Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Bruk, vajza qė gjithmonė mbeti fėmijė

Bruk, vajza qė gjithmonė mbeti fėmijė

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Bruk Grinberg ėshtė thuajse 18 vjeēe, por fizikisht dhe mendėrisht ka mbetur nė moshėn e fėmijėrisė. Njė mjek amerikan po pėrpiqet tė zbulojė sekretin qė mban brenda vetes kjo qenie njerėzore. Arsyeja? Dėshira pėr t’i dhėnė njerėzimit dhuratėn e jetės sė pėrjetshme.


Ka mundėsi qė ēelėsi pėr tė hapur “derėn” e pėrjetėsisė tė fshihet te njė vajzė e brishtė, e cila ėshtė vetėm 76 centimetra e gjatė dhe peshon vetėm 7 kilogramė. Krahėt dhe kėmbėt e saj janė shumė tė brishta, si tė ishin degė pemėsh nė vjeshtė. E qeshura e kėsaj vajze tingėllon si njė e qeshur qenushi, por sytė i ka tė bukur dhe shpesh shprehės. Dhe kur Bruk Grinberg kėrkon tė ėmėn, e bėn duke i shtrirė lart krahėt e saj tė brishtė, duke tundur kokėn dhe duke zgjatur qafėn.

“Eja kėtu e dashur Bruk, vajza ime e vogėl”, i thotė e ėma, Melani Grinberg, 49 vjeēe, qė e merr fėmijėn e saj nė krahė dhe e rrethon me dashurinė qė vetėm njė nėnė di ta japė. “Brukut i pėlqen qė ta mbajnė nė krahė dhe ta pėrkėdhelin”, thotė mamaja e saj, qė ndėrkohė ka sjellė nė jetė edhe tre fėmijė tė tjerė. Motrat e Bruk quhen Emily, Caitlin dhe Carly. Bruk ėshtė fėmija i dytė dhe nė janar do tė mbushė 18 vjeēe. Vajzat e tjera bėjnė njė jetė aktive, duke qenė normale. Kėrcejnė, shkojnė nė kurse noti dhe kanė nisur tė dalin me tė dashurit e tyre tė parė. Ndėrsa motra e tyre Bruk jeton nė njė realitet krejt tjetėr. Koha rrotull saj rrjedh pa reshtur, ndėrsa pėr tė ka ndaluar nė vend. Mendėrisht dhe fizikisht ajo nuk e njeh zhvillimin, rritjen, ndryshimin. Ajo pėr vite e vite me radhė qėndron me atė pamjen dhe logjikėn e njė foshnje 11-muajshe. “Bruk ėshtė njė mrekulli”, thotė i ati i saj, Harvard Grinberg. “Bruk ėshtė njė mister”, thotė ndėrkohė mjekja e saj, qė ka vite qė e ndjek si rast. “Bruk ėshtė njė thesar”, thotė njė gjenetist i Universitetit tė Floridės. Ata tė tre shprehen se vajza nga qyteti i vogėl i Merilandit mund tė mbajė brenda vetes dhe trupit tė saj tė brishtė pėrgjigjen pėr njėrėn nga pyetjet mė tė mėdha tė njerėzimit: A ėshtė e mundur pavdekėsia?

Dhe kjo pėr njė arsye sa tė thjeshtė aq edhe misterioze: Bruk nuk plaket. Bruk nuk ndryshon. Ajo nuk ka asnjė lloj problemi hormonal dhe kromozomet e ADN-sė sė saj janė normale, por zhvillimi i saj fizik, mendor, si dhe emocional ėshtė jashtėzakonisht i ngadaltė. Nėse shkencėtarėt do tė arrinin qė tė zbėrthenin misterin qė ndodhet brenda saj, ndoshta do tė kishin mė shumė tė dhėna nė lidhje me vetė misteret e plakjes dhe atėherė kjo do tė vlente pėr tė gjithė njerėzimin.

Mjeku gjenetist, qė merret me studimin e vajzės, shpreson shumė qė t’ia dalė mbanė. Ai shpreson qė tė eliminojė tė gjitha sėmundjet qė lidhen me moshėn, tė tilla si kanceri, demencia dhe diabeti. Njerėzit qė nuk plaken, nuk sėmuren. Por gjenetisti mendon edhe se jeta e pėrjetshme ėshtė e paimagjinueshme. “Biologjiksht pavdekėsia ėshtė e pamundur. Nėse nuk goditesh nga njė makinė i takon qė tė jetosh edhe deri nė 1000 vjet”, thotė shkencėtari. Bruk Grinberg erdhi nė jetė pėrmes njė lindjeje tė parakohshme, mė 8 janar tė vitit 1983 nė Meriland. Ajo peshonte vetėm 1800 gramė nė momentin e lindjes. Qė nė fillim u duk se ajo nuk ishte normale. Edhe pozicioni i lindjes sė saj ishte tėrėsisht i zhvendosur dhe pėr mė tepėr ishte e paaftė qė tė kryente vetė disa funksione jetike, ndaj u vendos pėr shumė kohė nė njė inkubator. Vitet e para tė jetės kanė qenė njė torturė pėr prindėrit e Brukut, por edhe pėr vetė vajzėn. Nė njė rast duheshin mbyllur tetė tė ēara nė stomakun e saj pėrmes disa operacioneve. Pėr 14 ditė rresht ajo ra nė koma, kur ishte vetėm 4 vjeēe. Madje familja e saj pėrgatiti gjithēka pėr varrimin e sė bijės, duke qenė se mjekėt ia hoqėn tėrėsisht shpresėn. Mė pas mjekėt i diagnostikuan njė tumor nė tru, ēka mė vonė doli se nuk ishte i vėrtetė. Dhe kėshtu nga njėra sfidė mjekėsore te tjetra, jeta e Brukut vazhdonte nga viti nė vit. Gjėja mė befasuese nė lidhje me Brukun ėshtė fakti se vitet nuk kanė asnjė lloj ndikimi ndaj saj. Trupi ka reshtur sė rrituri qė kur ajo ishte 2 vjeēe dhe qė nga ajo kohė nuk ka shtuar asnjė centimetėr dhe pėr sa i takon peshės nuk ka shtuar asnjė gram. Mjekėt vendosėn qė t’i bėnin vajzės disa injeksione me hormone qė ndikojnė nė rritjen e organizmit, duke menduar se problemi i saj ishin pikėrisht hormonet, por edhe pas kėsaj asgjė nuk ndodhi. Atėherė gjenetisti nisi qė tė studionte tė gjithė literaturėn e mundshme pėr t’i dhėnė shpjegim rastit dhe u konsultua me tė gjithė ekspertėt mė tė mirė tė fushės. Rasti i Brukut u prezantua nė tė gjithė botėn mjekėsore, por askush nuk kishte hasur mė parė nė njė ēėshtje tė tillė. Ndėrkohė, prindėrit e vajzės prisnin dhe shpresonin: njė vit, dy vjet... dhjetė vjet, por asgjė nuk ndodhi. Pėrmasat dhe tiparet e fytyrės sė vajzės sė tyre nuk ndryshuan dhe nė to nuk ka as shenja puberteti dhe madje as fotot qė i janė bėrė gjatė viteve tė ndryshme tė jetės sė saj nuk dallojnė dot nga njėra-tjetra. Tė vetmet pjesė tė trupit tė vajzės qė rriten nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe normale janė thonjtė dhe flokėt. Prindėrit nuk ngopen sė kundruari fotot e njėjta tė sė bijės ndėr vite dhe tė pohojnė se ajo ėshtė me tė vėrtetė “njė mrekulli”. Ajo duket gjithmonė e njėjta, me buzėt shpesh tė shtrėnguara fort. Bruk nuk nxiton pėr asgjė. Nuk nxiton pėr t’u rritur, nuk mėrzitet kurrė, nuk ka asnjė moment tė keq. Nėse e sheh situatėn e saj nė kėtė kėndvėshtrim mund tė duket madje edhe pozitive. Fillimisht e ėma e Brukut nisi qė tė kujdesej vetė personalisht pėr tė bijėn, por mė pas kėrkoi ndihmė, sepse tė rrije me tė nuk ishte tėrėsisht e lehtė. Ajo shkon nė shkollėn pėr fėmijėt me kufizime dhe paaftėsi mendore e fizike. Nė kėtė shkollė qėndron nga ora shtatė e mėngjesit deri nė orėn katėr. Pjesėn mė tė madhe tė kohės kur kthehet nė shtėpi e kalon nė dhomėn e ndenjjes. Qėndron e shtrirė nė shtrat, para ekranit tė televizorit. “Ajo mund tė qėndrojė e fiksuar pas ekranit pėr shumė orė. Nuk ėshtė aspak e lehtė, por Bruk ia del mbanė. Jam e sigurt qė ajo mban brenda vetes njė sekret, qė nėse do tė zbėrthehej mund tė ndihmonte nė ndryshimin e jetės sė miliona njerėzve”, thotė e ėma e Brukut.

Riēard Ualket, njė profesor mjekėsie tashmė nė pension dhe specialist i biologjisė sė plakjes, jeton nė njė shtėpi nė Florida. Ai ra nė kontakt me rastin e Brukut nė vitin 2005. “Menjėherė mendova se ajo kishte njė mutacion shumė unik nė gjenet e saj kyēe, pra nė ato qė kontrollojnė plakjen”, thotė mjeku. Ualket kontaktoi me familjarėt e Bruk dhe e bindi tė atin qė t’i merrte Brukut njė mostėr gjaku, nė mėnyrė qė ta studionte nė pėrbėrėsit e tij. Materialit tė marrė nga Bruku i bėri tė gjitha analizat e mundshme gjenetike dhe pėrfundimi ishte me tė vėrtetė befasues. Nuk u gjet asgjė qė tė fliste pėr ndonjė anomali gjenetike tė vajzės. Gjithēka ishte nė rregull, si tė bėhej falė pėr njė njeri me njė zhvillim trupor dhe mendor shumė normal. Pėr mjekun ky nuk ishte njė zhgėnjim, por njė arsye mė shumė pėr tė vazhduar kėrkimet e tij. Veēantia dhe uniciteti i vajzės qėndron nė faktin se materiali i saj gjenetik ėshtė normal, ndėrkohė qė ajo vetė nuk ėshtė normale, madje i gjithė trupi i saj ėshtė nė njė situatė kaosi tė plotė. Truri i saj ėshtė i zhvilluar sa ai i njė foshnje, por kockat kanė njė formim qė i takon njė vajze nė moshėn 10-vjeēare. Ndėrsa dhėmbėt i ka tė njė fėmije 8 vjeē. Edhe sistemet e tjera tė trupit janė tė pazhvilluara, ose tė zhvilluara nė mėnyra tė ndryshme, sikur tė mos ishin pjesė e tė njėjtit organizėm. Sipas mjekut, ka vetėm njė shpjegim pėr njė situatė tė tillė kaosi: mosfunksionim tė kontrollit gjenetik. Gjenetisti beson se plakja ėshtė thjesht njė pjesė e zhvillimit tė trupit. Pėr tė ilustruar kėtė, ai pėrdor idenė e shtėpisė. Fillimisht ndėrtohet shtėpia. Kur ajo pėrfundon, ose nė rastin e trupit kur arrihet pjekuria seksuale e trupit, skuadra e ndėrtimit largohet nga vendi i punės, sepse puna ka pėrfunduar. Por nė personat normalė punėtorėt vazhdojnė tė qėndrojnė dhe vazhdojnė tė ndėrtojnė sipas njė plani qė ėshtė pėrcaktuar nga inxhinieri i ndėrtimit, i cili jo gjithmonė ka tė drejtė dhe me kalimin e kohės shfaqen probleme me dyert, dritaret, derisa godina shembet, pra trupi vdes. Sipas tij, pėrgjegjėse pėr rritjen janė gjenet e zhvillimit. Nėse kėto gjene manipulohen, atėherė ndalon edhe procesi i plakjes. Nėse gjenetisti ka tė drejtė, atėherė pasojat do tė ishin dramatike. Njė trup i manipuluar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ndryshonte mė dhe atėherė ndoshta pėrjetėsia do tė ishte e mundur. Po vetė profesori a dėshiron qė tė jetė i pavdekshėm?

“Sigurisht qė unė dua tė jetoj pėrgjithmonė. Do tė studioja matematikė dhe do tė mėsoja shumė gjėra tė tjera interesante”, qesh gjenetisti. Po cilat do tė ishin pasojat sociale tė njė jete tė pafund? Kush do tė lejohej tė jetonte pėrgjithmonė dhe kush jo? Kėto janė tė gjitha ēėshtje qė, sipas gjenetistit, u pėrkasin sferave tė priftėrinjve dhe tė filozofėve. Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme, ėshtė se sipas kėtij gjenetisti dhe tė tjerėve qė janė marrė me “mrekullinė” e Brukut, ajo ėshtė kyēi i njė enigme tė madhe.

Ndėrkohė Bruk qėndron me prindėrit e saj nė shtėpinė e vogėl me tulla tė kuqe. “Kam menduar gjithmonė se ime bijė do tė vdiste para meje, pėr shkak tė problemeve shėndetėsore, por nuk jam i kėtij mendimi mė”, thotė babai i saj, 53 vjeē. “Bruk mund tė jetojė pėrgjithmonė. Ajo do tė jetė kėtu pėr shumė e shumė kohė”.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum