
Vendi: Dubai – Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kostoja: 580 milionė euro.
Pėrfundimi: Viti 2012.
Sfida: Ndėrtimi i njė ure gjigante mbi njė terren tė paqėndrueshėm.
Pas tri vitesh, ekzaktėsisht nė vitin 2012, nė Dubai do tė ndėrtohet ura me harqe, mė e madhja nė botė. Ura do tė jetė e gjatė 1,7 kilometra dhe do tė lejojė tranzitin e automjeteve nė 12 korsi. Projekti, fituesi i konkursit “Roads and Transportation Authority” tė Dubait, do tė mbajė firmėn e studios njujorkeze “FxFowle”. Dy harqet, njėri i gjatė 667 metra dhe tjetri 205, dyfishi i urės sė Shangait “Lulu Bridge”, qė pėr momentin mban rekordin botėror tė lartėsisė, bashkohen nė qendėr tė karrexhatės dhe mbajnė peshėn.
Gėrmimet.
Pikėrisht nė atė zonė qė po ndėrtohet ura, gjendet njė ishull artificial, pjesė e tė cilit ėshtė edhe njė amfiteatėr dhe njė terminal tragetesh. Vėshtirėsia mė e madhe pėr inxhinierėt ishte gjetja e njė mėnyre pėr tė fiksuar strukturėn e terrenit, i ndėrtuar nga rėra dhe gurėt ranorė, e jo nga shkėmbinj solidė. Pėr tė shmangur njė shembje tė harqeve, do tė jetė e nevojshme qė kolonat mbajtėse tė jenė jashtėzakonisht tė thella.
Njė qytet nėn qytet.
Emri: “Hapėsirė shumėfunksionale alternative nėntokėsore”
Vendi: Amsterdam.
Kostoja: 10 miliardė euro.
Pėrfundimi: Viti 2028.
Sfida: Krijimi i njė zone tė banuar nėntokė.
“Hapėsirė shumėfunksionale alternative nėntokėsore”, kėshtu quhet qyteti qė njė grup inxhinierėsh dhe arkitektėsh holandezė po projektojnė pėr tė realizuar nėn burimin ujor tė Amsterdamit. Nė ato anė, kushtet e jetės do tė jenė maksimale, sepse nuk do tė ketė lagėshtirė. Arsyeja? Zona e urbanizuar ėshtė 30 metra nėn tokė, mbi njė shtresė argjile tė ngjeshur, dhe shtrati i kanaleve nuk lejon asnjė pikė uji tė depėrtojė.
Vulosja.
Fillimisht duhet gjetur njė terren i thatė pėr tė bėrė gėrmimet. Qyteti qė do tė pėrfundojė nė vitin 2028 (pėr njė kosto rreth 10 miliardė euro), nuk do tė ketė asgjė mė pak se qytetet mbi sipėrfaqen e tokės. E vetmja gjė qė do tė mungojė do tė jetė dielli.
Qyteti mbi anije.
Emri: “Oasis of the seas”.
Vendi: SHBA.
Kostoja: 850 milionė euro.
Pėrfundimi: Dhjetor 2009.
Sfida: Ndėrtimi i njė anijeje 18-katėshe me njė park.
E projektuar nga inxhinierėt e kompanisė amerikane, “Royal Caribbean”, anija “Oasis of the seas” (“Oazi i deteve”), do tė lundrojė pėr herė tė parė nė dhjetor tė kėtij viti nga Fort Lauderdale, pėr nė Florida.
Guines.
Qė prej atij momenti do tė jetė kroēera mė e madhe e botės, e cila do tė mbajė 6300 pasagjerė. Dizajni i saj unik dhe spektakolar ka bėrė tė mundur realizimin e njė qyteti tė vėrtetė me pemė, kopshte tropikale, restorante modernė, qendra tregtare, bare dhe njė pishinė tė madhe (e cila nxė 500 tonė ujė). Udhėtarėt, tė cilėt do tė kenė mundėsi tė pushojnė nė dy pallate nga 6 kate, mund tė shėtisin nė njė park tė madh sa njė fushė futbolli amerikan, duke imagjinuar sikur gjenden nė “Cental Park” tė Nju Jorkut.
Helikat.
Tri helika tė mėdha, me fletė tė mprehta 6 metra, tė cilat mund tė rrotullohen 360 gradė, do t‘i garantojnė anijes njė lundrim tė shpejtė dhe manovrim tė shpejtė nė rast rreziku.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum