Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirë se erdhët në mesin tonë .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Origjina e jetes ne toke

Go down  Message [Page 1 of 1]

mister

Anonymous
Guest

Si ka lindur jeta ne planetin tone? Kjo eshte nje pyetje te cilen njerezimi ia ka bere vetes qe ne zanafillen e vet, dhe me gjithe shpjegimet e panumerta qe nga lashtesia gjer me sot, vazhdon te mbetet ndoshta po aq sfiduese sa kur u pyet per here te pare.


Ne kete hyrje te shkurter do te perqendrohemi kryesisht tek shpjegimet e ofruara nga shkencat natyrore.


Hipoteza e Panspermias sugjeron se Jeta ne Toke e ka origjinen nga nje tjeter burim ne Univers.


Kjo eshte nje mundesi, por ne te njejten kohe kjo hipoteze nuk ofron ndonje shpjegim se pse Jeta eshte dashur medeomos te transportohet ne Toke.


Pse, per shembull, kjo hipoteze nuk e merr ne konsiderate mundesine qe Jeta ka buruar ne Toke, dhe prej ketu transportohet neper Univers?


Dy shkencetare, Haldane dhe Oparin, sugjeruan nje skenar se si kushtet fillestare te jetes ne Toke mund te kene qene. Molekulat e thjeshta organike, qe permbajne karbon, u formuan te parat.


Me pas, energjia diellore dhe nxehtesia e cliruar nga toka rezultoi ne reaksione kimike qe u vijuan nga prodhimi i molekulave te vogla nga sinteza e substancave ne atmosfere.


Keto molekula formuan rendom proteina, karbohidrate dhe acide nukleike, e si rrjedhoje nga bashkimi i tyre u lind dhe organizmi i pare.


Per te verifikuar qe nje fenomen i tille, te quajtur edhe “supe prebiotike”, mund te rezultoje ne krijimin e ketyre molekulave (si rrjedhoje, vete jetes), Stanley Miller sintetizoi ne menyre te suksesshme lende organike nga substance inorganike(1). Ne fakt, ky konsiderohet si eksperimenti klasik i Origjines se Jetes.


Oparin-i propozoi, gjithashtu, se molekulat e thjeshta organike do te krijonin “koacervate”, struktura sferike qe i mbeshtjellin ato duke mundesuar zhvillimin e reaksioneve katalitike ne brendesi.


Sidoqofte, nuk eshte e qarte akoma se si kjo mund te ndodhe; A eshte bashkimi i molekulave i mjaftueshem per katalizimin e tyre? Cilet jane katalizatoret ne kete rast?


Bota e ARN-se, term ky i formuluar nga Walter Gilbert ne vitin 1986, i referohet nje faze te hershme te jetes ne planetin Toke.


Ne kete faze prania e proteinave katalitike nuk ishte e nevojshme sepse ARN-ja kishte rol te dyfishte, ate te ruajtjes se informacionit gjenetik dhe ate te katalizatorit ne nje sistem primitiv vete-replikues(2).


ARN-ja eshte me e thjeshte se proteinat dhe mund te kene evoluar me shpejt.


Sidoqofte, pyetja mbetet – nese ARN-ja ishte e para molekule, atehere duhet te jete formuar pa pranine e enzimave, dhe si rrjedhoje kjo kerkon shpjegim se si nukleotidet u bashkuan per te formuar ARN-ne?


Cfare mundesoi formimin e zinxhiret te nukleotideve, dhe ARN-se si rrjedhoje?


Aleksander Graham Cairns-Smith, biolog molecular dhe kimist, sugjeron te kunderten – qe acidet nukleike jane formuar me vone dhe te parat kane qene proteinat.


Ne librin e tij Ardhja e Gjenetikes: Dhe Origjina Minerale e Jetes ai propozon qe proteinat e para u sintetizuan nga kristale minerale inorganike, dhe ne kete faze as ADN-ja as ARN-ja nuk ishin prezente.


Me vone bashke me molekulat organike kemi edhe ardhjen e Gjenetikes ne skene. Nje pikepytje serioze ne lidhje me kete model eshte se sugjeron qe Origjina e Jetes eshte nga lenda inorganike, apo me gjuhe popullore, nga guri. Dhe kjo eshte dicka qe shume e kane te veshtire ta pranojne.


Kjo hyrje e shkurter e hipotezave kryesore ne lidhje me Origjinen e Jetes tregon se nuk ka model “standart”, dhe secili nga modelet e mesiperme ka avantazhet dhe dobesite e veta.


Sidoqofte, eksperimenti i Stanley Miller-it ofron evidence te forte qe molekulat organike mund te sintetizohen nga inorganiket ne kushte te ngjashme me ato te Tokes ne fazat e hershme te ekzistences se saj.


Dhe nje fjale te fundit ne lidhje me perspektiven religjioze te Origjines se Jetes; njerezit e lashte zhvilluan dy menyra te menduarit, folurit dhe te perftuarit te njohurive – mitin dhe logosin(3).


Te dyja ishin themelore, dhe plotesuese te njera tjetres, si menyre per te zbuluar te verteten, secila ne sferen e vet te kompetences.


Miti perqendrohej ne origjinen e jetes dhe thellesine e mendjes njerezore, jo me ceshtjet e perditshme praktike apo empirike. Miti kerkon te zbuloje e gjeje kuptim ne jeten tone.


Historite mitologjike me heronj qe zbresin ne Boten e Pertejme, apo qe luftojne shtriga e bisha, demonstrojne realitetin e subkoshiences njerezore, qe nuk mund te njihet thjesht nepermjet arsyes, por qe ka nje ndikim te thelle mbi pervojen dhe sjelljen tone.


Miti as nuk mund te demonstrohet, as nuk kerkon prove racionale, por lidhjen me njerezit e ka te ngjashme me ate te artit apo muzikes. Ne anen tjeter, logosi ishte po aq i rendesishem.


Eshte menyra racionale, pragmatike dhe shkencore e te menduarit qe mundeson njerezit funksionimin normal te jetes dhe ceshtjeve materiale. Ndryshe nga miti, logosi duhet te perkoje saktesisht me faktet dhe realitetin e jashtem per te qene efikas.


Ne menyre te ngjashme nese zevendesojme mitin me religjionin, atehere rrjedhimisht perspektiva qe kjo e fundit ofron ne lidhje me Origjinen e Jetes nuk ka vend ne sferen e shpjegimeve shkencore empirike

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum