Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Oskar Uailld – Oscar Wilde 1856 – 1900

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Oskar Uailld – Oscar Wilde 1856 – 1900 Oskar-wilde


Oskar Uailld ishte njė shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi nė Dublin nė vitin 1856 dhe vdiq nė vitin 1900 nė Paris. I ati ishte kirurg dhe e jėma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi nė Kolegjin ‘’Trinity’’ tė Dublinit dhe nė Oksford shkenca klasike.
Ishte pėrkrahės i dogmės ‘’arti pėr artin’’. Pavarėsisht se kjo dogmė takoi shumė kundėrshtarė, u bė shpejt i famshėm dhe shumė e kėrkuar nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkėlqyer ndėrpritet nė vitin 1895 , ku dėnohet pėr dy vjet punė tė detyrueshmė. Del nga burgu nė vitin 1987 dhe jeton nė Paris deri kur vdes, shumė i varfėr dhe i braktisur.
Libri i parė qė boton, ėshtė njė kolazh poezish , qė botohen nė vitin 1881. Njė vit mė pas do tė fillojė njė turne nė Amerikėn e Veriut me njė seri tė madhe me leksione. Atėherė shkruajti dramėn ‘’Vera’’. Vijojnė mė pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe pėrralla tė tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime tė tjera’’, nė vitin 1891, ‘’Shtėpia e Shegėve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, nė vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’.
Por veprat e tij qė e bėnė mė tė njohur ishin: ‘’Freskuesja e Leidi Uendermir’’ e vitit 1892, ‘’Njė grua e parėndėsishme’’ e vitit 1893. Nė burgjet Riding shkruajti dhe dy libra tė tjerė: ‘’De profundis (nga thellėsia’’ dhe ‘’Balada e Burgut Riding’’
U influencua shumė nga edukimi qė mori nga prindėrit e tij, sidomos nė formimin e karakterit, ashtu si edhe tė interesimeve tė tij. E jėma , njė poete e njohur e asaj kohe, organizonte cdo javė festa nė shtėpinė e tyre, nė tė cilat ftonte shkrimtarė tė famshėn dhe bisedat kishin tė bėnin me artin dhe qytetėrimin.
I ati i tij, pėrvec se njė doktor i famshėm, ishte edhe njė stujues i mirėfilltė i qytetėrimeve, arkeologjisė dhe miteve tė Keltėve. Dashuria e tij pėr gjuhėn greke i solli shumė nderime nė Universitet. Sė bashku me profesorin e tij qė studjonin shkrimet e lashta greke, filluan njė turne nė greqi, pėr tė njohur vėndin ku lindėn shkrimtarėt e tij tė preferuar.
Kishte nje mendjemrehtėsi tė madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumė herėt. Uailld vetė dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumė veset konservatore tė Anglisė viktoriane. Pavarėsisht se ishte njė anėtar i shoqėrisė sė lartė, nuk bėnte dallime dhe nė leksionet e tij mblidhte njerėz nga tė gjitha klasat, akoma dhe minoritete. Nė vitin 1884 martohet, dhe me vonė do tė lindin dhe dy fėmijėte tij, tek tė cilėt do tė pėrkushtohet. Atyre u dedikohen edhe pėrrallat simbolike qė shkruajti nė atė periudhė.
Ishte kundėr cdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqėria viktoriane). Shpesh here e ironizonte deri nė cinizėm, hipokrizinė e njerėzve tė asaj kohe: ‘’Ajo qė ėshtė interesante pėr njerėzit e botės sė mirė, ėshtė maska qė cdonjėri nga ata do tė veshė dhe jo realiteti qė ndodhet poshtė maskės’’.
Ndjente njė neveri tė madhe pėr mediokritetin tė intelektualizmit qė nė atė periudhė mundohej tė mbizotėronte. Kritikat qė merrte i pėrballonte me shumė humor. Ftonte Anglinė konservatore tė ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe tė luftonte tabutė e saj.
Ishte mbėshtetės i zjarrtė i metafizikės, besonte tek fuqitė e errėta qė pėrrethojnė jetėn tonė. Konsideronte se e ardhmja mund tė parashikohej. Nga prindėrit e tij u edukua me mite dhe tradita tė qytetėrimeve tė tjera. Mori pjesė nė shumė grumbullime shpirtėrore, sidomos tek ato qė organizonte e ėma nė shtėpinė e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarėt e parė tė historive fantastike dhe tmerri.
Interesat e tij metafizike duken thellė tek Portreti i Dorian Greit qė shokoi kritikėt e kohės sė tij. Tek jo vepėr duket qartė ndarja e vetvetes se jashtme dhe atė tė brendshme. Pėrpjekja e Heroit pėr tė mbajtur tė ri vetveten e tij tė jashtme, domethėnė duke ndjekur ambicjen qė e bėn si tė huaj ndaj shpirtit tė tij. Duke mos duruar kėtė pėrcarje, heroi shkatėrron pikturėn – idhull, domethėnė vetveten inferiore sė bashku mė ambicjen e tij. Kėshtu clirohet duke kuptuar se pavdekshmėria dhe bukuria janė karakteristika tė Shpirtit dhe jo tė formės shprehėse tė tij. Duket qartė ngjashmėria me doktor Faust.
Oskar Uailld merret gjithmonė me tė bukurėn. Shikon artin por edhe jetėn me syrin e tė sapolindurit dhe refuzon fuqinė e dijes se dorėzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet tė pėrjetohen. Besonte se jeta nuk ėshtė shkolla e duhur pėr Artin, por ėshtė vetė arti , domethėnė arti pėr artin. E kishte integruar nė njė realitet tjetėr, qė nuk kishte tė bėnte me pėrditshmėrinė. Ishte kundėrshtar i cdo pėrshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakort me Platonin se arti udhėheq nė njė lloj cmendurie hyjnore. Ndihmon mė vonė lindjen e rrymave tė reja ose ripėrjetuese tė shkollave tė vjetra.
Oskar Uailld ishte njė shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokės sė tij. Ishte njė njohės dhe njė admirues i shkrimeve tė grekėve tė lashtė. Besonte se Qytetėrimi i lashtė grek mishėronte bukurinė dhe harmoninė. Ishte Jokonfromist dhe ecentrik, por kėto karakteristika nuk e penguan tė studjojė filozofinė klasike. Veprat e tij mbeten tė freskėta dhe aktuale akoma dhe nė ditėt e sotme.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum