Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Shpallen 7 kryeveprat e trashegimise kulturore, shpirterore

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Tanimė ato janė tė tilla ligjėrisht, ashtu si edhe kalatė, kishat, xhamitė, urat, tė shpallura monumente kulture. Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore kulmoi dje me shpalljen e shtatė kryeveprave tė trashėgimisė shpirtėrore. Deri mė tani boshe ligjėrisht, kjo listė u mbush me kryeveprat e para, qė nė tė vėrtetė janė edhe elementet mė pėrfaqėsuese nė llojin e vet, por edhe mė tė ekspozuara ndaj rrezikut tė zhdukjes, apo deformimit. Ishte Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj, i cili bėri tė njohur kėtė vendim tė marrė nga Komiteti i Trashėgimisė Shpirtėrore.

Si pėr t’u bėrė “qejfin” tė gjitha zonave tė Shqipėrisė (ndonėse nė kėtė rast bėhet fjalė pėr njė pasuri tė tė gjithėve), nė kėtė listė u pėrfshinė elementė tė pasurisė shpirtėrore, qė shtrihen nga veriu nė jug. E para nė listė ėshtė padyshim Isopolifonia, kryevepra e Shqipėrisė sė Jugut, e shpallur si pjesė e pasurisė botėrore nga UNESCO, pėr tė vijuar me “Bjeshkėt e Namuna”, veriun e thellė, nga ku zbresin kėngėt kushtuar heronjve mitikė, Muji dhe Halili, pra “Eposi i Kreshnikėve”. Nė kėtė listė renditen gjithashtu dialektet gjuhėsorė gege e toske.

Nuk mund tė mbeten jashtė kėsaj liste kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, por as ahengu shkodran. Por qė njė rapsod tė kėndojė trimėritė e jutbinasve tė famshėm duhet me doemos lahuta. Kjo ėshtė arsyeja pse listės sė “kryeveprave” i janė shtuar edhe mjeshtėrit e punimit tė veglave muzikore popullore, qė nga lahuta, fyelli, daullja, bakllamaja, ēiftelia, dajreja, etj. E sė fundi, por jo mė pak e rėndėsishme nė listė qėndron Vallja e vajzave dropullite, njė nga ma tė bukurat nė tėrėsinė e folklorit koreografik. Sipas Ministrit Xhaferaj, “kjo listė e pėrzgjedhur do tė depozitohet edhe pranė strukturave pėrkatėse tė UNESCO-s, e cila do tė ndiqet nga njė plan veprimi me masa konkrete pėr ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre”.

Prej vitit 2006, nė bazė tė ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore”, kultura materiale dhe ajo shpirtėrore kanė tė njėjtėn rėndėsi, por pėr gati katėr vjet, kjo barazi mbeti vetėm nė letėr. Pėrkundėr listės shumėemėrore tė pasurisė materiale, ajo shpirtėrore nuk kishte asnjė syresh. Ndėrsa tani kemi njė listė konkrete, e cila ėshtė mė pėrgjithėsuese se ajo e monumenteve, pasi nuk ėshtė emėrore (tek Isololifonia pėrfshihet njė numėr shumė i madh kėngėsh, apo tek Eposi i Kreshnikėve, kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, etj.). tanimė edhe ligji mund tė flasė nė mėnyrė konkrete. Sipas muzikologut, akad.

Vaso Tole, kėsaj pasurie do t’i kushtohet i njėjti kujdes si pėr trashėgiminė kulturore materiale, ēka do tė thotė qė do tė promovohet pėrmes botimeve, CD-ve dhe DVD-ve, do tė mbrohet duke siguruar vazhdimėsinė, sidomos nė ato vende ku rrezikohet zhdukja, do tė nxisė mjeshtėrinė e punimit tė veglave karakteristike, etj. “Personalisht e konsideroj njė moment historik. Me shpalljen e kėsaj liste plotėsohet njė detyrim i shtetit pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare. Deri mė tani jemi mėsuar tė dėgjojmė vetėm pėr mbrojtjen e trashėgimisė materiale, por tani do tė flasim pėr spektrin e plotė tė trashėgimisė kulturore.

Tė mbrosh trashėgiminė shpirtėrore, do tė thotė tė ruash vetė popullin, pasi ėshtė bartėsi i kėsaj pasurie”, thotė Tole. Sipas tij, me anė tė kėsaj ndėrmarrjeje, tanimė plotėsohen tė gjitha detyrimet e parashikuara nė Konventėn e UNESCO-s, ku Shqipėria, jo vetėm ėshtė palė, por nė sesionin e radhės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė shteteve palė nė kėtė Konventė, vendi ynė u zgjodh me shumicė votash anėtare e Komitetit Ndėrqeveritar pėr katėr vitet e ardhshme. Gjithashtu pėrmbushen edhe detyrimet e Kartės sė Diversitetit kulturor, qė parashikon respektimin dhe mbrojtjen e pasurisė shpirtėrore tė pakicave etnike, duke iu referuar pėrfshirjes nė kėtė listė tė valles sė vajzave dropullite, tipologji e trashėgimisė shpirtėrore tė minoritetit etnik grek nė Shqipėri.

Muzikologu shton se shteti ka pėr detyrė tė mbrojė e tė promovojė origjinalin, ēka do tė thotė se tanimė nuk do tė jetė edhe aq e thjeshtė tė pėrdorėsh trashėgiminė shpirtėrore pėr qėllime pėrfitimi. Kėshtu ka ndodhur deri mė tani me isopolifoninė, apo edhe me kėngėt popullore tė trevave tė tjera, tė marra, pėrpunuara e tė shitura nga lloj-lloj zanatēinjsh tė muzikės. Po, dje, ministri Xhaferaj shfrytėzoi rastin pėr tė ftuar personalisht tė gjitha organizatat, shoqatat, njėsitė e pushtetit vendor dhe qendror tė aplikojnė pranė MTKRS-sė brenda datės 30 nėntor 2010 pėr projekte qė synojnė ruajtjen e kėtyre pasurive. Si pėr tė treguar se ēfarė “jemi duke shpėtuar”, gjatė konferencės sė shpalljes sė listės sė “kryeveprave”, organizatorėt kishin njė rapsod dhe njė grup polifonik, tė cilėt sollėn pėr tė pranishmit njė pjesė fare tė vogėl nga perlat e “Eposit tė Kreshnikėve” dhe Isopolifonisė.

Lista

1. Isopolifonia popullore shqiptare - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare, e shpallur “Kryevepėr e trashėgimisė gojore dhe shpirtėrore e njerėzimit”, UNESCO, 25 nėntor 2005.

2. Eposi i Kreshnikėve – Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare. Cikėl kėngėsh legjendare, i shoqėruar me lahutė me nė qendėr dy vėllezėrit Muji dhe Halili, i kėnduar nė Malėsinė e Madhe, Dukagjin, Has, Kosovė nė Rrafshin e Dukagjinit, etj.

3. Dialektet gjuhėsorė: dialekti gegė dhe ai toskė - Folklor gojor. Tipologji e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare.

4. Muzika popullore homofonike e Shqipėrisė sė Mesme (Tiranės, Elbasanit, Kavajės, Durrėsit, Krujės dhe Beratit) - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik.

5. Ahengu qytetar shkodran - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji tė trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare.. Ahengu bėhej natėn e dasmės, ditėn e martesės, mbrėmjen e kurorės deri nė mėngjesin e ditės sė nesėrme.

6. Mjeshtėria e punimit tė veglave muzikore popullore - Zeje tradicionale, pjesė e trashėgimisė shpirtėrore kombėtare shqiptare. Nė rrugė artizanale nė Shqipėri prodhohen vegla si gajde, fyelli, culė dyjare, ēifteli, sharki, lahutė, dajre, daulle, etj.

7. Vallja e vajzave dropullite - Folklor instrumental dhe koreografik. Tipologji e trashėgimisė shpirtėrore tė minoritetit etnik grek, pjesė e diversitetit kulturor nė Shqipėri.

Njė listė 60-vjeēare

Nėse pėr trashėgiminė materiale kulturore, ku pėrfshihen kala, kisha, xhami, shtėpi karakteristike, ura e rrugė, kemi njė listė prej 4 mijė objektesh tė kategorisė sė parė e tė dytė, pėr trashėgiminė shpirtėrore, deri mė tani nuk ka pasur asnjė tė tillė. Lista e trashėgimisė materiale ekziston prej mė shumė se 60 vjetėsh, qysh nė vitin 1948, ndėrsa duhet tė vinte viti 2010 qė edhe pėr atė shpirtėrore tė kishte njė tė tillė, sigurisht jo kaq tė gjatė.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum