Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Pėrse fėmijėt finlandezė janė tė parėt e klasės nė Europė?

Go down  Message [Page 1 of 1]

Old Legend

Old Legend
Admin
Admin

Nxėnėsit finlandezė kanė dalė edhe njėherė mė tė fortėt nė mėsime nė krahasim me pjesėn tjetėr europiane dhe madje mė tė mirėt edhe krahasueshmėrisht me njė pjesė tė madhe tė vendeve tė botės.


Finlanda renditet e dyta nė njė listė ndėrkombėtare nga njė sondazh i bėrė nė vitin 2009, i cili kryhet njė herė nė tre vjet nė 39 vendet anėtare tė OSBE-sė. Ndėrsa nė njė listė edhe mė tė zgjeruar, Finlanda renditet e treta nė botė pėr nga cilėsia e mėsimdhėnies, e mundur vetėm nga Shangai nė Kinė dhe Koreja, tė cilat kanė nxėnės mė tė pėrgatitur nė shkencat ekzakte.

Finlanda, nė fakt, nuk ėshtė njė histori e re suksesi. Njė performancė tė tillė ajo ka pasur gjatė gjithė dhjetėvjeēarit tė fundit dhe madje shumė shtete po e studiojnė kėtė fenomen dhe po pėrpiqen qė tė nxjerrin mėsimet e duhura pėr t’i zbatuar nė pėrmirėsimin e sistemit arsimor tė tyre. Po ēfarė e bėn kėtė vend qė tė jetė nė avangardė tė njė procesi qė ka tė bėjė shumė me ardhmėrinė e vendit, duke qenė se bėhet fjala pėr arsimin e brezit tė ri?

Sipas studimit, suksesi aktual i Finlandės ka tė bėjė me pėrmirėsimin e vazhdueshėm dhe tė pandėrprerė tė sistemit shkollor, qė ėshtė nė njė nga sistemet mė “tė pandashėm” nė botė. Parimi i pėrfshirjes merret shumė seriozisht edhe para se fėmijėt tė jenė tė gatshėm pėr tė kryer sistemin e detyrueshėm shkollor qė fillon nė moshėn 7-vjeēare. Tė gjitha bashkitė dhe minibashkitė e vendit janė tė detyruara qė tė krijojnė njė kujdes tė pėrditshėm pėr fėmijėt dhe shumė fėmijė shkojnė nė ēerdhe dhe kopshte qė ofrojnė edhe ushqimet, edhe edukimin thuajse falas duke u bėrė prindėrve kėshtu njė shėrbim shumė tė madh dhe nga ana tjetėr duke u dhėnė njė edukim shumė cilėsor tė miturve pėr t’i pėrgatitur pėr fazat e ardhshme tė arsimit. Qė nga viti 2001, tė gjithė fėmijėt 6-vjeēarė kanė tė drejtėn e njė shkollimi parashkollor.

Shkollat shtetėrore nuk janė selektive dhe secilit nxėnės dhe student mė pas i sigurohet njė vend studimi nė afėrsi tė banesės dhe shkollimi ėshtė thuajse falas, me ndonjė ēmim simbolik qė u paguhet shkollave. Kjo pėrfshin mėsimdhėnien, materialet dhe librat mėsimorė, ushqimin e shkollės, kujdesin shėndetėsor, nevoja tė veēanta shkollimi qė mund tė kenė nxėnėsit, si dhe vetė transportin nė rastet e zonave rurale.

Nė Finlandė ka shumė pak shkolla qė janė vetėm me njė gjini dhe tė gjithė fėmijėt, pėrfshi ata me probleme tė mėdha nė aftėsim dhe mėsim, kalojnė nė tė njėjtin program mėsimor bazė. Shkollat marrin gjithashtu masa pėr tė parandaluar lėnien apo braktisjen e shkollės nga nxėnės tė caktuar dhe janė tė gjitha institucione qė kanė punėsuar njė sėrė psikologėsh shumė tė specializuar pėr problemet e fėmijėve tė moshės sė hershme. Tė gjitha sondazhet qė janė bėrė kėto vitet e fundit tregojnė se gjithė kjo punė qė ka bėrė Finlanda ia ka vlejtur shumė dhe ka pasur mjaft rezultat. Edhe pse nė kėtė vend ka ende pabarazi gjinore, vajzat ia kanė dalė mbanė dukshėm mė mirė nė lėndėt shkencore. Nė tė gjitha shkollat e vendit, pavarėsisht nėse janė nė kryeqytet, qytete periferike apo fshatra, programet mėsimore dhe personale janė tė njėjta dhe kanė tė njėjtin kualifikim. Ajo ēka ėshtė thelbėsore, ėshtė se bekgraundi social-ekonomik i fėmijėve nuk ka ndonjė rėndėsi, apo ndikim shumė tė madh nė performancėn e tyre dhe kjo ėshtė diēka e pėrbashkėt qė vihet re nė tė gjitha vendet skandinave dhe madje edhe ato baltike. Ajo ku sistemi ka pasur me tė vėrtetė shumė sukses, ėshtė qė tė ēojė nė njė nivel shumė tė pėrparuar fėmijėt qė vijnė nga familje tė varfra, tė cilat kanė tė njėjtin trajtim me fėmijėt e tjerė. “Forca e shkollimit finlandez ėshtė se nxėnėsit mė pak tė suksesshėm kanė njė nivel mė tė lartė aftėsish se ato tė vendeve tė tjera, ndaj tė cilave janė kryer sondazhet”, thotė njė drejtor i arsimit nė Finlandė. Pėr sa u pėrket nxėnėsve mė tė mirė nė Finlandė, ata ua kanė kaluar dukshėm moshatarėve tė tyre nė vende tė tjera tė Europės si nė shkenca, ashtu edhe nė lėndėt shoqėrore. Madje, ata janė renditur tė dytėt nė kontinent, pėrveē nxėnėsve zviceranė qė janė mė tė mirė nė lėndėn e matematikės.

“Po t’i kushtosh vėmendje tė veēantė pėrmirėsimit tė nxėnėsve tė dobėt, e rrit shumė cilėsinė e mėsimdhėnies dhe performancėn mesatare tė klasės dhe kjo ka njė ndikim shumė tė mirė edhe te nxėnėsit mesatarė dhe ata me arritje tė shkėlqyera nė mėsime. Mbi tė gjitha ėshtė shumė e rėndėsishme qė nxėnėsve t’u jepet kultura e tė ndihmuarit tė njėri-tjetrit dhe jo ajo e tė qenėt egoist e tė menduarit vetėm pėr arritjen personale”, thotė njė mėsues i kualifikuar finlandez. Vende qė kanė njė sistem arsimor si Finlanda kombinojnė njė cilėsi shumė tė lartė tė mėsimdhėnies me barazinė e saj, pra me idenė qė tė gjithėve, pavarėsisht performancės, t’u jepet e njėjta cilėsi mėsimdhėnieje dhe mbėshtetjeje. Kjo ėshtė njė demonstrim i tė shkuarit bashkė tė barazisė me performancėn e lartė. Finlanda ėshtė kaq e suksesshme sa ka arritur qė tė frymėzojė shumė edhe institucione tė tjera ndėrkombėtare dhe sisteme arsimi nė tė gjithė botėn. Qindra mėsues nga e gjithė bota kanė vizituar Helsinkin si “turistė shkollorė”, pėr tė parė se cilat nga idetė e shkėlqyera tė kėtij vendi mund tė “eksportojnė” nė sistemin e tyre arsimor pėr tė parė tė njėjtat arritje edhe nė vende qė janė problematike pėr sa i pėrket kryesisht arsimimit tė brezit tė ri. Kjo ka tė bėjė mė shumė me “eksportimin” e kurrikulave pėr fėmijėt e klasės sė parė, apo tė fillores. Nė kėtė pjesė tė arsimimit tė fėmijėve, pėrveē Finlandės, njė cilėsi dhe arritje shumė tė mirė ka edhe sistemi gjerman i shkollės.

Por ka disa aspekte tė sistemit arsimor tė Finlandės, tė cilat ėshtė e vėshtirė qė t’i ēosh jashtė vendit. Fakti pėr shembull qė tė rinjtė janė nė kontakt me ēėshtjet mė tė rėndėsishme aktuale tė vendit mund tė jetė njė nga arsyet qė fėmijėt finlandezė kanė pikė shumė tė larta nė lexim, apo nė shkencat utilitare. Kėshtu, sipas sondazheve, 85% e nxėnėsve lexojnė gazetat disa herė nė muaj. Rezulatet e sondazhit tė OSBE-sė reagojnė qartė se tė rinjtė, tė cilėt lexojnė pėr kėnaqėsi, dalin shumė mė mirė nė testet e shkrimit.

Ėshtė thelbėsor dhe njė nder i madh qė tė jesh mėsues nė Finlandė. Pėr tė mėsuar nė shkollat fillore duhet qė tė kesh njė kualifikim jashtėzakonisht tė madh dhe mbi tė gjitha njė pėrvojė tė gjatė pune me fėmijėt parashkollorė. Nuk ka mėsues tė fillores qė tė lejohet tė japė mėsim pa marrė njė master, pra pa studiuar pėr lėndėn qė jep dhe mėsimdhėnien bashkė pėr 5 vjet. Profesioni mė popullor pėr tė rinjtė nė Finlandė ėshtė mėsuesi i fillores, por vetėm njė pjesė shumė e vogėl e kėrkesave pranohen. Dhe mė pas ēdo vit ka trajnime, kurse pėr pėrmirėsimin e njohurive tė mėsuesve dhe tė metodave tė tyre tė mėsimdhėnies. Ajo ēka ėshtė e veēantė, ėshtė se sistemi finlandez i mėsimdhėnies bazohet nė besim. Kėshtu, popullsia i beson mėsuesit, sepse janė ata qė u japin formė jetės sė fėmijėve tė tyre dhe si pasojė mėsuesit besojnė fėmijėt dhe fėmijėt besojnė, nga ana tjetėr, mėsuesit. Pavarėsia e mėsuesit ėshtė shumė e madhe dhe njė gjė e shenjtė, ndėrkohė edhe kontrolli ndaj tyre ėshtė i madh. Nė shoqėrinė finlandeze statusi i mėsuesit ėshtė njė nga mė tė lartėt dhe ky ėshtė pėrveēse njė profesion shumė i paguar edhe i nderuar dhe me status.

Paratė


Mėsuesit duhet qė tė fitojnė njė pagė mė tė mirė nė tė gjitha vendet e botės dhe kjo tė reflektojė edhe nė nivelin e shkollimit dhe aftėsisė sė mėsimdhėnies sė tyre. Ēėshtjet financiare nė shumė vende bėhet pengesė qė elementėt me tė vėrtetė tė aftė nė kėtė drejtim tė largohen nga kjo detyrė pėr shkak tė fitimit shumė tė pakėt financiar. Dhe si pasojė, nė mėsimdhėnie futen elementė jo cilėsorė, nė mė tė mirėn e rasteve dhe nė mė tė keqen elementė abuzues qė e shohin kėtė post vetėm pėr pėrfitime personale tė ēfarėdolloj. Nė kėtė mėnyrė shtrembėrohen shumė ata qė nesėr do tė jenė e ardhmja e vendit. Njė nga sukseset e Finlandės ėshtė se pavarėsisht se pėr shkollat janė pėrgjegjėse bashkitė, edhe pushteti qendror, pra qeveria dhe Ministria e Arsimit, nė mėnyrė tė vazhdueshme jep njė ndihmesė tė madhe financiare pėr mėsuesit personalisht dhe pėr stimulimin e tyre financiar.

Megjithatė, nga njė tjetėr kėndvėshtrim mund tė themi se Finlanda ėshtė njė vend me njė ekonomi shumė tė zhvilluar, njė vend relativisht i pasur dhe me njė standard tė lartė jetese dhe pjesė e kėtij standardi ėshtė edhe niveli i lartė i shkollimit dhe financimi i mirė i mėsuesve dhe shkollave.

Njė tjetėr lehtėsi ėshtė edhe fakti qė Finlanda ka 600 mijė nxėnės qė ndjekin 4000 shkolla dhe kėto shifra janė plotėsisht tė menaxhueshme se sa nė njė vend qė ka njė numėr popullsie shumė mė tė madh dhe si pasojė vėshtirėsi menaxhimi. Por, ndėrsa nė vende tė tjera reformat janė bėrė me hapa tė shpejtė dhe jo gjithmonė nė mėnyrė tė vazhdueshme, nė Finlandė gjithēka ėshtė bėrė gradualisht pėrgjatė shumė e shumė vitesh nė mėnyrė shumė kėmbėngulėse dhe me njė plan e vizion tė qartė. Ata kanė gėzuar njė mbėshtetje tė plotė financiare nga ana e qeverive dhe janė tė ndėrthurura edhe me mendėsinė qė ka populli pėr vetė arsimin dhe kulturėn nė ardhmėrinė e fėmijėve.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum