Perdorimi i Facebook ka bere qe te zhdukeshin nga karta e kreditit me shume se 700 euro
Perdorimi i Facebook te sjell shume gjera pozitive, por dhe negative ne te njejten kohe. E ka provuar mbi kurrizin e saj nje nene britanike e cila ka pare ti zhdukeshin nga karta e saj e kreditit me shume se 700 euro. Po fajin per kete nuk e ka pasur Facebook, por djali i saj 12 vjecar. Pasi ka harxhuar me shume se 330 euro, qe ishin gjithe kursimet e tij, djali i vogel ka marre edhe 700 euro nga karta e kreditit te se emes per te luajtur ne fermen virtuale Farmville, nje nga lojerat me popullore ne Facebok. Gruaja nuk mund ti marre me mbrapsht parate e harxhuara nga djali i saj, pasi banka e ka sqaruar se adresa ne te cilen jane derguar keto para koincidon me adresen ne te cilen eshte regjistruar karta e kreditit. E vetmja menyre qe gruaja te marre serish parate e saj eshte te denoncoje te birin ne polici, por ky tani per tani duket nje variant i pamundur.