Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirë se erdhët në mesin tonë .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Abramovici nga Librazhdi

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Ky njeri nuk eshte nje gurgdhendes i zakonshem. Brenda ketyre gureve qe ai i perkedhel me kaq kujdes, fshihet nje vizion. Gezim Hidri eshte nje artist amator nga qyteti i Librazhdit. Vepra e tij e ka zanfillen ne keta masive shkembore, te cilet transpotohen prej se largu ketu ne punishten qe 41- vjecari ka ndertuar.




“Te shndedrrosh gurin eshte shume e veshtire. Por kur e arrin eshte mrekulli. Mua me pelqen ta njoh gurin ne latimin e tij dhe sidomos ne brendi”, eshte shprehur Gezimi.

Me gurin Gezimi permbush shume qellime artistike, por me madhori mbetet Mozaiku. Ka shume vite qe potencialin e derdh mbi nje veper kolosale, dhe puna me perpunimin e gurit ka qene tejet voluminoze.

“Eshte rruge e veshtire shume. E gjej, e marr, e perpunoj e laj, i heq plasaritjet, por ka bukurine e asaj qe me ploteson mozaikun”, thote Gezimi.

Ne punishten e artistit guri nis e copezohet. Prej tij nxirren fileta te holla e me pas kubetet qe, perdoren per mozaikun. Cdo proces Gezimi e perjeton me detaje.

“Nga prerja e sjell ne fileta, duke pare larmishmerine qe ka guri. Arrijme ne proceduren qe ndajme keta gure nga njeri-tjetri. Nxjerr filetat, gjej ngjyra te reja. Nga nje gur masiv dal ne detaje te vogla. Eshte shume e bukur si pune, si art, por eshte edhe e pavdekshme, sepse guri do rroje dhe ngjyrat nuk do te ndryshojne”, shpjegon Gezimi.

Per gezimin te gjithe guret pa dallim jane te çmuar. Ata kane bukuri dhe vlere unike, cka e ben cdo njerin prej tyre nje mozaik natyror.

“Une thjesht futa kete mozaik ne kuadratet perkatese, te asaj qe ne quajme mozaik. Per mua te gjthe guret kane bukurine e tyre. Po te arrish te zbulosh ngjyren e tyre ke arritur mrekulline”, pohon Gezimi.

Pasi na tregon imtesisht zanafillen e punes per vepren e tij me madhore, Gezimi na çon ne studion e tij, aty ku po perjeteson ne gur nje personazh shume te njohur te botes se futbollit. Ky eshte portreti i Roman Abramovic, presidentit te ekipit te Çelsit.

“Nuk eshte dicka per Abramovicin, por per ekipin e Celesit i cili ka nje celes te madh ne dore dhe Abramovic qelloi qe mban ne dore celesin qe hapi deren e pavdekshmerise”, shprehet Gezimi.

Puna per kete mozaik filloi ne vitin 2006. Sot, ne tablone me permasa 140 cm e gjate dhe 260 cm e gjere, eshte finalizuar portreti i Ambramovic. Ne leterkembimin qe vete Gezimi thote se ka mbajtur me manjatin rus, Abramoviç eshte shprehur kurioz per kete veper.

“Eshte ne dijeni dhe ne letrat qe me dergon me jep kurajo”, thote Gezimi.

“Deri tani ka arritur mbi 30 mije gure. Nese do kisha perdorur keto gure ne permasat e gureve te nje kalaje tanime do ta kisha ndertuar vete nje kala”, thote Gezimi.

Kjo veper artistike, per te cilen vete personazhi brenda kornizes po pret me padurim ta shohe te perfunduar, ka nje veti te mistershme sipas autorit. Ai nuk deshiron te na e zbuloje pa vene edhe gurin e fundit ne mozaik, por thote vetem se, per nje sy te vemendshem, vendosja e gureve shkakton nje iluzion te frikshem optik.

“Eshte dicka qe ne radhe te pare eshte misterioze per mua. Mund te jete iluzion, por qe une e shoh edhe sot. Kur e pashe heren e pare per here te pare kam ikur nje jave me pushime sepse u tromaksa. Do pres kur ta mbaroj mozaikun ta shohin te tjere. Me tronditi sikur hyra ne boten e endrrave. Isha duke u qetesuar, duke e pare vezhgova nje zhvendosje guresh. Nese do te dale dikush tjeter ne bote ta shohe, do them nuk ishte nje iluzion”, thekson Gezimi.

Ai ka nje bindje perpos pasionit per artin qe realizon permes latimit te gurit. Duke gedhendur ai beson se ka krijuar te pavdekshmen.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum