Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Master Profesional, kuotat e reja

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Master Profesional, kuotat e reja Empty Master Profesional, kuotat e reja Mon Nov 22, 2010 5:17 pm

universy

universy
Admin
Admin

Keshilli i Ministrave ka vendosur dje per kuotat dhe tarifat e studimeve te ciklit te dyte, "Master Profesional". Keshtu, me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri per arsimin e larte dhe me ndryshimin e llojit te masterave qe ofrohen, Qeveria ka nxjerre edhe vendimin perkates, per vitin e ri akademik 2010-2011. keshtu, mesohet se per keto lloj studimesh, sivjet do te pranohen plot 6480 diplomante.

Kuotat

Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, kuotat e pranimeve ne institucionet publike te arsimit te larte, per programet e studimeve te ciklit te dyte, per vitin 2010-2011, do te jene plot 6480. Nga keto, 6190 kuota do te jene per programet e studimit "Master Profesional", 100 te tjera per programe te dyta studimi, 100 per transferim studimesh. 50 per te huajt dhe perkatesisht nga 20 kuota per te verbrit dhe romet apo ballkano-egjiptianet. Ne kategorine e studimeve Master Profesional, keto kuota perbehen nga kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit "Master Profesional", per aplikantet brenda territorit te vendit qe do te jene 5571 te tilla dhe kuotat e pranimeve te reja per programet e studimit "Master Profesional", per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit, qe do te jene 619 te tilla. Sa u perket ketyre te fundit, ato do te ndahen ndermjet aplikanteve shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit: Republika e Kosoves, Maqedonia, Mal i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Administrimi i ketyre kuotave kryhet ne baze te marreveshjeve dypaleshe ndermjet vendeve, si dhe akteve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences te Republikes se Shqiperise. Nderkaq, mesohet se kuotat e pranimeve per te verbrit ndahen, per aplikantet me statusin e te verbrit, nga MASH-i, sipas listes se hartuar nga Shoqata Kombetare e te Verberve. Nga ana tjeter, kuotat e pranimeve per romet dhe ballkano-egjiptianet ndahen nga MASH-i, sipas listes se hartuar nga shoqatat respektive, perkatesisht, Shoqata Kombetare te Romeve dhe Shoqata Kombetare e Ballkano-egjiptianeve.

Percaktimet

Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, kuotat e pranimit per shtetasit e huaj, qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te vendit tone, ne ciklin e dyte te studimeve, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ato te shperndahen ne baze te marreveshjeve dy apo shumepaleshe ndermjet vendeve. Ndersa, kuotat e pranimeve per nje program te dyte studimi dhe transferimi i studimeve, shperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, bazuar edhe ne kerkesat e institucioneve publike te arsimit te larte. Vendimi percakton se cdo program studimi i ciklit te dyte funksionon, ne vitin e pare, per vitin akademik 2010-2011, ne rast se ate e ndjekin te pakten 10 studente. Institucionet publike te arsimit te larte percaktojne kriteret e pranimit te aplikanteve dhe i bejne ato publike, paraprakisht.





Lehtesite

Kategorite qe perfitojne 50 per qind reduktim tarife

Aplikantet qe do te fitojne te drejten ne nje program studimi te ciklit te dyte, ne institucionet publike te arsimit te larte, ne vitin akademik 2010-2011, dhe qe u perkasin shtresave sociale, do te perfitojne tarifa te reduktuara. Behet fjale per kategorite, si: Te verber/te shurdher, invalide, paraplegjike dhe tetraplegjike, femije jetime, femije rome, ballkano-egjiptiane, femije te policeve dhe ushtarakeve te rene per shkak te detyres dhe te ish-te perndjekurve politike. Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, kandidatet qe vijne nga keto kategori do te paguajne nje kuote ne masen 50 per qind te tarifes se shkollimit. Kete te drejte do ta kene edhe studentet e viteve me te larta, qe u perkasin po ketyre shtresave sociale.



Transferimet e studimeve, si procedohet

Transferimet e studimeve, ne numrin perkates te kuotes se percaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, behen nga vete institucionet publike te arsimit te larte, sipas kritereve te percaktuara ne aktet nenligjore, statutet dhe rregulloret e tyre. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, studentet qe transferojne studimet, nga nje program studimi apo nga programe te meparshme studimi te ciklit te dyte, ne nje program tjeter studimi, ne institucionet publike te arsimit te larte, i nenshtrohen tarifes se pergjithshme vjetore te shkollimit te programit te studimit perkates, ne te cilin ata kane kerkuar te transferojne studimet. Rishperndarja e kuotave te percaktuara ne piken 1, te ketij vendimi, te cilat mbeten te parealizuara, behet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne bashkepunim me institucionet publike te arsimit te larte. Nderkaq, ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe institucionet publike te arsimit te larte per zbatimin e ketij vendimi.







Kujdes!

Studenti i nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi, pagesa e se ciles behet me keste te percaktuara nga institucioni i arsimit te larte. Studentet perserites i nenshtrohen tarifes se shkollimit te vitit akademik ne te cilin vazhdojne rregullisht studimet.



Falas

Ne cdo program studimi te ciklit te dyte, "Master Profesional", studentet e vitit te pare, qe kane perfunduar me Medalje te Arte ciklin e pare te studimeve, dhe studentet e vitit te dyte, qe kane perfunduar shkelqyeshem vitin e pare, nuk e paguajne tarifen e shkollimit.



Te huajt

Shtetasit e huaj, qe do te vazhdojne studimet e ciklit te dyte ne institucionet publike te arsimit te larte, i nenshtrohen se njejtes tarife shkollimi, si shtetasit shqiptare, me perjashtim te rasteve kur, ne kuader te marreveshjeve ndershteterore, eshte parashikuar ndryshe.





Kuotat:

Kuotat per "Master Profesional", 6190

Kuotat per programe te dyta studimi, 100

Kuotat per transferimin e studimeve 100

Kuotat per te huajt 50

Kuotat per te verbrit 20

Kuotat per romet /ballkano - egjiptianet, 20

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum