Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Albert Ainshtajn

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Albert Ajnshtajni dhe kontributi i tij pėr shkencėn

Fizikani Albert Ajnshtajn botoi nė vitin 1905 veprėn e tij mė tė rėndėsishme, dhe njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme shkencore nė histori tė titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetė vjet mė pas ai botoi njė vėllim tė zgjeruar tė kėsaj vepre me titullin Teoria e Pėrgjithshme e Relativitetit, ku pėrfshin ide themelore qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar fenomene natyrore lidhur me kohėn, hapėsirėn, masėn, lėvizjen dhe forcėn e rėndesės. Nė vazhdim ju njohim me njė biografi tė shkurtėr tė gjeniut tė fizikės dhe me kontributin e tij pėr shkencėn:

Albert Ajnshtajn lindi nė Ulm tė Gjermanisė nė vitin 1879, nė njė familje hebrenjsh. I ati ishte pronar i njė fabrike qė prodhonte pajisje elektrike, ndėrsa e ėma pėlqente librat dhe muzikėn. Vetė Ajnshtajni ishte fėmijė i mbyllur, i cili filloi tė fliste vonė dhe kishte vėshtirėsi tė mėsonte pėr tė lexuar.

Kur mbushi pesė vjeē, i ati i dha njė busull, qė menjėherė i ngjalli djalit njė interes tė paparė pėr gjilpėrėn magnetike dhe fenomenet natyrore qė shkaktonin lėvizjen e saj nė tė njėjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rėndesės. Ajnshtajni e kishte tė vėshtirė tė kuptonte koncepte tė tilla nė atė moshė. Nė komentet e tij pėr vitet e fėmijėrisė, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollėn. Metoda e prerė mėsimore, ku nxėnėsve nuk u lejohej tė bėnin pyetje e bėnte atė tė ndjehej si i burgosur. Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshėm zhvilloi njė dashuri tė madhe pėr matematikėn. Ai filloi tė mėsonte logaritmet dhe pjesė tė tjera tė vėshtira tė matimatikės, ndėrkohė qė moshatarėt e tij ende mėsonin aritmetikėn e thjeshtė. Albert Ajnshtajn ndoqi mė pas Institutin Politeknik nė Zyrih tė Zvicrės, ku studjoi fizikė dhe matematikė. Pas diplomimit ai punoi pėr qeverinė zvicerane si inspektor patentash pėr shpikjet e reja. Gjatė kėsaj periudhe ai filloi punėn pėr teoritė e tij tė ardhshme shkencore, tė cilat i botoi pėr herė tė parė nė vitin 1905. Nė njė nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lėviz pėrmes valėve dhe pjesėzave, njė nga elementėt e rėndėsishėm tė teorisė sė tij kuantike. Nė njė tjetėr punim ai flet pėr pjesėza tė vogla qė pluskojnė nė lėngje apo nė trupa tė gaztė, e cila mbėshtet teorinė e pėrbėrjes atomike tė materies. Por teoria mė e rėndėsishme ėshtė ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lėviz gjithmonė me tė njėjtėn shpejtėsi, pavarėsisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund tė ndryshojnė dhe varen nga vend-ndodhja e njė personi nė raport me njė objekt apo njė ngjarje.
Dhjetė vjet pas botimit tė teorisė sė relativitetit, Ajnshtajni botoi Teorinė e Pėrgjithshme tė Relativitetit ku zgjeron teorinė e tij mbi objektet nė lėvizje. Ajnshtajni thotė se objektet humbasin masė kur emetojnė dritė, pasi drita ėshtė njė formė energjie. Nė vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Ēmimin Nobel nė Fizikė pėr zbulimin e ligjit tė efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon pėrse disa metale emetojnė elektrone pasi mbi sipėrfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim ēoi nė zhvillimin e elektronikės, pėrfshirė edhe radios dhe televizionit.
Albert Ajnshtajn punoi si pedagog nė Zvicėr dhe Gjermani.
Ai u largua nga Evropa kur nė 1933 erdhi nė pushtet Adolf Hitleri.
Fizikani u vendos nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punėn e tij shkencore nė Institutin pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, Nju Xhersi.
Megjithė famėn e tij, Ajnshtajni ishte njė njeri i thjeshtė, i veshur me rroba tė vjetra dhe me flokė qė dukeshin tė pakrehur. Studentėt e tij tregojnė se ai kishte aftėsinė tė ilustronte ide shumė tė vėshtira me figura dhe krahasime qė i bėnin ato shumė tė kuptueshme. Megjithėse ishte kundėr luftės, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Ruzvelt nė vitin 1939 pėr ta nxitur qė Shtetet e Bashkuara tė prodhonin bombėn bėrthamore para Gjermanisė.
Albert Ajnshtajni vdiq nė moshėn 76 vjeēare nė vitin 1955.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum