Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Kolaps rrugor ne Tirane, irritohen qytetaret

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Trafik, pellgje uji, ore te gjata pritjeje, autoambulanca me te semure qe luftojne me vdekjen, apo krijesa te reja qe presin te vijne ne jete... Keto fjale, te kombinuara ne forma nga me te ndryshmet, jane permendur aq shume dje, perzier me mllef e me panik. "Pse"-se se qytetareve, me synim per te gjetur shkaktarin e kesaj situate, me kaotikja qe na kane pare syte ndonjehere, qytetaret nuk i gjeten pergjigje. Ne fakt, i gjeten nje pergjigje qe erdhi nga kryebashkiaku Rama, por ajo, si cdo here kishte te bente me faktin qe fajin e kishin qytetaret qe s'dinin te ecnin, apo drejtuesit e mjeteve qe s'dinin t'i ngisnin ato. Madje, ai shkoi deri atje sadoqe aludoi per nje skenar te stisur nga qeveria me qellim demtimin e figures se Rames. "Turp", menduan me ze e pa ze qytetaret hallexhinj te cilet per here te pare dje, as qe e kishin mendjen te politika, por te demtimi i tyre. Trafiku Oret e gjata te pritjes ne trafik nuk ishin shqetesuese vetem se njerezit u merziten duke pritur, porse u rrezikuan disa jete. Autoambulancat me sirenat e tyre te alarmit kane levizur "si breshka". Disa prej tyre kishin njerez te semure qe kishin nevoje per nderhyrje emergjente, te tjera kishin gra shtatzena qe prisnin te sillnin ne jete femijet e tyre. E pra, qetesia e qytetareve te Tiranes eshte prishur totalisht dje nga mengjesi deri ne darke, per shkak se njerezit nuk kane mbaruar dot asnje hall e asnje gezim. Por, "viktima" te kesaj situate te pa pare e te padegjuar ndonjehere, kane qene edhe femijet. Ata e kane mbaruar shkollen ne orarin e perditshem, por kane shkuar ne shtepi me 3 ose 4 ore vonese. Te etur per uje e te uritur per buke, ata jane detyruar te presin pa fund, por me pafajesine e tyre e kane lidhur gjithcka me faktin se "ketu keshtu ndodh". Qytetare te tjere nuk kane arritur te ikin ne kohe ne pune, po ky eshte problemi me i vogel krahasuar me shume te tjera jetike. Rruget Shumica e rrugeve kane qene dje te mbuluara nga uji. Problemet me kanalizimet kane sjelle permbytje ne shume zona, e kryesisht ne rrugen "Don Bosko", kryqezimi i 21 dhjetorit, Ura Teknologjike, etj. Ndersa ne Rrugen e Kavajes, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Mehmet Rrumbullaku tha uji ka kaluar mbi piken kritike. Katet e para te pallateve kane hyre nen uje, ndersa dhjetera makina kane ngelur per ore te tera ne gropa per shkak se pellgjet e ujit nuk i kane mundesuar drejtuesve te mjeteve te shihnin se aty kishte grope. Nderkaq, mesohet se reshjet e dendura te shiut qe kane perfshire dje gjithe territorin e vendit kane sjelle probleme edhe ne bllokimin e disa akseve rrugore. Keshtu, rezulton i bllokuar aksi rrugor Tirane-Elbasan, pasi lumi Erzen ka dale nga shtrati duke sjelle edhe permbytje. Rama: Bllokimi, skenar i qeverise. Basha: Aktivizuam 700 police Rama-Basha, perplasje ne distance per pergjegjesine ndaj situates Kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama deklaroi se, Ministria e Brendshme nuk kish bere asgje per normalizimin e trafikut, ndersa pak momente me vone, ministri Lulzim Basha saktesoi se ishin mobilizuar jo pak, por rreth 700 forca policore per dicka te tille. Ne pergjigje te shqetesimit te gjithe qytetareve te Tiranes per trafikun e stergjate ne kohe dhe distance gjeografike, ka reaguar kryebashkiaku Edi Rama. Ai akuzoi qeverine per orkestrimin e qellimshem te situates me bllokimin e rrugeve e Tiranes. "Te gjithe qytetaret jane deshmitare qe ne rruge nuk kishte asnje polic", u shpreh i revoltuar Rama, ndersa nenvizoi se dje ishte cdo gje normale, si cdo dite shiu ne Tirane dhe nuk kishte asnje arsye per te shkaktuar nje bllokim te tille. Sipas kryebashkiakut, pushteti qendror po tensionin qytetaret per t'i hedhur fajin Bashkise. "Duke tensionuar ne maksimum qytetaret, policia po krijon nje peshe faji mbi Bashkine. Eshte e pashembullt, barbare, primitive, kriminale qe ne mes te Evropes, ne nje kryeqytet evropian te ndodhe nje gje e tille ne menyre te qellimshme", tha Rama. Ndersa pak momente me vone, ministri i Brendshem Lulzim Basha e cilesoi te turpshme e te papergjegjshme deklaraten e Rames. Aktivizuam me shume se 700 forca policore per administrimin e situates", tha Basha. Por, ai deklaroi se situata e djeshme eshte cmimi qe duhet te paguajne qytetaret prej papergjegjshmerise se kryetarit te bashkise. Sipas tij, kjo papergjegjshmeri lidhet kryesisht me mungesen e infrastruktures se nendheshme, mungesen e sinjalistikes, cka solli bllokim te rrugeve te Tiranes dhe permbytje banesash te tera. Gazetari Arjan Cani: Ngelem ne trafik, Rames t'i vije turp Gazetari Arjan Cani, ishte nje nder qindra mijera qytetaret e Tiranes qe perjetoi bllokimin ne trafik per ore te tera. Duke dashur te percoje ate qe po kalonin qytetaret dhe duke folur si cdonjeri prej nesh qe humbi shume gjera me trafikun e djeshem, Cani deklaroi se kishte ngelur ne trafik prej rreth tre oresh. Me sakte, ne momentin qe ai ka deshmuar mbi situaten, Cani kishte plot 2,5 ore qe qendronte ne trafikun e krijuar te Rruga e kavajas dhe sipas tij, s'kishte gjasa per ndonje levizje te mjeteve. "Une kam dy ore e gjysme qe shoh policet e shtetit qe bejne gjithcka. Deklaratat se asnje force policore nuk eshte ne qarkullim per normalizimin e situates, jane brockulla te nje kryetari bashkie qe nuk merr persiper pergjegjesite e veta", tha Cani, sipas tij, kryetari Rama qe do nje mandat te katert, duhet te kete turp qe e ka lene kryeqytetin ne kaos, dhe jo t'ua hedhe fajin te tjereve. "Jam i lemerisur. Makinat te Rruga e Kavajes nuk po levizin fare. Eshte nje tmerr", tha Cani. Ai deshmoi per pakenaqesi dhe incidente mes drejtuesve te mjeteve.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum