Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Tekonologji Dhe Kuriozitete » Kuriozitete » Pėr dy sekonda, koha e mjaftueshme pėr t’i hedhur njė sy...

Pėr dy sekonda, koha e mjaftueshme pėr t’i hedhur njė sy...

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Pėr dy sekonda, koha e mjaftueshme pėr t’i hedhur njė sy titullit tė kėtij shkrimi, popullsia e planetit ėshtė shtuar me katėr persona.


Nė fakt, pėr ēdo sekondė mbi tokė regjistrohen 4.17 lindje dhe 1.8 vdekje, me njė rritje neto prej 2.37 persona. Po ashtu, ēdo vit popullsia rritet me pothuajse 75 milionė banorė.
Tani jemi rreth 6 miliardė e 900 milionė, por nė 2011-n ka shumė mundėsi tė arrijmė nė 7 miliardė, sipas shumė parashikimeve tė institutit “Population Reference Bureau”.
Njė rrjedhė qė nuk duket se do tė ndalė, edhe pse norma vjetore e rritjes globale nė tė vėrtetė ėshtė zvogėluar: pasi arriti pikun e 2.19 pėr qind nė mesin e viteve ‘60, ėshtė nė rėnie konstante, dhe sot bota rritet me 1.14% nė vit.
Atėherė me kėtė ritėm sa do tė jemi pas 40 vjetėsh? Do tė jemi shumė? Si do tė ndryshojė popullsia e planetit tonė? Mund tė bėjmė parashikime, duke marrė parasysh se hyjnė nė lojė shumė variabla. Sipas tė dhėnave tė OKB-sė, parashikohen tre skenarė tė ndryshėm.
Pėr hipotezėn mė tė moderuar, nė vitin 2050 do tė arrijmė nė pragun e 8 miliardėve, me paktin qė norma aktuale e fekondimit, me njė mesatare prej 2.56 fėmijė tė lindur pėr ēdo grua, tė zbresė nė 1.54. Sipas hipotezės “mesatare” dhe mė tė mundshme, nė vitin 2050 do tė jemi 9 miliardė e 150 milionė.
Kjo mund tė verifikohet vetėm nėse fertiliteti nė rajonet mė pak tė zhvilluara, qė sot ėshtė 2.73 fėmijė pėr grua, tė zbresė nė 2.05. Por qė tė ndodhė kjo, ėshtė e nevojshme qė tė nisė tė zbatohet edhe nė vendet mė tė varfra planifikimi i lindjeve. Skenari i tretė parashtron njė normė fertiliteti 2.51, qė do tė na ēojė nė njė shifėr 10.5 miliardė.
Variablat
Cilėt janė faktorėt qė influencojnė rritjen e popullsisė? Janė kryesisht dy: lindshmėria dhe vdekshmėria. Tė dyja kėto influencohen nga shumė variabla. Vdekshmėria, pėr shembull, ėshtė ulur shumė nė dhjetėvjeēarėt e fundit nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha grupmoshat, pėr efekt tė progreseve tė bėra nė fushėn e mjekėsisė.
Por mund tė ndėrhyjnė edhe situata nė gjendje qė ta modifikojnė edhe nė periudha shumė tė shkurtra. Njė shembull ka qenė vera pėrvėluese e vitit 2003, qė vetėm nė Francė shkaktoi 15000 tė vdekur mė shumė se mesatarja.
Megjithatė, edhe ngjarjet social-politike tė njė vendi mund tė influencojnė: siē ndodhi nė Rusi dhe nė ish-vendet komuniste, ku pas rėnies tė regjimit u pėrkeqėsuan kushtet e jetesės pėr njė pjesė tė madhe tė popullsisė, me njė ulje tė natalitetit dhe njė rritje tė vdekshmėrisė (nė Rusi, nga viti 1991 deri nė 1994 jetėgjatėsia mesatare e njerėzve u zvogėlua me 5 vjet).
Nė fund, ka shumė rėndėsi zhvillimi i njė vendi. Nė zonat e botės me standard tė lartė higjiene, edukimi dhe fitimeve pėr person, familjet bėjnė mė pak fėmijė, njė ose dy, dhe njerėzit jetojnė shumė mė gjatė. Pėrkundrazi, nė vendet ku dominon varfėria, shkollimi i pakėt dhe politika e pamjaftueshme shėndetėsore, lindin akoma shumė fėmijė pėr familje dhe jetėgjatėsia shkurtohet.
Ėshtė rasti i Afrikės, ku mesatarisht ēdo grua lind mė shumė se 4 fėmijė dhe ku janė vetėm 6 tė moshuar pėr 100 tė rritur. Kėshtu mund tė mendohet se shpėrndarja e mirėqenies mė tė madhe dhe pasurisė edhe nė vendet e varfra, do tė sjellė nė tė ardhmen njė stabilizim tė popullsisė nė shkallė botėrore.
Ēekuilibra tė rrezikshėm
Nėse nė 2050-n do tė jemi 9 miliardė, rritja do tė jetė e pabarabartė nė vende tė ndryshme tė botės. Sipas parashikimeve tė OKB-sė, Europa do tė qėndrojė e stabilizuar, ndėrsa Afrika do ta dyfishojė popullsinė e saj aktuale, duke arritur nė 2050-n nė thuajse 2 miliardė (pėr efekt tė njė rritjeje vjetore prej 22 milionė banorėsh, e ngadalėsuar vetėm nga njė plagė e tmerrshme si AIDS). Gjithmonė nė vitin 2050 nė Azi do tė jetojnė 5.3 miliardė persona. Pesha e zonave tė botės, karakteristikat e popullsisė dhe shpėrndarja e saj do tė ndryshojnė.
Ashtu siē ka nėnvizuar Jack Goldstone i “George Mason University” (SHBA), nė njė analizė pėr bombėn e re demografike tė publikuar nė revistėn “Foreign Affairs”, i cili shkruan: “Siguria ndėrkombėtare e shekullit XXI do tė varet si nga numri i njerėzve qė do tė jetojnė nė planet, ashtu dhe nga fakti se si ėshtė e pėrbėrė dhe shpėrndarė popullsia globale”.
Mega-trendet
Goldstone ka pėrcaktuar 4 “mega-tendenca”, tė cilat qė nga sot e deri nė 2050-n do ta revolucionarizojnė botėn.
1) Trendi i parė do tė jetė pesha e vogėl e vendeve tė zhvilluara si Europa dhe Amerika e Veriut, si nga pikėpamja demografike, ashtu edhe nga ajo ekonomike. Nė vitin 2003, popullsia e Europės, SHBA-sė dhe Kandasė ishte vetėm 17 pėr qind e asaj globale, por nė 2050-n do tė zbresė nė 12 pėr qind. Kėto zona prodhojnė rreth 30 pėr qind tė pasurisė globale.
2) Popullsia e vendeve tė zhvilluara do tė plaket, me njė pėrqindje mė tė vogėl personash nė moshė pune dhe pėrqindje mė tė lartė pensionistėsh, me rrezikun e krizės sė sistemit tė sigurimeve dhe mė shumė kosto pėr asistencėn mjekėsore.
3) Popullsia e re do tė rritet sidomos nė vendet e varfra (sipas hartimeve tė “Population Reference Bureau”). Nė 2050-n tė rinjtė nga 15 e deri nė 24 vjeē do tė jenė 53 pėr qind nė Azi dhe Paqėsor, 29 pėr qind nė Afrikė dhe 7 pėr qind nė Amerikėn Latine, ku janė shumė tė vogla mundėsitė pėr tė pasur njė edukim tė mirė dhe mbi tė gjitha njė punė tė mirė.
Rreziku ėshtė se kėtu janė shumė tė mira kushtet pėr paqėndrueshmėri dhe konflikte. Goldstone nė veēanti nėnvizon se si kėto zhvillime do tė ndodhin nė shumė vende myslimane dhe se si ėshtė vitale tė pėrmirėsosh marrėdhėniet mes shoqėrive islamike (me tė rinj qė mund tė jenė tė ndjeshėm dhe lėvizje radikale dhe anti-perėndimore) dhe perėndimore.
4) Njė trend i fundit do tė jetė pėrqendrimi i madh nė aglomeratet urbane, qė do t’u pėrkasė sidomos mė tė varfėrve nė kryeqytetet gjigande me 15-20 milionė banorė, si Mumbai, Qyteti i Meksikos, Nju Delhi, Shangai apo Kalkuta, ku sot verifikohen probleme tė mėdha me higjienėn, degradimin, dhunėn dhe ērregullimet.
Migracioni
Njė tjetėr faktor nė lojė janė migrimet e mundshme pėr shkaqe ekonomike dhe ambientale. Ēfarė peshe do tė kenė? Sipas raportit tė OKB-sė mbi popullsinė, nė botė pėr vitin 2009 “pritet qė ndryshimi klimaterik tė jetė njė nga faktorėt kyēė pėr postimin e popullsisė nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm. Me pak fjalė, migracione tė shkaktuara nga rritja e ngjarjeve meteorologjike ekstreme (si uraganet), thatėsira dhe degradimi i tokės, apo rritja e nivelit tė detit me pasoja erozionin dhe pėrmbytjet e brigjeve.
Njė kėrcėnim ky pėr kė jeton nė zonat bregdetare tė populluara (ku gjendet 60 pėr qind e 39 metropoleve tė mėdha) dhe pėr vendet ishullore, ku tokat kėrcėnohen nga zhytja; si Maldivet, Tuvalu, Vanuatu. Sa do tė migrojnė? Sipas OKB-sė, deri nė vitin 2050, tė paktėn 200 milionė njerėz do tė zhvendosen pėr faktorė ambientalė.
Gjyshėrit migrues
Por do tė ketė edhe migrime pėr motive ekonomike. Pėr Komisionin Global pėr Migrimet Ndėrkombėtare tė Kombeve tė Bashkuara, fenomeni migrues nė shkallė botėrore i pėrket ēdo vit 3 pėr qind tė popullsisė. Vendet mė tė rėndėsishme me origjinė fluksesh migratore janė Kina, India dhe Filipinet, ndėrsa ato tė destinacioneve SHBA, Rusia dhe Gjermania.
Kalimi nga Afrika e Jugut pėrmes Mesdheut, ėshtė njė opsion migrues sekondar. Por tendenca nuk do tė ndalet. “Situata ekonomike e rajoneve sub-sahariane”, siē shpjegon Hein de Haas, kėrkues i Institutit Ndėrkombėtar pėr Migrimet nė Oksford, “do tė vazhdojė ta shtyjė eksodin, sepse edhe nė vendet pritėse ka nevojė pėr krah pune me kosto tė ulėt.
Pėrmirėsimi i transportit dhe lidhjeve nė Mesdhe nuk do tė bėjė gjė tjetėr veēse do tė lehtėsojė fenomenin”. A do tė rriten migracionet? Sipas OKB-sė, po. Nė vitin 1975, nga Azia lėviznin 34.5 pėr qind e imigrantėve tė tė gjithė botės, sot vetėm 25 pėr qind. Edhe pesha e Afrikės nė flukset botėrore po bie nė pėrqindje (nga 12 pėr qind nė 1970, nė 9 pėr qind qė ėshtė sot).
Ashtu siē nėnvizon Jack Goldstone, mungesa e tė rinjve nga njėra anė dhe sasia nė tjetrėn do ta ushqejnė migracionin drejt vendeve tė zhvilluara, ku mund tė gjesh punė. Por ashtu, studiuesi ngre hipotezėn edhe tė njė fluksi tė kundėrt: zhvendosjet e tė moshuarve nga vendet e zhvilluara drejt vendeve ku mund tė krijohet njė rrjet strukturash rezidenciale dhe asistence.
Impakti ambiental
Po planeti?
Duket i stėrvitur pėr tė mbajtur nė vitin 2050 peshėn e 9 apo dhjetė miliardė personave. Por, siē shpjegon Massimo Livi Bacci, pedagog i demografisė nė Universitetin e Firences, “problemi qėndron nė faktin se rritja e ardhshme do tė pėrqendrohet nė vendet e varfra.
Pėr vendet e pasura mund tė mendohet njė kombinim mes popullsisė stacionare dhe njė aktiviteti produktiv gjithmonė e mė tė bazuar nė aktivitete qė kėrkojnė njė konsum energjetik tė limituar. Por nė vendet e varfra qė kanė popullsi nė rritje dhe synojnė zhvillimin e shpejtė, konsumi energjetik do tė jetė shumė i shpejtė dhe i madh”.
Nė Perėndim do tė prodhojmė mė shumė shėrbime dhe tė mira jomateriale qė nuk kėrkojnė shfrytėzim tė madh tė lėndėve tė para dhe energji. Prodhimet do tė pėrdorin teknologjitė e avancuara dhe mė shumė “ekologjike”.
Sipas Livi Baccit, “qė njė vend si India tė mbajė konstant edhe nė 2050-n impaktin e saj ambiental, duke marrė parasysh edhe rritjen e popullsisė, ēdo produkt industrial pas 40 vjetėsh duhet tė realizohet me njė konsum energjie 13 herė mė tė vogėl se ai aktuali. Njė kufi i pamundur, sepse rritja indiane nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm do tė shumėfishojė mbi tė gjitha konsumin e atyre tė mirave si ushqimi, qė kėrkon njė pėrqendrim tė madh tė lėndėve tė para, energji dhe punė”.
Ushqim pėr tė gjithė
Me pak fjalė, a do tė mjaftojnė burime? Sipas vlerėsimeve tė “FAO”-s, toka mund tė ushqejė deri nė 20 miliardė persona. Problemi qėndron te varfėria dhe shpėrndarja e ushqimit. Nė njė raport tė tre studiuesve tė OKB-sė, George Martine, Jose Miguel Guzman dhe Daniel Schensul, thuhet se, si nė 20 vitet e fundit, norma e rritjes sė popullsisė botėrore ka zbritur nė 1.14 pėr qind, ndėrsa prodhimi i ushqimit ėshtė rritur nė mėnyrė konstante me 2 pėr qind pėr ēdo vit.
Bota nuk po ezauron rezervat ushqimore tė planetit. Problemi i vėrtetė qėndron tek aksesi i pabarabartė ndaj ushqimeve pėr tė gjithė dhe njė shpėrndarjeje tė gabuar”, thonė studiuesit.
Kufij qė nuk duhen kaluar
Mė serioz ėshtė problemi energjetik: sfida mė e madhe ka lidhje me naftėn. Konsumi aktual ėshtė rreth 90 milionė fuēi nė ditė. Sipas vlerėsimeve tė Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė, kjo nevojė ėshtė e destinuar tė rritet me rritjen e popullsisė dhe nė 2030-n do tė shkojė nė 120 milionė fuēi nė ditė.
Me pak fjalė, duhet kursim dhe teknologji tė reja. Njė studim suedez, bėrė nė “Stockholm environment Institute” nga Johan Rockstrom, na tregon se dhe sa mund tė durojnė burimet natyrore pėrballė rritjes demografike.
Rockstrom ka gjetur disa kufij qė nuk duhen tejkaluar. Njė prej tyre ėshtė shfrytėzimi i tokės pėr qėllime bujqėsore, qė sipas llogarive tė tij nuk mund ta kalojė kufirin 15 pėr qind tė tokave tė zhytura dhe tė lira nga akujt.
Tė shkosh pėrtej kėsaj pėrqindjeje, do tė thotė varfėrim i burimeve kryesore, si pyjet, tė nevojshme pėr kontrollin e nivelit tė CO2 nė hapėsirė. Aktualisht kemi shfrytėzuar 12 pėr qind tė kėtyre tokave dhe nuk na ngelet veēse njė 3 pėrqindėsh tjetėr.
Uji
Kjo do tė thotė se pėr tė pėrballuar nevojat ushqimore tė njė popullsie nė rritje, nuk mjafton vetėm tė gjejmė toka tė reja pėr t’u kultivuar, por duhet tė pėrmirėsohen edhe mėnyrat e kultivimit. Kjo mund tė lidhet me disponibilitetin e ujėrave tė ėmbėl. Pėr kėtė burim, shpjegon Rockstrom, nuk mund tė shkojmė pėrtej njė konsumi prej 4000 km3 nė vit. Aktualisht jemi nė njė nivel prej 2600 km3 nė vit.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum