Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Tani mund te mbash nje numer celulari duke nderruar kompanin

Go down  Message [Page 1 of 1]

Old Legend

Old Legend
Admin
Admin

Tani mund tė mbani tė njėjtin numėr celular duke zgjedhur kompaninė qė dėshironi


Sot, Shqipėria renditet rreth 20 % mbi mesataren Europiane pėr sa i pėrket telefonisė celulare, portabiliteti shihet nga qeveria tė jetė nė vetvete njė moment i fuqishėm dhe rregullator i tregut.
Sipas Qeverisė, Kompanitė e telekomunikacionit u shndėrruan nė faktorėt mė kryesorė tė njė kapėrcimi qė Shqipėria bėri, nga nivelet mė tė ulėta tė pėrdorimit tė internetit qė ajo kishte nė fillim tė vitit 2006 nė 4.8% nė rreth 50 %, qė ėshtė kėtė vit dhe me njė rendje tė pa pėrmbajtur mbi mesataren Europiane.
10 gjėra qė duhet tė dihen pėr tė bartur numrin tuaj:
1. Informohu mbi tė gjitha ofertat e ofruesve tė shėrbimit dhe zgjidh atė qė ėshtė mė e mira pėr ty.
2. Lexo me kujdes kontratėn me ofruesin e shėrbimit aktual, pėr tė kėrkuar nenet e pėrfundimit tė kontratės ose pėr kushtet e ndėrprerjeve nė raste tė veēanta.
3. Nėse pėrdorni njė kartė tė parapaguar, krediti i mbetur nuk mund tė transferohet.
4. Plotėsoni kėrkesėn standarde pėr bartjen e numrit, e cila ėshtė e vlefshme edhe tek njė nga zyrat e pranimit tė ofruesit tė shėrbimit.
5. Plotėsoni me kujdes kėrkesėn pėr bartjen e numrit. Nėse ju nuk plotėsoni tė dhėnat e kėrkuara, sistemi do ta refuzojė atė.
6. Plotėsoni kėrkesėn e bartjes sė numrit nė zyrėn e ofruesit tė shėrbimit ku e keni marrė atė, ose telefononi Shėrbimin e Klientit pėr tė mėsuar ku mund ta plotėsoni kėrkesėn pėr bartjen e numrit (nėse ju e keni shkarkuar atė nga interneti).
7. Ju duhet tė plotėsoni kėrkesėn standarde pėr bartjen e numrit tek operatori marrės, bashkė me njė kopje tė kartės sė identitetit dhe njė kopje tė faturės sė fundit tė lėshuar nga operatori dhėnės. Nėse ju dėrgoni njė person tjetėr, duhet ta pajisni me prokurė apo autorizim.
8. Caktoni me operatorin tuaj datėn qė ju dėshironi tė bartni numrin – nė kushte normale, 3 ditė pune nga data e plotėsimit, por jo mė shpejt se dita e tretė dhe jo mė shumė se 90 ditė pune.
9. Operatori marrės do t’ju kontaktojė pėr tė njoftuar rregullat dhe datėn e saktė kur do tė bartet numri dhe kur duhet tė shkoni pėr tė firmosur kontratėn. Shėrbimi do tė ndėrpritet pėr afėrsisht 6 orė pėr tė mundėsuar operatorin tė kryejė bartjen. Ndėrkohė, ju nuk do tė keni mundėsi tė merrni apo tė bėni thirrje telefonike. Nėse ju dėshironi pėr tė bartur njė numėr telefoni fiks, ju duhet tė qėndroni nė shtėpi pėr kohėn e caktuar me operatorin. Nėse dėshironi tė bartni njė numėr telefoni tė lėvizshėm, ju duhet tė shkoni tek njė nga zyrat e operatorit marrės pėr tė marrė njė SIM kartė tė re, me tė njėjtėn numėr telefoni.
10. Mos dėrgoni kėrkesa pėr bartjen te shumė operatorė! Zgjidhni njė operator marrės dhe plotėsoni kėrkesėn vetėm tek operatori pėrkatės.
Kur mund tė bart numrin tim?
Numri juaj mund tė bartet kurdo qė ju e kėrkoni, duhet ju tė vendosni pėr tė hequr dorė nga shėrbimi i njė operatori tė caktuar dhe tė pėrdorni njė rrjet tė njė operatori tjetėr. Ēdo numėr telefoni mund tė bartet, duke ruajtur llojin e rrjetit: njė numėr telefoni i lėvizshėm mund tė bartet te njė rrjet tjetėr telefonie tė lėvizshme dhe njė numėr telefoni i qėndrueshėm mund tė bartet te njė rrjet tjetėr i qėndrueshėm.
Kujdes: Ndėrrimi te njė operator tjetėr nuk pėrfundon detyrimet kontraktore tė mėparshme.
Kontrata e pėrfunduar me operatorin aktual ėshtė pezulluar kur procesi i bartjes ėshtė kryer, por anulimi i kontratės nuk pėrfundon detyrimet kontraktore tė cilat ekzistojnė para bartjes.
Transferimi tek njė operator tjetėr nuk ju shkarkon nga zbatimi i detyrimeve tė kontratės sė pėrfunduar me operatorin aktual. Ju duhet tė paguani tė gjitha detyrimet qė keni nga kontrata e mėparshme. Nėse ka njė detyrim para anulimit tė kontratės, ju duhet tė paguani penalitetet ose tė prisni afatin e pėrfundimit tė kontratės para bartjes sė numrit dhe ndryshimit tė ofruesit tė shėrbimit.
Sa kushton bartja e numrit?
Ligji parashikon vetėm tarifa tė pėrballueshme, pėrsa i pėrket shėrbimit tė portabilitetit tė numrit,
Operatori dhėnės nuk do tė faturojė shpenzimet e bartjes tė numrit tuaj.
Operatori i zgjedhur, ose operatori marrės, mund tė vendosė njė tarifė tė shpenzimeve tė bartjes sė numrit pėr ju, duke parashikuar qė kėto tarifa tė jenė tė pėrballueshme, tarife e cila mund te jete deri ne 600 leke.
Ēdo operator ka zgjedhur njė metodė tė mbulimit tė kėtyre shpenzimeve. Pėr informacion tė mėtejshėm mbi kėto metoda mund tė vizitoni adresėn e internetit tė operatorit tė zgjedhur.
Ēfarė duhet tė bėj pėr bartjen e numrit?
Kur ju vendosni tė ndryshoni operator dhe dėshironi tė mbani numrin qė keni tė telefonit, ju duhet tė dėrgoni njė kėrkesė tek operatori qė dėshironi. Mbas kėsaj do tė fillojė proēedura pėr bartjen e numrit.
Kategoritė e numrave tė bartur:
- Numrat e telefonisė sė lėvizshme – njė pajtimtar i telefonisė sė lėvizshme mund tė mbajė numrin e tij/saj tė telefonit kur ai/ajo dėshiron tė ndryshojė operator, pavarėsisht teknologjisė sė pėrdorur pėr ofrimin e shėrbimit (2G, 3G, etj.), metodės sė pagesės (parapagesė apo paspagesė) apo llojit tė shėrbimit (zanor, faks, tė dhėna).
- Numrat e telefonisė sė qėndrueshme (tė pa lėvizshme) – njė pajtimtar i telefonisė sė qėndrueshme mund tė mbajė numrin e tij/saj tė telefonit kur ai/ajo dėshiron tė pėrfundojė njė kontratė me njė ofrues tė caktuar dhe tė nėnshkruajė njė kontratė me njė ofrues tjetėr tė shėrbimit telefonik tė qėndrueshėm. Numrat e telefonisė sė qėndrueshme mund tė barten vetėm brenda njė qarku ose vetėm brenda shtetit.
- Numrat e telefonisė sė qėndrueshme NUK MUND tė barten tek rrjetet e telefonisė sė lėvizshme, apo e anasjellta.
Sa kohė mė duhet pėr bartjen e numrit ?
Proēesi i bartjes nuk mund tė zgjatė – nė kushte normale, mė shumė se 3 ditė pune.
Numri juaj do tė bartet jo me shpejt se ditėn e tretė tė punės, duke i llogaritur nga dita e plotėsimit dhe dorėzimit tė kėrkesės sė bartjes sė numrit. Ju do tė caktoni datėn e saktė me operatorin e zgjedhur. Gjatė ditėve tė bartjes sė numrit, shėrbimi i telefonisė sė lėvizshme nuk do tė funksionojė pėr jo mė shumė se 24 orė.
Tarifat pėr kėrkesat pėr numrat e bartur
Duke ditur faktin qė numri i telefonit nuk do tė jetė mė i lidhur me me njė rrjet tė caktuar, kompanitė telefonike kanė detyrimin qė tė sigurojnė informacion pėr pėrdoruesit mbi rrjetin e tyre ku njė numėr ėshtė aktivizuar dhe mbi tarifat e thirrjeve tek numrat pėrkatės.
Informacioni do tė ofrohet pa pagesė, nga cilido operator, nėpėrmjet:
- Shėrbimit tė Klientit
- Adresave tė internetit
- Mjete tė tjera informacioni (p.sh. nėpėrmjet SMS)
Pėr mė tepėr, AKEP do tė vendosė mbi operatorėt qė pėrdorin tarifa tė ndryshme, bazuar nė rrjetin e destinacionit thirrės, detyrimin pėr tė dėrguar tė paktėn nė rastin e numrave tė bartur, pa pagesė, beep, tė veēantė, nėpėrmjet tė cilit pėrdoruesi ėshtė paralajmėruar nė rrjetin ku thirrja ėshtė origjinuar. Nėse ju thėrrisni njė numėr tė bartur, para pėrfundimit tė thirrjes, ju do tė dėgjoni kėtė tingull, apo kėtė ton.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum