Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Sa shanse ka qė tė ndodhė apokalipsi nė vitin 2012?

Go down  Message [Page 1 of 1]

niku

niku
Admin
Admin

Revista prestigjioze “Foreign Policy” nė njė analizė speciale shpjegon pse ideja e apokalipsit i tremb njerėzit dhe i emocion njėkohėsisht. Gjithashtu, se sa shanse ka qė fundi i botės tė vijė nė vitin 2012. Revista boton edhe parashikimet se ēfarė mund tė ndodhė nė dhjetor 2012, muaj ku sipas profecive, bota do tė marrė fund. Miliona besimtarė fetarė nėpėr gjithė botėn ndajnė tė njėjtin besim pasionant tė mbėrritjes sė fundit tė botės, ēka do tė thotė se fundi i botės do mbetet faktor nė politike tė paktėn deri nė fundin e njerėzimit. Teksa njė vit dhe njė dekadė mbėrritėn nė fund duket se ėshtė moment i pėrshtatshėm tė kridhemi nė fundin e kohės. Por sėrish, mbase ėshtė vetėm Hollivudi ai qė fokusohet nė gjėrat e fundit. Vitin qė lamė pas filmi i Roland Emmerich “2012 na shfaqi fundin e botės tė mbytur nė ujė. Kėto lloj filmash apokaliptikė enden prej njė farė kohė vėrdallė. Nė dekadat e kaluara apokalipsi u ka dhėnė regjisorėve njė mundėsi perfekte pėr t’u zhytur nė aspektet mė tė errėta tė karakterit njerėzor. Sa keq qė nuk mbetet vetėm aty. Ngjarjet aktuale sugjerojnė se popullariteti i vazhdueshėm i skenarėve tė apokalipsit shkon thellė nė psikikėn tonė dhe se interesi ynė nė fundin e botės janė mė shumė se tė shumėfishtė. Le tė marrim Iranin e ditėve tė sotme, ku presidenti Mahmoud Ahmadinejad ėshtė njė besimtar i vendosur nė ardhjen e dytė tė Mahdit, versioni mysliman i Mesisė. Ahmedinejad-i dhe pasuesit e tij kanė shpėrndarė miliona dollarė nga buxheti i qeverisė iraniane pėr rinovimin e qytetit Jamkaran. Aty, Muhamed al-Mahdi, Imami i Dymbėdhjetė ėshtė njėherė pėrpara se tė zhdukej nė mbretėrinė mbinatyrore, nga ku njė ditė do rikthehet kur t’i vijė fundi botės. Islami, Judaizmi dhe Krishtėrimi ndajnė idenė se njė figurė profetike do tė shfaqet nė fundin e botės pėr tė larguar dhunėn dhe padrejtėsinė nga toka, ku jetojmė tani dhe pėr ta ēuar drejt njė epoke tė re pastėrtie utopike. Si rezultat, joshja e ditės sė Gjykimit duket se ėshtė mė e pėrhapur nė grupet ku shkumėzon ndjenja e viktimizimit. Sigurisht qė kjo ide ėshtė veēanėrisht tėrheqėse pėr politikanėt dhe liderėt fetarė, tė cilėt janė tė lumtur tė luajnė me njė pėrzierje tė tillė potente frike dhe padurimi. Si rezultat, edhe parashikimet mė tė ēmendura kanė efekte tė vėrteta e specifike. Liderėt e kulteve kanė pėrdorur vazhdimisht kėndvėshtrimet apokaliptike pėr tė nxitur pasuesit e tyre nė ngjarje tė dhunshme. Terroristi amerikan, Timothy McVeigh, i cili vrau 168 njerėz kur bombardoi njė ndėrtesė qeveritare nė Oklahoma nė vitin 1995 pretendoi se ishte shtyrė nga njė roman racist me temė tė fundit tė botės. Studiuesi francez, Jean-Pierre Filiu, autori i njė libri mbi teoritė islamike thotė se skenaret e fundit tė botės kanė pasur tendencėn tė shfaqen nė botėn myslimane nė momente krizash tė veēanta. Shumė irakenė qė i kanė rezistuar sulmeve amerikane tė vitit 2003 kanė bėrė kėshtu pėr arsye qė dihen. Lufta kundėr prezencės sė koalicionit frymėzoi njė ringjallje dramatike tė ideve apokaliptike, zakonisht me SHBA-nė nė versionin e “Antikrishtit”. Gjithsesi, nga gjithė vendet ku politikanėt pėrdorin idetė e apokalipsit, Irani ofron njė shembull jashtėzakonisht tė gjallė tė pėrfitimit tė atyre qė do pėrfshihen nė Ardhjen e dytė. Entuziasmi i Ahmedinejad-it nė kėtė drejtim ndėrthuret me pretendimin e tij populist pėr sundimin e Iranit. Ai ėshtė akuzuar se ka manipuluar besimin pėr qėllime politike. Disa shkencėtarė politikė si MIchael Desch, argumentojnė se dhe lideri iranian, i cili beson nė mėnyrė tė sinqertė nė rikthime profetike gjithsesi mund tė gjejė arsye tė tjera pėr tė aderuar diktatin e politikės sė vėrtetė, e njė prej kėtyre janė me siguri armėt bėrthamore.

Parashikimet pėr fundin e botės qė dėshtuan

Fundi i botės nga Nostradamusi
Nostradamusi, parashikuesi mė i famshėm i gjithė kohėrave kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur pėr fundin e botės. Njė “mbret i madh terrori” do tė zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata qė besonin nė fundin e botės filluan tė pėrhapnin zėra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lėndė radioaktive dhe nėse ajo pėrplasej dhe lėnda kishte kontakt me tokėn, fundi do ishte i tmerrshėm. Dhe sigurisht, ėshtė viti 2000, kur tė gjithė prisnin fundin e botės tė parashikuar po nga Nostradamusi.
Kometa “Hale-Bopp”
Kometa “Hale-Bopp” mund tė shihej me sy tė lirė pėr rreth 18 muaj. Astronomi Chuck Shramek “vėzhgoi” njė objekt qė qėndronte afėr kometės. Ai mė pas i telefonoi radios “Art Bell” pėr tė bėrė publike zbulimin e tij. Kjo bėri qė shumė njerėz tė besonin njė sėrė teorish pėr “fundin e botės”. Interneti ndihmoi nė pėrhapje ne lajmit nė gjithė botėn akoma mė shumė. Kulti “The Heaven’s Gate” mendoi se ky ishte sinjali qė prisnin pėr tė kryer vetėvrasje masive nė mars tė vitit 1997. Kulti mendoni se objekti shoqėrues ishte anije kozmike qė po vinte tė merrte shpirtrat e tyre.
Efekti “Jupiter”
Efekti “Jupiter” u shfaq nė vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astro-fizikanė, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bėhej fjalė pėr nėntė planetė qė do bashkėrendoheshin mė 10 mars 1982, duke krijuar njė tėrheqje gravitacionale qė do shkaktonte rritje tė madhe tė njollave diellore dhe qė do shkaktonte tėrmete. Shumė e morėn kėtė si njė parashikim tė saktė. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetėm njė teori, pa u bazuar nė ndonjė substancė tė vėrtetė shumė njerėz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vėrtetė. Nė fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofė por pati njė farė efekti nė rritjen e baticės.
Bashkimi i planetėve
Meteorologu i respektuar Albert Porta parashikoi se mė 17 dhjetor 1919 bashkėrenditja e gjashtė planetėve do “shkaktojė njė korent magnetik qė do pėrshkojė diellin, shkaktojė shpėrthime tė mėdha dhe si pasojė do gllabėrojė tokėn”. Ky parashikim shkaktoi disa bėma fatkeqe tė turmave dhe disa vetėvrasje. Gjithashtu, u bė shkak qė Albert tė humbiste punėn si meteorolog “i respektuar” dhe tė pėrfundonte duke shkruar parashikimin e motit nė njė gazetė lokale.
Kometa “Haley” 1910
Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumė herė mė parė, pa shkaktuar ndonjė vdekje, kalimi i saj mė 18 maj tė vitit 1910 u konsiderua si kėrcėnim vdekjeprurės pėr njerėzit, pėr shkak tė gazit helmues qė do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftė, njė gjė e tillė nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugėn e saj pa lėnduar askėnd. Njė fakt interesant ėshtė se kur lindi shkrimtari i famshėm Mark Twain nė vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatė jetės se “do largohem me kometėn”. Ai vdiq nė vitin 1910, kur u largua dhe kometa.
Joanna Southcott
Joanna Southcott ishte njė parashikuese e vetėshpallur, e lindur nė vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftėsi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e pėrmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do sillte nė jetė Mesian, duke i dhėnė fund kėshtu botės, mė 19 tetor 1814. Bota nuk u pėrmbys nė atė datė, por dy muaj mė vonė mbaroi pėr Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtėn trupin e sė ndjerės pėr disa kohė, me shpresėn se ajo do ngjallej. Mė nė fund, kur e panė se ajo s’kishte nė plan tė kthehej, trupi i saj pėrfundoi nė duart e autoriteteve.
Zhgėnjimi i madh
Ndėrmjet viteve 1831-1841, William Miller (pastor baptist) parashikoi kthimin e Jezusit dhe fundin e botės, bazuar nė profecitė e Librit tė Danielit. Dita e parashikuar mbėrriti dhe asgjė nuk ndodh. Pas diskutime tė mėtejshme, u vendos pėr ndryshimin e fundit tė botės, i cili kėsaj radhe do ishte mė 18 prill. Sėrish, nė datėn e paracaktuar nuk ndodhi asgjė dhe u pa e nevojshme qė data tė ndryshohej sėrish duke u pėrcaktuar tė ndodhte mė 22 tetor 1844. Pastori Miller vazhdoi tė priste pėr fundin e botės deri nė vdekjen e tij nė vitin 1849.
Parashikimet e Dėshmitarėve tė Jehovait
Dėshmitarėt e Jehovait kanė parashikuar disa herė fundin e botės. Parashikimi i parė ishte nė vitin 1914 dhe bazohej nė profecitė e Librit tė Danielit. Por, duke qenė se bota vazhdon tė funksionojė sot e kėsaj dite, ky parashikim rezulton i pavėrtetė. Pasi fundi i botės nuk mbėrriti nė datėn e parashikuar, ata thanė se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botės nė mėnyrė fizike. Disa vite tė tjera, nė tė cilat pritej tė mbėrrinte fundi i botės janė: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.
Charles Wesley
Parashikimet pėr fundin e botės kanė ekzistuar qė herėt, nė ekzistencėn e njohur tė saj. Charles Wesley, njė prej themeluesve tė kishės metodiste besonte se bota do tė pėrfundonte nė vitin 1794. Ky parashikim ishte nė konkurrencė me atė tė degės protestante “Shakers, tė cilėt kishin parashikuar se ai vit do ishte pikėrisht fundi i gjithēkaje. Pavarėsisht se bota nuk pėrfundoi nė datėn e parashikuar, vėllai i Charles, John Wesley parashikoi se nė vitin 1836 nė tokė do vinte Bisha e Madhe, pėr tė shėnuar fillimin e fundit tė botės.

Montanus
Montanus ishte njė “heretik” i hershėm i krishtėrimit, i cili si shumė tė tjerė para e pas tij, parashikoi fundin e jetės sė njerėzimit mbi tokė. Bashkė me dy profete, Montanus pretendoi tė ishte mishėrimi i shpirtit tė shenjtė dhe filloi tė predikonte pėr njė testament tė tretė. Besimet e Montanus-it u pėrhapėn dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nėpėr njerėz se Turqia do bėhej “Jeruzalemi i ri” dhe se gjithė krishtėrimi do tė vendosej atje pak pėrpara se tė vinte gjykimi i madh.



Pesė skenarėt e mundshėm tė fundit tė botės

1. Asteroid
Si mund tė ndodhė? Objekte nga hapėsira godasin Tokėn gjatė tė gjithė kohės, pėrgjithėsisht duke u djegur nė atmosferė. Herė pas here njė objekt i madh depėrton, duke rezultuar nė nnė impakt masiv. Skenari mė i fundit i njė impakti ishte nė 1908 nė Tunguska, ku u sheshua njė sipėrfaqe prej 2000 milje katrorė nė pyllin siberian me njė shpėrthim afro 1000 herė mė i fuqishėm sesa bomba nė Hiroshima. Objekti, qė me sa duket ka qenė me diametėr vetėm disa dhjetėra metra, mund tė kishte fshirė njė zonė tė madhe metropolitane. Rreziku i vėrtetė mund tė vijė nga njė objekt me diametėr mė shumė se njė km, i cili do tė ngrinte sedimente tė mjaftueshme pėr tė shkaktuar dėm mjedisor dhe shkatėrruar mbjelljet nė gjithė botėn. Njė objekt me diametėr 15 km, qė mendohet se ėshtė pėrmasa e atij qė vrau dinozaurėt 65 milionė vjet mė parė, me shumė gjasa do tė na fshinte edhe ne.Sa gjasa ka? Ka gjasa qė njė tjetėr objekt i madh tė godasė Tokėn, por me siguri jo gjatė kohės sė jetės sonė. Njė objekt aq i madh, sa tė vrasė njė pjesė tė madhe tė popullsisė sė botės godet vetėm dy herė ēdo njė milion vjet. Asnjė nga objektet e zbuluara nga programi i NASA-sė pėr objektet pranė Tokės nuk ka shanse tė mėdha qė tė godasė Tokėn – ndonėse njėri, i njohur si “1950 DA”, do tė jetė shumė afėr nė vitin 2880. Duke parė pėrpjekjet relativisht tė pakta qė bėhen pėr tė identifikuar objektet pranė Tokės, nuk ka garanci se Toka do tė kishte shumė paralajmėrime para njė goditjeje. Njė asteroid, qė mė parė nuk njihej, mė 6 nėntor kaloi vetėm 1 mijė kilometra pranė sipėrfaqes sė Tokės dhe u pikas nga NASA vetėm 15 orė para se tė shfaqej.
2. Klima
Si mund tė ndodhė? Nė skenarin mė tė keq, tė parashikuar nga Paneli Ndėrkombėtar pėr Ndryshimin e Klimės, temperatura e sipėrfaqes sė Tokės do tė rritet me 4-5 gradė deri nė fund tė kėtij shekulli. Njė skenar i tillė do tė sillte njė rritje deri gjysmė metri nė nivelin e deteve, qė do tė sillte pėrmbytje tė rajoneve bregdetarė, duke pėrfshirė shumė prej qyteteve tė mėdha tė botės. Ndėrkohė afro njė e treta e planetit do tė shndėrrohet nė shkretėtirė dhe mė shumė se gjysma do tė zhytet nė thatėsirė. Kripėzimi i ujėrave nėntokėsore tė Tokės do ta pėrkeqėsonte situatėn. Paneli zbuloi se edhe njė rritje 3.5 gradė do tė vinte nė rrezik shfarosjeje 40-70 pėr qind tė specieve dhe mundėsia e konflikteve gjeopolitike tė kall datėn.Sa gjasa ka? Njė studim i kohėve tė fundit zbuloi se tendencat aktuale tė lėshimit tė karbonit i pėrmbahen, madje dhe kalojnė tė dhėnat e skenarit mė tė keq. Nivelet globale tė karbonit janė sot 380 pjesė pėr njė milion krahasuar me 280 qė ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencėtarėve konkludojnė se efektet katastrofike do tė fillojnė tė ndihen pasi kėto nivele tė kalojnė shifrėn 450. Nėse Toka arrin 800-1000 pjesė pėr njė milion, siē parashikojnė skenarėt mė tė kėqij, kėtė nuk e dimė.
3. Luftė bėrthamore
Si mund tė ndodhė? Aktualisht janė mė shumė se 23000 armė bėrthamore nė botė, nga tė cilat 8000 aktualisht janė nė gjendje pune dhe 2000 janė nė alarm, tė gatshme pėr t’u lėshuar. Ndėrsa apokalipsi bėrthamor ka qenė prej njė kohe tė gjatė subjekt i librave dhe filmave, skenari i dr. Strangelove, nė fakt, ka pak gjasa tė ndodhė. Edhe mė 1977-n, kur arsenalet bėrthamore ishin nė kulmin e luftės sė ftohtė, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve parashikoi njė numėr maksimal prej 265 milionė viktima nga njė luftė totale bėrthamore SHBA-BS. Sigurisht, njė numėr i tillė viktimash do tė shkatėrronte tė dyja superfuqitė, por nuk do tė ishte fundi i jetės, siē e dimė ne. Megjithatė, shkencėtarėt nė vitet ’80 zhvilluan modele qė tregonin se tymi dhe pluhuri qė do tė shkaktonte njė luftė bėrthamore superfuqish do tė sillte ndryshime temperature tė paprecedenta nė histori - “njė dimėr bėrthamor”. Njė studim i ekologut Mark Haruell parashikon se bujqėsia globale do tė zhdukej pėr njė vit, duke shkaktuar uri, qė do tė fshinte pjesėn mė tė madhe tė njerėzimit. Njė studim i vitit 2007 nga ekologėt nė Universitetin “Rutgers” zbuloi se stoqet e sotme bėrthamore globale mund tė shkaktojnė njė gjė tė tillė.
Sa gjasa ka? Buletini i Shkencėtarėve Bėrthamorė krijoi tė famshmen “Orėn e fundit tė botės” mė 1947 pėr tė treguar se sa pranė shkatėrrimit ishte njerėzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate”, pas testit tė parė me bombės me hidrogjen nė vitin 1953. Mė pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit tė Luftės sė Ftohtė, por qė atėherė ka vazhduar tė ecė drejt mesnatės, me shtete si Korea e Veriut, qė prodhojnė armė bėrthamore dhe me tensionet mes shteteve tė tjera bėrthamore. Sot ajo ėshtė 5 minuta para mesnate. Pavarėsisht kėtyre, skenari mė i keq me njė luftė totale bėrthamore mes dy superfuqive ka shumė pak gjasa tė ndodhė. Teoria e dimrit bėrthamor mbetet gjithashtu e shumėdiskutuar, ku disa shkencėtarė thonė se efektet e parashikuara kanė qenė tė ekzagjeruara.
4. Epidemi
Si mund tė ndodhė? Gjatė gjithė historisė epidemitė kanė ulur mė gjunjė qytetėrimet. “Vdekja e zezė” vrau mė shumė se gjysmėn e popullsisė sė Europės nė mesjetė. Nė vitin 1918 njė epidemi gripi vrau 50 milionė njerėz, afro 30 % e popullsisė sė botės, mė shumė se Lufta e Parė, qė sapo kishte pėrfunduar. Pėr shkak tė globalizimit sėmundjet sot pėrhapen edhe mė shpejt (shikoni pėrhapjen e shpejtė tė gripit tė derrave). Njė pėrhapje e shpejtė e njė sėmundjeje si virusi i ebolės apo njė formė e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaēeve e gripit nė njė shkallė globale mund tė ketė pasoja qė mund t’i japė fund qytetėrimit.
Sa gjasa ka? Trajtimi i sėmundjeve vdekjeprurėse ėshtė pėrmirėsuar qė nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sėmundjet. Teknikat e reja qė pėrdoren nė ferma, janė fajėsuar pėr shpėrthimin e sėmundjeve, si gripi i derrit, dhe teksa popullsia e botės rritet dhe njerėzit zhvendosėn nė zona mė parė tė papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenėve mė parė tė panjohur rritet. Mė shumė se 40 viruse tė reja kanė dalė qė nga viti 1970, duke pėrfshirė ebolan dhe HIV–AIDS-in. Eksperimentimi me armė biologjike ka shtuar edhe njė komplikim.
5. E panjohura qė nuk dihet
Si mund tė ndodhė? Ka njė numėr teorish se si qytetėrimi (bota, siē e njohim ne) mund tė pėrfundojė. Disa janė natyrore: supervullkane, qė shpėrthejnė si ai nė Parkun Kombėtar tė Yellowstone, i cili mund tė ndryshojė klimėn e Tokės, apo njė shpėrthim rrezesh gama nga njė yll, qė do tė mund tė shkaktonin rrezatim tė rrezikshėm nė atmosferėn e Tokės. Tė tjera mund tė krijohen nga njeriu: mbipopullimi do tė sillte njė krizė ushqimi, apo zhvillimi aksidental i teknologjive tė reja tė rrezikshme.
Sa gjasa ka? Herėt a vonė bota do tė marrė fund. Sipas vlerėsimeve tė astronomėve, pas 5-8 milionė vjetve Dielli ynė do tė djegė pjesėn e fundit tė hidrogjenit nė helium dhe do tė fryhet nė njė gjigant qindra herė mė tė madh sesa pėrmasat e sotme, duke sjellė fundin e pashmangshėm tė Tokės. Edhe nėse planeti i shpėton shkatėrrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do tė shkrumbohen. Qeniet njerėzore kanė qenė kėtu vetėm pėr njė fraksion shumė tė vogėl tė kėsaj kohe – afro 200 000 vjet – dhe sido qė tė jetė, shanset qė tė jemi kėtu kur tė vijė ky lloj fundi janė shumė tė pakta.

Ēfarė do tė ndodhe nė dhjetor 2012 ?
Majat kishin njė mėnyrė shumė tė saktė tė tė kuptuarit tė sistemit diellor, mėnyrėn se si rrotullohet dhe se si kėto cikle ndikojnė nė botėn tonė shpirtėrore. Mė domethėnėsi nga kėto cikle ėshtė ai qė ka lidhje me profecitė e vitit 2012. Mė poshtė ne do tė shpjegojmė detajet kryesore tė profecisė dhe tranzicionin e vitit 2012.Majat dinin qė dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrėn e galaksisė. Nga kjo qendėr e galaksisė, dielli merr njė "shkėndijė" drite qė e bėn tė shndrisė me mė shumė intensitet, duke prodhuar atė qė shkencėtarėt e quajnė "shpėrthim diellor" qė ndryshon edhe fushėn magnetike tė diellit. Majat thonė se kjo ndodh ēdo 5125 vjet dhe shkakton njė zhvendosje tė rrotullimit tė tokės.Majat mendojnė se procese universale, si "frymėmarrja" e galaksisė, janė cikle qė nuk ndryshojnė asnjė herė. Ajo qė ndryshon ėshtė vetėdija e njerėzve qė kalojnė pėrmes kėsaj, gjithmonė nė njė proces nė kėrkim tė perfeksionit.
Bazuar nė vėzhgimet e tyre, Majat, parashikuan qė nga data e nisjes sė civilizimit tė tyre qė ėshtė viti 3113 Para Krishtit, njė cikėl do tė pėrfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritė tregojnė se data do tė jetė 21 dhjetor 2012.
Nė kėtė datė dielli do tė marrė njė rreze tė fortė nga qendra e galaksisė. Do tė ndėrrojė polaritet duke prodhuar njė ngjarje kozmike.Civilizimi maja ishte nė ciklin e pestė tė diellit dhe besonte se para tyre kishin qenė edhe katėr civilizime tė tjera, tė cilat u shkatėrruan nga katastrofa tė mėdha natyrore. Ata besonin se ēdo cikėl ishte thjesht njė nivel nė vetėdijen kolektive tė njerėzimit.
Nė kataklizmin e fundit tė Majave, civilizimi u shkatėrrua nga njė pėrmbytje e madhe e cila la shumė pak tė mbijetuar. Kėta tė mbijetuar ishin paraardhėsit e tyre.
Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit tė tyre njerėzimi do tė pėrgatitej pėr atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen dhe pėr kėtė do tė ruajnė speciet dominuese qė tė vazhdojnė racėn njerėzore.
Ata mendojnė se ndryshimet qė do tė vijnė do tė lejojnė njerėzit qė tė kėrcejnė njė kuant mė shumė nė rrugėn e evolucionit e vetėdijes pėr tė krijuar njė civilizim tė ri qė do tė tregojė harmoni dhe madhe dhe dhembshuri pėr tė gjithė njerėzimin.
Profecia e parė flet pėr "Kohėn e jo-kohės", njė periudhė prej 20 vitesh, tė cilėt janė 20 vitet e fundit tė ciklit prej 5125 vitesh tė diellit. Kjo periudhė ėshtė nga vitit 1992 deri nė 2012 dhe ata e quajnė Kat..n. Majat kanė parashikuar qė gjatė kėtyre viteve erėrat diellore do tė bėhen mė tė forta dhe do tė shihen nė diell. Kjo do tė jetė njė kohė e arritjeve tė mėdha dhe shanseve tė shumta pėr njerėzimin.
Sipas Majave, kėto ndryshime do tė ndodhin nė mėnyrė qė njerėzimi tė kuptojė si funksionon universi nė mėnyrė qė tė ngrihet nė njė nivel superior duke lėnė pas materializmin sipėrfaqėsor dhe tė ēlirojė veten nga vuajtjet.
Majat thonė se shtatė vjet pas nisjes sė Kat..n, pra nė 1999, ne do tė hyjmė nė kohėn e errėsirės e cila do tė na detyrojė tė konfrontohemi me sjelljen tonė. Profecitė e Majave thonė se nisja e kėsaj periudhe do tė shėnohet nga njė eklips diellor mė 11 gusht 1999.
Kjo do tė pėrkojė edhe me rreshtimin e paprecedent tė tė gjithė planetėve nė njė linjė dhe ėshtė nisja e periudhės 13 vjeēare, e cila ėshtė edhe mundėsia e fundit pėr njerėzimin tė kuptojė ndryshimet qė po vijnė nė njė moment pėr rigjenerimit shpirtėror. (Tė mendosh qė majatė e kishin parashikuar saktėsisht eklipsin e 11 gushtit 1999 qė 5 mijė vjet mė parė, kjo nuk ėshtė pak.
Pėr Majat ēdo gjė ėshtė e numėruar dhe koha e 13 numrave tė shenjtė nisi nė gusht 1999. Ata parashikuan se bashkė me eklipsin, forcat e natyrės do tė vepronin si katalizatorė tė ngjarjeve duke i pėrshpejtuar me njė forcė aq tė madhe sa njerėzimi do tė ndihet i pafuqishėm pėrpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmė aq shumė do tė nisė tė dėshtojė.
Ne nuk do tė jemi mė tė aftė tė mėsojmė nga civilizimi ynė nė mėnyrėn se si jemi organizuar nė shoqėri. Ata thonė se zhvillimet tona tė brendshme shpirtėrore do tė kėrkojnė njė vend dhe mėnyrė mė tė mirė pėr tė vepruar.
Profecitė e para janė marrė nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithė sistemi diellor lėvizte, se edhe universi ynė ka ciklet e tij, pėrsėritet nė periudha qė nisin dhe mbarojnė si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynė dhe tė gjitha planetėt rrotullohen nė cikle drejt qendrės sė galaksisė, dritės qendrore tė galaksisė. Njė sistemi diellor i duhen 25.625 vjet qė tė bėj njė cikėl tė plotė tė elipsit dhe kjo quhet njė ditė galaktike.
Cikli ėshtė i ndarė nė dy gjysma, tė ngjashme me natėn dhe ditėn. Pjesa nė gjysmėn mė pranė dritės qendrore ėshtė dita e sistemit tonė diellor dhe pjesa tjetėr ėshtė nata. Secila ditė e secila natė zgjasin nga 12800 vjet.
Majat zbuluan se ēdo cikėl i madh ka ciklet e vogla qė mbajnė karakteristika tė veēanta. Njė ditė galaktike ndahet nė pesė cikle me nga 5125 vjet secili.
Profecitė e Majave thonė qė nė vitin 1999 ne nisėm tė dalim nga fundi i ciklit tė pestė, i cili filloi nė vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmė veten tonė nė mėngjesin e ditės galaktike.
Nė kėtė pikė ne dalim nga errėsira dhe jemi gati pėr tė hyrė nė dritėn e galaksisė nė vitin 2012. Ata thonė qė nė fillim dhe nė fund tė kėtyre ditėve, pra ēdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisė lėshon njė reze tė fortė dhe tė shndritshme.
Dhe nga ky shpėrthim drite sinkronizohen tė gjitha planetėt me diellin. Majat e krahasojnė kėtė shpėrthim me pulsin e universit, i cili rreh ēdo 5125 vjet, ky puls shėnon fundin e njė cikli dhe fillim e njė cikli tjetėr. Pulsi zgjat 20 vjet dhe kėtu kthehemi tek "Koha e jo kohės".
Ėshtė njė periudhė zhvillimi, e shkurtėr por shumė intensive, brenda cikleve tė mėdha ku ne na jepen mundėsi tė mėdha por edhe hidhemi nė erėn e re tė evoluimit si individė dhe si njerėzim.
Kalendari i majave ėshtė i pėrpiktė. Ndaj misteri i madh majave pėrmblidhet nė pyetjen: Pse ata e kanė ndėrprerė kalendarin e tyre nė dhjetor 2012?
Ēfarė ndodh nė Krishtlindjet e 2012 sipas interpretimit tė Majave
Pak ditė pėrpara Krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatė nis tė rritet. Oqeanet i pėrgjigjen ndryshimeve tektonike dhe nė kėtė moment nis pėrmbytja e madhe e tokės. Era e re e njerėzimit kthehet nga dominim nė mbijetesė.Data e saktė e kėsaj ngjarjeje ėshtė 21 dhjetor 2012. Hėna do tė jetė tetė ditė e vjetėr dhe do tė jetė muaji i tretė hėnor nga njė seri prej gjashtė.
2012, viti i fundit tė botės?
Sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012", pas katwr vjetėsh bota do pėrballet me fundin e saj. Bindjet e tij bazohen nė njė fakt: mė 12 dhjetor tė vitit 2012 do tė pėrfundojė cikli i kalendarit Maja, qytetėrimi misterioz qė banoi nė Amerikėn Qendrore nga viti 1800 pėrpara Krishtit deri nė vitit 1450 pas Krishtit. Pėr mė shumė tė nesėrmen e asaj dite do tė ndodhė solstici dimėror dhe Dielli do tė pozicionohet me qendrėn e Rrugės sė Qumėshtit pėr herė tė parė pas 26 mijė vjetėsh. Pozicionimi astronomik nuk do tė jetė i rrezikshėm, tė paktėn sipas shkencėtarėve qė e mbikėqyrin hapėsirėn nė vazhdimėsi. Pėr shembull, nė vitin 2002 pesė planetė u pozicionuan nė njė vijė tė drejtė nė harkun e 33 gradėve pa shkaktuar asnjė pasojė nė kozmos. Ndėrsa kultura Maja ishte njė nga mė komplekset nė botė dhe shquhej pėr diturinė nė fushėn e matematikės dhe astronomisė. Por e gjitha kjo po krijon njė klimė ankthi nė lidhje me vitin 2012 qė kujton pak a shumė atė tė vitit 2000. Kur sipas raporteve nė tė gjithė botėn u shpenzuan rreth 300 miliardė dollarė pėr tė ndėrhyrė nė sistemet informatike dhe pėr tė parandaluar katastrofėn e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijė tė njė apokalipsi. Gjashtėdhjetepesė milionė vjet mė parė, toka u trondit nga njė kataklizėm i vėrtetė. Njė meteor tepėr i madh me njė diametėr rreth 10 km, ndezi nė flakė atmosferėn dhe u pėrplas nė brigjet Yukatan (nė Meksikė) duke shkaktuar njė krater tė gjerė mė shumė se 100 kilometra dhe njė re pluhuri qė do ta mbulonte tė gjithė tokėn pėr vite me radhė si njė perde e zezė.

http://wWw.ForumiJone.Net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum