Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

30 vitet qė ndryshuan gjithēka

Go down  Message [Page 1 of 1]

130 vitet qė ndryshuan gjithēka Empty 30 vitet qė ndryshuan gjithēka Sat Oct 16, 2010 4:04 pm

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin




1. BOTĖ TĖ ZBULUARA

30 vjet mė parė, sistemi diellor ishte njė vend i pėrgjumur. Ne kishim nėntė planetė dhe dhjetėra hėna. Por kėta dukeshin si vende inertė e tė vdekur - aq sa ne nuk i njihnim fare. Asnjė veprim, asnjė ndryshim.

Sot, panorama nuk mund tė jetė mė e ndryshme. Sondat e NASA-s kanė gjetur veprimtari gjeologjike nė tė paktėn tre trupa planetarė: hėnėn e zjarrtė tė Jupiterit Io, nė Enceladusin e Saturnit dhe nė Tritonin e Neptunit. Nė Mars janė dokumentuar rrėshkitje dheu dhe djaj rėre nė sipėrfaqen marsiane. Vėzhguesit nga e gjithė bota kanė parė Jupiterin tė goditet nga impakte nė tė paktėn tre raste, duke pėrfshirė nxehjen dramatike e tė shumėfishtė qė pėsoi nė 1994 nga kometa Shoemaker-Levy-9.

Dhe ē'ėshtė mė e ēuditshmja, shkencėtarėt po konsiderojnė seriozisht praninė e jetės diku tjetėr nė sistemin diellor. Marsi ėshtė ende vendi kryesor ku duhet kėrkuar, por njė tjetėr prej satelitėve tė Jupiterit, Europa e akullt ėshtė njė konkurrent, ashtu sikurse ėshtė Encelagusi si dhe sateliti mė i madh i Saturnit, Titani. Ky i fundit ka madje edhe liqene tė mėdhenj metani tė lėngėt, tė cilėt zgjerohen dhe tkurren sipas stinėve.

Shumė njerėz mendojnė se Apollo pėrfaqėsonte kohėn e lavdishme tė programit hapėsinor amerikan, por ky duhet cilėsuar i shoqėruar me fjalėn me njerėz nė bord. Program pa njerėz nė bord e ka sot kohėn e tij tė lavdisė. NASA ka dėrguar tashmė anije kozmike qė vijnė nė orbitė pėrreth Saturnit, Marsit, Hėnės dhe Diellit dhe shumė shpejt do tė ketė njė pėrreth Mėrkurit; Agjencia Hapėsinore Europiane ka dėrguar sonda pėrreth Diellit dhe Venusit. AHE po vėzhgon edhe njė kometė: Misioni Rosetta do tė prekė dhe do tė ulet mbi njė tė tillė nė vitin 2014. Po kėshtu, anija hapėsinore e NASA e quajtur Daėn do tė vijė nė orbitė pėrreth asteroidėve Ceres dhe Vesta nė fund tė kėsaj dekade. Tashmė tė tetė planetėt janė parė nga afėr. Nėse je njė fans i Plutonit, do tė duhet tė presėsh edhe disa vite, deri kur Neė Horizons tė fluturojė pranė tij nė vitin 2015.

Librari tė tėra mund tė mbushen me mrekullitė e pėrftuara prej eksplorimeve me robotė tė sistemit diellor dhe ne vetėm sa kemi gėrvishtur sipėrfaqen. Kur njeriu tė vėrė sėrish kėmbė nė Hėnė - apo pėr herė tė parė nė Mars - ajo qė do tė gjejė me siguri do tė pasurojė edhe mė tej dijen qė mesazherėt tanė robotikė na kanė sjellė.


2. DINOSAURĖT JETOJNĖ

Ēdo fėmijė shkolle e dinte me saktėsi si dukeshin dinosaurėt: me bisht tė gjatė qė e hiqnin zvarrė, gjakftohtė, zvarranikė, budallenj si njė kuti shkėmbinjsh sedimentarė. Speciet e reja qė zbuloheshin ēdo vit ishin thjeshtė kuriozitete, mė shumė material pėr libra fėmijėsh.

30 vitet e fundit e kanė pėrmbysur gjithė kėtė. Duket se dinosaurėt nuk ishin aspak tė destinuar tė shfaroseshin dhe nė njė kuptim tė vėrtetė ata nuk u shfarosėn kurrė tėrėsisht. Ēdo zbulim i ri dinosauri duket se na thotė se megabishat e mijėvjeēarėve tė kaluar janė mė shumė tė lidhur me shpendėt si thėllėza se sa me dragoin Komodo. Ashtu si shpendėt, ata lėviznin nė grupe, kujdeseshin pėr tė vegjlit dhe ishin ndoshta me gjak tė ngrohtė. Dhe bishtat? Lartė, si bishta pendėsh, kryesisht horizontalė dhe mbi tokė. Ideja qė dinosaurėt ecin ende - apo fluturojnė ende - mes nesh u hodh nga John Ostrim i Yale University nė vitet '70, por mbeti kryesisht njė argument deri kur mali i provave qė sa vinte e rritej varrosi tė gjithė kundėrshtitė. Nė vitin 1993, nė shkretėtirėn e Gobit, eshtrat e njė Citipati u gjetėn nė njė pozicion ku ngrohnin njė fole me vezė. Studimet e skeletėve zbuluan qindra ngjashmėri mes zogjve modernė dhe dinosaurėve: duar me tre gishta, kyēet e kėmbėve lart mbi tokė. Mė pas, nė vitin 1995, shkencėtarėt nisėn tė zbulojnė copėza nga Sinosauripoteryx si dhe dinosaurė tė tjerė me pupla nga provinca e famshme Liaoning nė Kinė, ndėrkohė qė kulmi erdhi nė vitin 2000 me zbulimin e njė dromaeosauri tė paprekur tė mbuluar me pupla qė kishte shumė prej tipareve fizikė tė njė zogu. "Ėshtė e vulosur", thotė Jack Horner, kurator i paleontologjisė nė Muzeun e Universitetit tė Montanės. Dikush mund tė thotė: "Shikoni dallimin mes njė gushėkuqi dhe njė T-Rex-i. Sigurisht qė ka shumė dallime, por mund tė pėrdorėsh ngjashmėritė pėr tė pėrcaktuar afėrsinė. Ėshtė njė paradigmė qė ka ndryshuar". Sa pėr zhdukjen e paraardhėsve tokėsorė tė zogjve tanė, kjo pjesė e enigmės mbetet e pazgjidhur. 3. QELIZAT SI MJET SHĖRIMI

Edhe mjekėsia e ka patur momentin e artė, tė ngjashėm me atė tė ndarjes sė atomit nė fizikė: aftėsia pėr tė ndarė, bashkuar dhe ēliruar fuqinė e jashtėzakonshme qė ndodhet tek gjenet dhe qelizat. Momenti i madh ka ardhur nga shkrirja e dy fushave - terapia e gjeneve dhe terapia e qelizave - qė sot po sjellin kura dhe trajtime prej mrekullish. Por nė njė kohė qė kėrkimet e atomit patėn njė debutim tė vetėm dhe shpėrthyes, trajtimet e bazuar tek gjenet dhe qelizat kanė patur disa faza, pas starteve jo shumė premtues. Njė hap i madh pėrpara u hodh nė vitin 1985 kur shkencėtarėt nisėn tė lėvizin gjenet nė qelizat e gjitarėve duke i transferuar mė parė nė njė virus. Gjenet, ndonėse hasnin fillimisht vėshtirėsi, mė nė fund hynin nė bėrthamėn e qelizės dhe nisnin tė punonin pėrkrah gjeneve tė lindur qė ndodheshin tashmė aty. Mė pas, gjėrat shkuan keq. Jo vetėm qė terapia e gjeneve nuk arriti tė kurojė sėmundjen, por Jesse Gelsinger, njė djalė me njė ērregullim tė rrallė metabolik, vdiq gjatė njė eksperimenti klinik nė vitin 1999.

Vetėm kohėt e fundit kanė nisur tė triumfojnė terapitė e gjeneve dhe qelizave, duke huazuar dhe shkrirė nė njė qasjet e njėra-tjetrės. Njė provė e jashtėzakonshme erdhi nė vitin 2007, kur shkencėtarė gjermanė trajtuan njė pacient 40-vjeēar pėr HIV dhe leuēemi me anė tė qelizave, tė cilave u mungonte receptori i HIV, gjė qė i bėnte ato rezistente ndaj virusit. Pacienti u kurua dhe tre vjet mė vonė mbetet nė gjendje tė mirė. Nė njė tjetėr sukses mbresėlėnės, shkencėtarėt nė Itali dhe nė SHBA kuruan fėmijė me keqfunksionim tė shkaktonte njė grumbullim tė produkteve toksikė qė shkatėrrojnė sistemin imunitar. Doktorėt u dhanė pacientėve qeliza qė pėrmbanin kopje tė njė gjeni qė funksiononte mirė pėr enzimėn; pas kėsaj, sistemi imunitar i bebeve ishte nė gjendje tė rindėrtohej vetė.

Terapia e kombinuar po fiton edhe mė shumė fuqi teksa shkencėtarėt manipulojnė gjenet pėr tė kthyer qelizat e zakonshme nė gjendjen e tyre embrionale. Qelizat embrionale mund tė rikthejnė nė gjendje tė mirė trurin dhe sistemin imunitar si dhe tė rigjenerojnė organet. "Po vjen koha kur ne tė jemi nė gjendje tė riparojmė indet e zemrės pas njė ataku dhe tė rikthejmė prurjen e gjakut nė gjymtyrė, qė pėrndryshe do tė ishin amputuar", thotė profesor Robert Lanza. "Atėherė do tė shohim pas nė kohė e do tė themi: A e besoni dot sa shumė kanė vuajtur njerėzit?"

4. Shpresė nė kėrkimet pėr jetė aliene

Nė vitet '80, nėse dėshiroje tė dėgjoje pėr planete qė vinin vėrdallė yjeve tė tjerė, kishe zgjedhjen e burimeve: Star Wars ose Star Trek. E gjithė kjo ndryshoi nė vitin 1995 me zbulimin e njė planeti qė vinte nė orbitė pėrreth 51 Pegasi, njė pothuajse binjak i diellit qė ndodhet afro 50 vite dritė larg. Astronomėt zviceranė Michel Mayor dhe Didier Queloz e gjetėn botėn e largėt duke parė gravitetin qė tėrhiqte yllin-prind. Nė vitin qė pasoi, shkencėtari amerikan Geoffrey Marcy dhe Paul Butler konfirmuan kėtė zbulim dhe shumė shpejt zbuluan edhe ata disa planetė.

Zbulimet e para tė ekzoplanetėve ngritėn nė kėmbė botėn e astronomisė. Shkencėtarėt kishin pranuar gjithmonė se sistemet e tjerė diellorė (nėse ekzistonin) do tė ishin pak a shumė si yni. Jo kėta: Kėta planetė tė rinj ishin gjigantė, si Jupiteri, por mė shumė se gjysma e tyre ndodhen mė pranė diejve tė tyre nga sa ndodhet Mėrkuri nga Dielli, duke ardhur nė orbitė brenda vetėm pak ditėve nėn temperatura shumė tė nxehta. Teoritė tona se si krijohen planetėt duhej qė tė griseshin dhe rishkruheshin. Qė atėherė, astronomėt kanė zbuluar mė shumė se 400 botė tė reja dhe kemi parė njė surprizė pas tjetrės.

Disa planetė ndjekin orbita ovale. Tė tjerė vijnė pėrreth diejve tė tyre pėrsėprapthi, apo kanė pėrbėrje tė ēuditshme e tė papritura. Tė gjithė bashkė, ata janė prova se universi ėshtė shumė mė i ēuditshėm dhe mė krijues nga sa e kishim imagjinuar.

Deri nė pranverėn e ardhshme, teleskopi gjigant nė kėrkim tė planetėve i njohur me emrin Kepler - i refuzuar tre herė nga NASA, por mė pas i pranuar pas atyre zbulimeve fillestarė tė planetėve nė vitet '90 - me shumė gjasa do tė zbulojė planetin e parė tė ngjashėm me Tokėn qė vjen nė njė orbitė tė ngjashme me atė tė Tokės. Ky gur themeli me siguri do tė shkaktojė njė revolucion tė ri, teksa vėzhguesit i dyfishojnė pėrpjekjet e tyre pėr tė vėzhguar direkt botė tė ngjashme me Tokėn dhe studiojnė atmosferat e tyre nė kėrkim tė shenjave kimike tė jetės. Dhe ka shumė gjasa qė edhe kėta planetė tė mos jenė ajo ēfarė ne presim.

Thjeshtė studimi i jetės nga planetė tė ngjashėm me Tokėn do tė ishte shumė e vėshtirė. Por, nė fund tė fundit, 15 vjet mė parė askush nuk priste zbulim ekzoplanetsh. (Teleskopi hapėsinor James Ėebb qė do tė nisė nė 2014 mund tė jetė nė gjendje tė gjejė shenja biologjie nė njė botė aliene). Ja njė parashikim i guximshėm: pas 20 vitesh, enigma qė lidhet me pyetjen a ka apo jo jetė diku tjetėr nė univers, do tė jetė zgjidhur.

Pema e familjes njerėzore shtrin rrėnjėt

Studimi i origjinės njerėzore ėshtė shėnuar nga debate tė forta mbi identitetin e paraardhėsit tonė tė parė. Beteja simbolizohet mė sė miri nga e famshmja Lucy, njė fosil Australopithecus Afarensis qė ėshtė zbuluar fillimisht nė vitin 1974. Debati i ndezur mbi origjinėn e Lucyt mbėshtolli shkencėtarėt nė vitet '80 dhe mbetet i pazgjidhur, por prova pėr kėtė mund tė mos ketė vlerė. "Nuk mė duhet fare", thotė paleoantropologu i Sony Brook, William Jungers. "Ajo na lejon tė kuptojmė se si dukeshin tė lashtėt tanė: dytrajtėsh seksualisht, dykėmbėsh me tru tė vogėl qė ruanin aftėsinė pėr tė hipur nėpėr pemė".

Studimet e fundit ofrojnė njė kėndvėshtrim mė tė thellė dhe mė tė gjerė tė lashtėsisė humane. Ja njė: qeniet e hershme njerėzore ēiftoheshin me neandertalėt, sipas njė gjeneticisti evolucionar i quajtur Svante Paabo, si dhe kolegėve tė tij nė Institutin Mac Plank nė Gjermani. Pėrmes njė analize tė fragmenteve tė ADN sė kockave tė neandertalėve, Paabo gjurmoi ēiftimin e tyre 60 mijė vjet mė parė nė Lindjen e Mesme. Sot, nga 1 deri 4 pėrqind e genomit tė njeriut jashtė Afrikės ėshtė neandertal. Njė tjetėr befasi erdhi vitin qė kaloi kur Tim White i Universitetit tė Kalifornisė, Berkeley si dhe ekipi i tij zbuluan Ardipithecus Ramidus ("Ardi"), njė femėr 4.4 milionė vjeēare. Dykėmbėshe nė tokė, por shumė e aftė nė kėrcimet nė pemė. Ardi lė tė kuptohet se paraardhėsi i pėrbashkėt qė ndajmė me shimpanzetė ka qenė njė majmun.

Dhe nė fund, nė 2004, nė njė shpellė nė ishullin Flores nė Indonezi u gjetėn kocka tė njė kushėriri tė njeriut me pėrmasa jo mė tė mėdha se njė 4-vjeēar i sotėm. Zbulimin e bėri arkeologu Michael Morwood i Universitetit tė Wollongong nė Australi. Eshtrat janė 14 mijė vjeēare, por mjetet e punės pranė tyre janė njė milionė vjeēare. Pas debateve tė ashpra, shumica e paleoantropologėve sot bien dakord se Homo Floresiensis, ėshtė njė paraardhės i njeriut me njė tru shumė tė vogėl tė mbėshtjellė nė mėnyrė tė tillė qė rrit kompleksitetin e tij. "Ne jemi hominidi i fundit", thotė Junger. Por nuk ėshtė mė e qartė nėse jemi ne kurora e krijimit, apo thjeshtė njė degė tjetėr e pemės sė evolucionit.

Ndėrtim me atome

"Nanoteknologjia" - ēdo gjė e ndėrtuar nė shkallė nanometri, vetėm disa herė mė shumė se madhėsia e njė atomi - ka njė aureolė shkence imagjinare pėrreth. Megjithatė, gjithkush prej nesh me siguri ka pasur pranė dikur e diku pak nanoteknologji. Provoni tė bėni njė kėrkim nė Google pėr kėtė fjalė. Ja pra, tek e pėrdorėt.

Revolucioni nisi heshturazi nė vitin 1981, kur Gerd Binning dhe Heinrich Rohrer tek IBM nė Zyrih shpikėn Scanning Tunneling Microscope (STM), i cili mund tė lexonte njė sipėrfaqe atom pėr atom. Gjatė dekadės sė fundit, studiuesit kanė pėrshtatur STM-tė pėr tė vėzhguar molekulat organike dhe pėr tė ndėrtuar pajisje tė thjeshta qė pėrdorin atome. Nė po tė njėjtėn kohė, inxhinierėt elektronikė po punonin nga lartė poshtė pėr tė mbėrritur nė nanoshkallė, duke vendosur gjithnjė e mė shumė tranzistorė (dhe mė tė shpejtė) nė chip-e silikoni. Kjo pėrpjekje lejoi dyfishimin e shpejtėsisė sė procesorėve ēdo 18 muaj, njė pėrparim qė njihet si Ligji i Moore. Deri nė fillimin e viteve 2000, madhėsia e tranzistorit kishte zbritur nėn tė dhjetė miliontėn e njė metri, duke sjellė kompjuterėt dhe celularėt nė mbretėrinė e nanoteknologjisė. Dhe progresi vazhdon: nė fund tė vitit qė kaloi, shkencėtarėt nė Finlandė dhe Australi ndėrtuan njė tranzistor eksperimental nga njė atom i vetėm fosfori.

Faza tjetėr e teknologjisė atomike mund tė sjellė zėvendėsimin e silikonit me substanca tė tjera qė i pėrshtaten nanoshkallės. "Materialet ndryshojnė karakteristikė kur hyjnė nė kėtė botė tė re", thotė James Yardley, drejtor i Shkencės e Nanoteknologjisė nė Universitetin e Columbias. Ai dhe kolegė tė tij ishin ndėr tė parėt qė zbuluan shtresa karboni, njė atom tė trashė tė quajtur grafine. Nė teori, elektronet duhet tė lėvizin nėpėr kėto shtresa pa rezistencė. "Nėse mund tė bėsh kėtė, atėherė mund tė transmetosh energji elektrike nėpėr tė gjithė vendin pa pikė humnbje", thotė Yardley. Nė shkurt tė vitit qė kaloi, shkencėtarė tė IBM krijuan njė tranzistor grafine qė mund tė ndizet dhe fiket 100 miliardė herė nė sekondė, pothuajse dy herė mė shpejt se sa tranzistori me silikon.

Nanoteknologjia nė botėn reale ka pasoja qė shkojnė pėrtej kompjuterėve - pasoja qė mė nė fund mund tė japin njė thelb pėr vizionet e dikurshme tė shkencės. Grafine ėshtė kaq shtresė e fortė saqė ka bėrė disa shkencėtarė tė mendojnė tė ndėrtojnė ashensorė nė hapėsirė. Ndėrkohė, strukturat e vogla tė karbonit po prodhohen pėr bateri me karikim tė shpejtė, qeliza diellore eficiente si dhe kapsula tė implantueshme. "Kemi njohurinė dhe mjetet pėr ta bėrė tė ndodhė e gjithė kjo", thotė Yardley.

Mrekullia e internetit

Mendoni pak mėnyrat se si interneti ka pėrmirėsuar jetėt tona qė nga shpikja e tij nė 1989. Po na bėn mė tė shėndetshėm: nė vitin 2007, 160 milionė amerikanė shihnin pėr informacione mjekėsorė nė internet, sipas njė sondazhi tė Harris Interactive. Ne mund tė marrim kėshilla direkt nga Klinikat Mayo apo tė kėrkojmė nė njė forum dhe pėrftojmė dijet e turmės.

Lehtėson mbledhjen e informacionit: Kur Irani iu kundėrvu protestuesve vitin qė kaloi, filmime tė tmerrshme tė kaosit po bėnin xhiron e kompjuterėve dhe celularėve nė tė gjithė botėn, brenda vetėm pak minutave. Ne kemi akses nė njė miliard reporterė online gjatė 24 orėve.

Eshtė njė motor turbo nga pikėpamja ekonomike: Sot, ēdokush mund tė nisė njė biznes global pėr pothuajse asgjė, ndėrkohė qė rri ulur nė dhomėn e ndenjes. Inxhinierė, drejtues, shitėsa dhe ekipe krijues mund tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin dhe me klientė kudo nė botė. Shitjet nė internet po i afrohen shifrės 150 miliardė dollarė nė vit vetėm nė SHBA.

Po rigjallėron politikėn: Fushata presidenciale e Barak Obamės grumbulloi gjysmė milioni dollarė, nga mė shumė se 3 milionė njerėz nė internet. Sot, transmetimet online nga Shtėpia e Bardhė kanė bėrė komentatorėt ta quajnė "presidenca e YouTube".

Po na lidh: Ne jemi mė pranė shumė njerėzve pėr periudha mė tė gjata kohe. Facebook ka 500 milionė pėrdorues aktivė qė shpenzojnė nė faqe mė shumė se 700 miliardė minuta nė muaj.

Por prapė, interneti po na bėn mė tė sėmurė, ose tė paktėn po na bėn tė ndihemi tė tillė: Njė studim i vitit 2008 nga Microsoft Research, tregonte se kėrkuesit nė internet kanė prirjen tė fokusohen vetėm tek rezultatet e parė, qė zakonisht vėnė theksin nė diagnoza mė tė zakonshme si dhimbje koke (tumor nė tru!) dhe dhembje gjoksi (atak nė zemėr!)

Dėmton grumbullimin e lajmeve: 30 gazeta tė pėrditshme janė mbyllur nė 3 vitet e fundit dhe pothuajse gjithė tė tjerat janė tronditur nga shkurtimet, teksa kompanitė qė botojnė reklama janė larguar drejt blogjeve dhe burimeve tė tjerė tė lajmeve nė internet.

Ėshtė njė sabotator ekonomik: Segmente tė mėdhenj tė industrive tė reklamave dhe argėtimit janė shkatėrruar nga publikimet falas (shpesh herė piratė) online, si muzika dhe videot.

Po helmon politikėn: Studimet tregojnė se njerėzit kanė prirjen tė lexojnė faqet e internetit qė kanė prirjen tė pėrforcojnė besimet dhe bindjet e tyre. Mes fituesve mė tė mėdhenj politikisht nė internet kanė qenė grupet e urrejtjes dhe grupet terroristė, shumė prej tė cilėve kanė pėrsosur teknikat e grumbullimit tė fondeve dhe rekrutimit online.

Po na armiqėson: Sociologėt bėjnė thirrje qė tė bėhet kujdes sepse Facebook dhe tė tjerė kėnde lojėrash online po i pengon fėmijėt qė tė dalin nga shtėpitė dhe tė takojnė njėri-tjetrin, duke kufizuar aftėsitė e tyre sociale dhe inkurajuar obezitetin.

E padiskutueshme ėshtė se interneti po ndryshon sjelljen tonė. Mund tė jetė duke ndryshuar edhe mėnyrėn si funksionon truri ynė. Por kur tė kemi kuptuar se cilėt janė kėto ndryshime, nuk do tė ketė rėndėsi, sepse tė gjithė do tė jenė rritur nė njė botė kur interneti ėshtė i pandashėm nga ēdo gjė qė ne bėjmė. E doni apo jo ndryshimin, nuk ėshtė se ai po pret pėr miratimin tuaj.

ADN, e dekoduar, e riprogramuar

Nė vitin 1990, biologėt nisėn njė prej udhėtimeve mė ambiciozė vetėzbulues tė shkencės: renditja e ēdo ēifti bazė nė kodin tonė gjenetik. Njė dekadė mė vonė, nė shkurt 2001, Human Genome Project (HGP) i financuar me fonde publikė si dhe Korporata Celera, me financim privat kryesuar nga J. Craig Venter, botuan veē e veē draftet e tyre tė gjenomit njerėzor. Nė vitin 2003, HGP nxorri njė hartė tė plotė. Mė pas... asgjė. Gjetja e lidhjeve mes genomit dhe sėmundjeve rezultoi shumė mė e ndėrlikuar se sa kishin shpresuar biologėt. Sėmundjet e zakonshme duket se shkaktohen nga ndėrveprime tė ngatėrruar mes gjeneve dhe gjenet reagojnė nė mėnyra konfuze ndaj sinjaleve mjedisorė. Por pikėrisht atėherė kur dukej se HGP nuk do tė na ēonte asgjėkundi, hyri nė modė bioinformatika - trajtimi i ADN si tė dhėna.

Studimi i shenjuesve gjenetikė kishte rezultuar i vyer tashmė pėr biologjinė evolucionare dhe shkencėn, tė ndihmuar nga shpikja e PCR nga ana e kimistit Karry Mullis nė 1983, njė mėnyrė eficiente pėr tė amplifikuar fragmente tė vegjėl tė ADN. Hedhja e genomeve nė kompjuter hapi mundėsi tė reja. ADN dixhitale nisi tė revolucionarizojė studimin e paraardhėsve tė njeriut. Sot, biologu molekular Leroy Hood, president i Institutit tė Sistemeve tė Biologjisė nė Seattle, po pėrpiqet tė pėrdorė mjetet e bioinformatikės pėr tė krijuar njė lloj ilaēi qė ai e quan P4. Duke analizuar gjenet brenda njė familjeje, ai ka studiuar gjenin qė lidhet me sindromėn Miller, njė defekt nė fytyrė. Mė tej ai synon tė zbulojė dhe shėrojė edhe gjendje tė tjera mė komplekse shėndetėsore - kardiovaskulare, neurodegjenerative dhe sėmundje imunitare. "Nė 5-10 vite, ēdo pacient do tė rrethohet nga njė re virtuale prej miliarda pika tė dhėnash", parashikon ai. "Ne do tė jemi nė gjendje tė gėrmojmė kėtė informacion si dhe tė sigurojmė informacione mbi shėndetin dhe sėmundjet".

E trajtuar si informacion, ADN mundet gjithashtu tė manipulohet pėr tė krijuar organizma. Biologu Venter pėrdori kohėt e fundit kėtė qasje pėr tė krijuar atė qė e quan organizmin e parė sintetik. Ai mendon se shumė shpejt do tė vijė dita kur ADN mund tė shkruhet si program kompjuterik dhe mikrobet mund tė "programohen" pėr tė gjeneruar energji jo tė kushtueshme, fertilizantė, ilaēe apo ushqime. Njė qėllim i mundshėm: shndėrrimi i mbetjeve nė ujė tė pastėr, energji elektrike, apo tė dyja. Njė tjetėr: luftimi i ngrohjes globale pėrmes thithjes sė dioksidit tė karbonit nga ajri. "A mund tė bėjmė biftekė artificialė?" pyet Venter. "Na kufizon vetėm imagjinata jonė".

Epoka e re e fizikės

Njė epokė e re nė fizikė duhej tė kish nisur 11 vjet mė parė nė Teksas. Atje ishte menduar qė Superconducting Supercollider, njė akselerator thėrrmijash nė formė rrethore tė pėrplaste protonet. Kostot e larta detyruan Kongresin tė anulojė eksperimentin nė 1993. Nėse projekti do tė kish vazhduar siē ishte planifikuar, "sot ne do tė kishim njė brez tė ri pyetjesh", thotė fizikani Frank Wilzek. "Por mė duhet tė them se po hyjmė nė njė tjetėr epokė tė artė".

Arsyeja pėrse ėshtė optimist? Large Hadron Collidder, njė akselerator pothuajse po aq i fuqishėm pranė Gjenevės qė nisi tė lėshojė protone verėn qė kaloi. Ai mund tė ofrojė provat mė tė mira se katėr forcat natyrore qė i japin formė botės sonė - graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortė dhe forca e dobėt - janė manifestime tė njė ligji tė vetėm. Pėrmes njė pėrpjekje njė dekadėshe, fizikanėt kanė arritur tė inkorporojnė tė gjithė forcat pėrveē gravitetit nė njė teori tė quajtur modeli standard. LHC ėshtė projektuar pėr tė gjetur thėrrmijat hipotetike qė do tė mbėshtesnin kėtė teori.

LHC mund tė ēojė fizikanėt drejt njė kuadri bashkues qė shkon edhe pėrtej modelit standard. Teoria e fijeve ka dominuar fizikėn teorike pėr pjesėn mė tė madhe tė 30 viteve tė fundit, megjithatė mbetet e debatueshme. Shumė nga ata qė i pėrkasin kėsaj fushe mendojnė se teoria ėshtė e vlefshme, por nuk mund tė falsifikohet me eksperiment, standardi sipas tė cilit gjykohen konceptet shkencorė.

Ndonėse LHC as nuk do t'i afrohet pikasjes sė fijeve, ai mund tė konfirmojė njė teori pararendėse tė quajtur supersimetria, nė tė cilėn ēdo lloj thėrrmije qė njihet ka njė superpartner: njė binjak tė paqendrueshėm, mė tė rėndė. Nga ana tjetėr, mosvėrtetimi i thėrrmijave supersimetrike nė LHC do tė ishte njė goditje e rėndė pėr teorinė e fijeve. "Teoria e fijeve ka qenė mbresėlėnėse matematikisht", thotė Ėilzek. "Por ka qenė zhgėnjyese nė pėrshkrimin e realitetit fizik".

UNIVERSI I VOGĖL

Fizikani Saul Perlmutter e mban mend shumė mirė se si ishte kozmologjia nė kohėn kur po diplomohej, 25 vjet mė parė. "Bėhej njė shaka qė, nėse kishe afėrsi me dhjetė herė nė matje, atėherė ishe nė rregull", thotė ai. Vlerėsimet pėr moshėn e universit varionin nga 7 miliardė nė 20 miliardė vite. Nuk ishte njė disiplinė e famshme pėr saktėsinė.

Kozmologjia rilindi nė 18 nėntor 1989, me lėshimin e Cosmic Background Explorer (COBE). COBE bėri matjet e para tė sakta tė rrezatimit tė lėnė pas nga Big Bang. Sipas teorisė, copėza shumė tė vogla morėn pėrmasa kozmike brenda fraksionit tė parė tė sekondės pas lindjes sė universit. COBE siguroi provat pėr modelin standard tė Big Bang. Njė zhvillim i dytė erdhi nė 1998 nga dy ekipe astronomėsh qė studionin supernovat nė galaksi tė largėta. Ata zbuluan se ekspansioni i universit po pėrshpejtohet, i nxitur nga njė karakteristikė enigmatike e hapėsirės qė sot quhet energjia e zezė. "A do tė vazhdojė energjia e zezė pėrshpejtimin e zgjerimti tė universit?", pyet Permutter. "Apo mos do tė ndryshojė dhe do tė sjellė kolapsin e tij?"

Nė vitin 2001, pasardhėsi i COBE, WMAP i solli edhe mė shumė precizion kozmologjisė. WMAP zbuloi mė nė fund moshėn e saktė tė universit: 13.7 miliardė vite. Tregoi gjithashtu se materia e zakonshme - atomet qė pėrbėjnė galaksitė, planetet dhe njerėzit - zė vetėm 4% tė pėrbėrjes sė universit. Materia e zezė, e padukshme pėrveē se pėr ndikimin gravitacional, zė afro 23%: pjesėn tjetėr e zė energjia e zezė. Misioni i Energjisė sė Zezė qė do tė nisė nė 2016 do tė ofrojė mė shumė detaje. Ky observator hapėsinor do tė jetė nė gjendje tė studiojė supernovat qė kanė shpėrthyer 10 milionė vjet mė parė pėr tė analizuar marrėdhėnien e ndryshueshme mes tėrheqjes sė masės dhe shtytjes sė energjisė sė errėt. "Na nevojiten matje 20 herė mė tė sakta se ato qė kemi sot", thotė Perlmutter. Kėto matje - dhe epoka e re e kozmologjisė - po vijnė.

Kėshtu truri KRIJON MENDJEN

Pėrpara se neuroshkenca t'i pėrgjigjej pyetjes mė tė madhe - si i transformon truri reaksionet kimikė dhe pulset elektrikė nė aftėsi njohėse - i ėshtė dashur shumė mund. Nė fillimin e viteve '80, mjete tė reja bėnė tė mundur hartėzimin e makinerisė brenda njė qelize tė trurit tė njeriut. Duke pėrdorur elektroda qelqi shumė tė vogla qė ishin nė gjendje tė masnin rryma nė pikoamperė, shkencėtarėt mund tė vėzhgonin njė pore tė vogėl neuronale qė hapej dhe mbyllej pėr tė transmetuar njė sinjal. Nė po tė njėjtėn kohė, teknikat e gjenetikės dhe biologjisė molekulare nisėn tė zbulojnė sinjalet e ngatėrruar bioklimikė qė sinapset dėrgojnė gjatė komunikimit.

Ndoshta ideja mė e fuqishme qė doli prej kėtyre risive ishte zbulimi qė neuroplasticiteti, aftėsia e trurit pėr tė ndryshuar dhe pėrshtatur, vazhdon deri nė moshė tė madhe. Siē kanė treguar neuroshkencėtari i Universitetit tė Columbias, Eric Kandel dhe tė tjerė, neuronet reagojnė ndaj stimulimeve duke ndryshuar aktivitetin dhe lidhshmėrinė e tyre, duke rimodeluar kėshtu arkitekturėn e trurit. Nėse truri i njė tė rrituri ėshtė fleksibėl, atėherė mund tė thuhet qė dėmtimi apo lėndimi mund tė kthehen mbrapsht.

Ndėrkohė, shkencėtarė tė tjerė po pėrdornin neuroimazhet pėr tė vėzhguar tė gjithė trurin e njeriut pa e hapur kafkėn. Nė vitet 1980, skanimet me Positron Emission Tomography (PET), qė pikasin metabolizmin neural pėrmes gjurmuesve radioaktivė ofruan pamjet e para tė trurit nė momente mendimi.

Nė 1990, FMRI ofroi njė mėnyrė mė tė sigurtė pėr tė gjurmuar ndjesitė dhe emocionet teksa ndodhnin.

Njė vizion edhe mė holistik i trurit po shfaqet pėrmes konektomikės, qė synon tė krijojė njė diagramė me fije tė tė gjithė trurit tė njeriut. Kohėt e fundit, njė teknologji e quajtur optogjenetikė u ka mundėsuar eksperimentuesve tė "fikin" apo "ndezin" qarqe tė trurit duke hedhur dritė lazer mbi sinapse tė modifikuar gjenetikisht. Pasoja: njė kuptim mė i thellė i mendimit dhe ndjenjės mund tė jetė mė afėr nga sa mendojmė ne.

Nė kėndvėshtrimin e ri, truri duket si njė "mozaik i luhatshėm fushash nė njė gjendje ekuilibri dinamik", thotė V.S. Ramachandran, njė neurolog nė universitetin e Kalifornisė, San Diego.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum