Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Agron Llakaj largohet nga PORTOKALLI. 8 milione leke gjobe

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Largimi i parakohshėm i moderatorit tė njohur, Agron Llakaj nga spektakli i humorit “Portokalli” nė “Top Channel”, i erdhi paksa e papritur publikut tė afeksionuar pas kėtij “show” tė pėrjavshėm televiziv.


Teleshikuesit, tė cilėt ishin pėrgatitur pėr largimin e tij nė janar, nė fillim menduan se ishte njė “shaka”apo “truk” regjisorial mungesa moderatorit kryesor dhe partnerit tė Amarda Toskės, e cila e nisi e vetme dhe e pėrfundoi po vetėm spektaklin e sė dielės sė shkuar, duke kaluar dhe njė sprovė qė mund ta drejtojė pa partner kėtė format, edhe nė javėt nė vazhdim. Nė shtatė vjet tė diela spektakėl, moderatori i dhjetėra karaktereve humoristike nuk kishte munguar asnjėherė, ndaj tė gjithė menduan se diēka mund tė kishte ndodhur pas kuintave. Thashethemet e para ishin se, “Llakaj kishte marrė njė urdhėr pushimi nga puna”, pas shfaqjes pėr disa minuta nė natėn finale tė Festivalit “Kėnga Magjike” nė njė tjetėr ekran, si ai i “Tv Klan”. Por moderatori i njohur, pas thashethemeve tė ndryshme thjesht pėrgėnjeshtroi zėrat se ishte pushuar nga puna, duke pohuar se ishte larguar vetė para kohe, por pa dhėnė asnjė shpjegim nė mediat e interesuara rreth largimit tė tij, duke e cilėsuar si njė ēėshtje krejtėsisht personale. Nė intervistat e tij, ai u pėrpoq t’i jepte nota paqėsore kėtij vendimi tė ndėrmarrė prej tij. Ndėrkohė qė pas hulumtimeve tona kemi zbuluar se nė fakt nuk bėhet fjalė pėr njė largim tė parakohshėm me dėshirė, edhe pse gjithēka ėshtė bėrė pa zhurmė.

Arsyeja, Pas shfaqjes nė “Klan” i hiqen rolet nė momentin e fundit

Marrja pjesė nė natėn finale tė festivalit “Kėnga Magjike”, ku luajti njė numėr parodik bazuar nė krijimtarinė muzikore tė Ardit Gjebresė, u bė nė fakt shkak qė Agron Llakaj tė largohej pėrpara mbylljes sė kontratės me “Top Channel”, ashtu siē e kishte njoftuar nė media. Arsyeja ishte, pasi ai nuk kishte respektuar njė rregullore tė brendshme tė kėtij televizioni pėr t’u shfaqur nė njė ekran tjetėr, pikėrisht nė “Tv Klan”, televizioni me tė cilėt Agron Llakaj ka lidhur kontratėn e re. Moderatori duhet tė kishte njoftuar drejtuesit e kėtij televizioni dhe tė merrte njė leje paraprake nėse duhej apo jo tė shfaqej te “Kėnga Magjike”, qoftė edhe si i ftuar special. Pas kėsaj, u vendos qė atij t’i hiqeshin rolet nė momentin e fundit, ndėrsa iu la vetėm njė rol, ai i imitimit tė kryeministrit Sali Berisha. Agroni ėshtė ndier i fyer dhe ndaj ka vendosur tė bojkotojė spektaklin e sė dielės nė momentin e fundit.

Shkelja e kontratės i kushtoi 8 milionė lekė gjobė

Askush nga stafi i “Top Channel” nuk ka pranuar tė japė detaje, por nga burimet tona konfidenciale kemi mėsuar se shkelja e kontratės i ka kushtuar njė gjobė tė majme Agron Llakajt. Pas largimit tė tij nė momentin e fundit, Agroni ka marrė njė fletė gjobe nga “Top Channel” nė shumėn 8 milionė lekė tė vjetra, ndėrkohė qė pas kėsaj ai ėshtė larguar drejt Greqisė, ku thuhet se po i nėnshtrohet njė operacioni kirurgjikal, ndaj ka qenė e pamundur marrja e njė konfirmimi prej tij. Gjoba e vendosur ėshtė llogaritur pėr kohėn qė ai kishte nėnshkruar kontratėn pikėrisht deri nė fund tė dhjetorit.

Nė janar nė Tv Klan

Gjithsesi, nė mes tė muajit janar, Agron Llakaj do tė shfaqet nė njė tjetėr format dhe nė njė tjetėr ekran, ku gjithēka deri atėherė do tė jetė harruar. Por nė “Tv Klan”, nė show-n “Kush do bėhet milioner”, ai do tė dalė nė transmetim ēdo tė hėnė, ndėrsa paralelisht po punon pėr njė show tjetėr komik, pėr tė mos hequr dorė nga humori. Kompania “Grand Media” e cila ka ekskluzivitetin e kėtij show pėr 10 vjet nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, ia bėri ofertėn Llakajt nė muajin mars. Fillimisht, ai kėtė projekt ia ofroi “Top Channel”, por pas njė refuzimi nga drejtuesit ra dakord qė ta prezantojė nė “Tv Klan”, duke marrė kėshtu dhe vendimin pėrfundimtar pėr tė hequr dorė nė tė njėjtėn kohė nga “Portokalli” dhe “Top Channel”, pas plot shtatė vjetėsh punė dhe sukses nė kėtė televizion.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum