Kryeministri i Greqise, Jorgos Papandreu ka deklaruar ne parlamentin grek te premten se eshte turp qe ne Athine nuk ndertohet nje xhami.
"Eshte nje turp, kane kaluar mbi 25 vjet kur Andreas Papandreu kishte parashikuar per te pasur nje xhami ne Athine, dhe ne mund te krijojme nje ambient te tille. Per kete po ecim shume shpejt drejt ketij procesi”, ka theksuar ai.
“Ka konsensus te gjere per ta bere kete. Eshte nje e drejte. Perkohesisht do te kete nje vend per adhurimin e myslimaneve. Per shkak te mungeses se vendeve te kultit, besimtaret myslimane detyrohen t’i kryejne ritet ne hapesira gjysme te parregullta, duke i detyruar te shkojne ne parqe dhe pastaj ata shihen si rebelim apo proteste, ne nje kohe kur duhet te jete nje ngjarje normale”, transmeton gazeta Start fjalet e kryeministrit grek.
“Kjo nuk i perket vetem te huajve, te cilet vijne dhe vendosen ne vend, por edhe pakicave myslimane ne Thrake, disa prej te cileve jane ne Athine, jetojne dhe punojne”, vijoi Papandreu duke u pergjigjur ne nje pyetje te kryetarit te partise nacionaliste LAOS.