Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

MITE TĖ ESOPIT

Go down  Message [Page 1 of 1]

20101023

MITE TĖ ESOPIT Empty MITE TĖ ESOPIT

universy

universy
Admin
Admin

DY TRASTAT

Prometeu , kur krijoi njerėzit, vari dy trasta nė qafėn e cdonjėrit. Njėra trastė ishte e mbushur me defekte tė njerėzve tė tjerė, dhe trasta tjetėr ishte e mbushur me defektet e atij qė mbante trastėn e parė. Trasta me defektet e huaja ishte pėrpara, dhe tjetra ishte pas. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse njerėzit shikojnė defektet e tė tjerėve nga larg, ndėrsa tė tyret as qė i kuptojnė.


MAJMUNI DHE PESHKATARĖT

Njė majmun, i ulur nė njė pemė tė lartė, vėzhgonte disa peshkatarė qė hidhnin nė lum rrjetat e tyre, dhe ndiqte lėvizjet qė ata bėnin. Kur ata tėrhoqėn rrjetat dhe ikėn pak mė tutje pėr tė ngrėnė, majmuni zbriti nga pema , dhe po pėrpiqej tė bėnte dhe ai tė njėjtat lėvizje, pasi sic dihet majmuni ėshtė njė kafshė imituese. Por kur preku rrjetėn, ngeci nė tė dhe i tha vetes:
‘’Mirė tė mė bėhet. Meqėnėse nuk mėsova tė peshkoj, pėrse pėrpiqem tė bėj peshkatarin?’’



GAFORRJA DHE E JĖMA

Gaforres e jėma i thonte tė mos ectė diagonalisht dhe tė mos kruante brinjėt e saj nė shkėmbin e lagur. Dhe ajo ju pėrgjigj:
‘’mama, ti qė po mė mėson, ec drejt dhe unė duke tė tė parė mund tė kem mirėsinė pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė’’.



NJERIU DHE DHELPRA

Njė njeri kishte shumė inat njė dhelpėr, pasi ajo i bėnte dėm, dhe njė herė qė e kapi me presh nė dorė, donte ta ndėshkonte shumė rėndė. Kėshtu i lidhi tė bishti i saj njė top leckash tė vajisur dhe i vuri zjarr. Por njė perėndi e dėrgoi dhelprėn drejt livadheve tė njeriut qė i vuri zjarr. Gjithcka u dogj. ishte koha e korrjes dhe i zoti i livadheve vraonte pas dhelprės duke qarė sepse nuk i kishte mbetur asgjė mė pėr tė korrur.


I PĖRMBYTURI

Njė Athinas i pasur po udhėtonte sė bashku me tė tjerė nė njė anije. Por, papritmas filloi njė stuhi e madhe dhe dhe anija u pėrmbys. Tė gjithė tė tjerėt filluan tė notojnė qė tė shpėtohen, por Athinasi i pasur i lutej Perėndeshės Athina dhe i premtonte gjėra tė pafund, nėse do ta shpėtonte. Dhe njė nga tė pėrmbyturit e tjerė, qė notonte afėr tij, i tha: ‘’E aftė Perėndesha Athina, por luaj edhe ti duart e tua’’.

Pra, duhet edhe ne , pėrvec se ti lutemi Zotit pėr ndihmė, tė bėjmė edhe dicka pėr veten . Mė e duhura do tė ishte tė gjenim mbėshtetjen e Zotit , mbi pėrpjekjen tonė, dhe jo duke lėnė pas dore veten , dhe duke pritur si lypsarė tė na shpėtojė ai.


astronomi

Njė astronom e kishte zakon tė dilte natėn jashtė dhe tė vėzhgonte yjet. Dikur, duke ecur nė periferi tė qytetit , me mendjen e tij nė qiell, i hutuar ra nė njė pus. Qante dhe thėrriste, dhe njė kalimtar, duke dėgjuar dėshpėrimin e tij i shkoi afėr, dhe pasi mėsoi se cfarė ndodhi , i tha:
‘’ti miku im, pėrpiqesh tė shikosh ato qė janė nė qiell, kur nuk arrin tė shikosh as ato qė janė nė Tokė’’.

Ky mit i shkon pėr shtat njerėzve qė u pėlqen tė merren me cėshtje tė mėdha, nė momentin kur nuk janė tė aftė as tė bėjnė gjėrat e zakonshme qė bėjnė tė tjerėt.


ERA VERIORE DHE DIELLI

Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga tė dy ishte mė i forti, dhe kėshtu vendosėn se do tė quhej mė i forti ai i cili do tė zhvishte njė njeri udhėtar. I pari filloi Era Veriore dhe frynte shumė fort. Njeriu mbėshtillej nė rrobat e tij dhe Era bėhej akoma mė e furishme. Njeriu, duke parė qė era dhe i ftohti sa vinte e keqėsohej, veshi edhe njė rrobė tjetėr, derisa Era u tėrhoq nga misioni i saj dhe ja dorėzoi Diellit. Dielli nė fillim lėshoi njė shkėlqim tė mesėm dhe njeriu hoqi rrobėn e tepėrt qė kishte vėnė pak mė parė. Nė vijim Dielli shtoi vapėn, derisa njeriu , duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti pėr tė notuar nė lumin qė ishte aty afėr.

Miti tregon se bindja shpesh herė ėshtė mė efikase se imponimi



URITHI DHE E JĖMA

Njė urith i thonte tė jėmės se shikonte. Ajo, pėr ta testuar, i dha njė copė temjani dhe e pyeti se cfarė ėshtė.
‘’Gur’’ tha ai. Dhe e jėma e tij i tha:
‘’biri im, nuk mjafton qė tė mungon shikimi, por ti ke humbur edhe nuhatjen’’.

Disa njerėz qė krenohen premtojnė gjėra tė pamundura dhe paaftėsia e tyre vėrtetohet edhe nė gjėrat mė tė vogla.



udhėtarėt dhe arusha

Dy shokė po ecnin nė njė rrugė nė pyll. Papritmas u shfaqet pėrpara njė arushė. Njėri nga tė dy arriti ti afrohej njė peme dhe tė ngjitej nė tė dhe tė rrinte i fshehur. Tjetri, duke parė se kafsha do ta gllabėronte, ra nė tokė dhe bėnte si i vdekur. Kur arusha afroi hundėn e saj pėr tė nuhatur pėrreth, ai mbante frymėmarrjen, pasi thonė se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku qė ishte mbi pemė zbriti dh pyeste shokun tjetėr se cfarė i tha arusha nė vesh. Ai ju pėrgjigj:’’ mė tha se tani e tutje tė mos udhėtoj mė me shokė qė nė orėn e rrezikut mė lėnė nė rrugė dhe ikin’’.


LUANI DHE MIU QĖ TREGOI MIRĖNJOHJEN E TIJ

Ndėrsa njė luan po flinte, njė mi filloi tė ecte mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copėtonte. Miu po i lutej qė ta linte tė lirė dhe nėse do ti falte jetėn, ai do tja shpaguante. Luani qeshi nga kėto fjalė dhe e la tė lirė. Nuk kaloi shumė kohė dhe ngjarjet rodhėn luanin e kapėn gjahtarėt dhe e lidhėn nė njė pemė, dhe miu sapo dėgjoi rėnkimin e luanit, vajti afėr tij dhe me dhėmbėt e tij tė mprehtė preu litarit qė lidhte luanin. Pasi e cliroi, i tha: ‘’ti atėherė qeshe me mua, pasi nuk prisje tė shihje mirė nga unė. Por tani e di se mirėnjohja ekziston edhe tek minjtė’’.

Miti na tregon se , koha ėshtė e tillė, saqė dhe tė fortit mund tė kenė nevojė pėr ndihmėn e mė tė dobtėve.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum