Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Marissa Mayer, vajza “gjeni” e “Google”

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Kush e ka thėnė se qė tė jesh njė “gjeni” kompjuteri duhet patjetėr qė tė jesh mashkull? Njė nga zonjat qė drejtojnė sot “Google” ėshtė njė shembull mbi njė realitet gjinor qė po ndryshon edhe nė industrinė e teknologjisė sė lartė. Ajo ėshtė shembulli i “ēiftėzimit” tė suksesshėm mes teknologjisė dhe feminilitetit




Pėrse ka ende pak femra qė punojnė dhe drejtojnė nė industrinė e teknologjisė sė lartė?
Epo, ėshtė njė realitet qė unė e kam shumė pėr zemėr ta ndryshoj. Unė e dua teknologjinė dhe nuk mendoj se ajo duhet tė nėnkuptojė vetėm njė gjini tė caktuar. Mendoj se nė kėtė fushė shumė interesante dhe shumė tė rėndėsishme tė zhvillimit shoqėror ka ende shumė-shumė pėr tė bėrė dhe se kontributi nė kėtė rast do tė vijė si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat. Nuk ka arsye pse tė jetė ndryshe. Kam parė rezultatin e disa studimeve dhe sondazheve, sipas tė cilave flitet pėr rezultate tė shkėlqyera dhe nė masė tė femrave nė shkollat fillore, ato tė mesme dhe nė universitet nė lėndėt e shkencės, veēanėrisht nė informatikė dhe fizikė.
Pėr sa mė takon mua, mendoj se kam qenė me shumė fat. Kam pasur gjithmonė dhuntinė e tė qenit shumė e mirė nė matematikė e mė pas, edhe nė fizikė, kimi dhe tė gjitha lėndėt e tjera shkencore me tė cilat jam pėrballur gjatė viteve tė shkollimit. Pėr shumė kohė nuk e kuptoja se njė gjė e tillė nuk ishte shumė e dėshirueshme dhe se nė njėfarė mėnyre, tek disa kisha shkaktuar njė reagim negativ.
Kėsisoj, njė nga gjėrat qė kam mė pėr zemėr ėshtė ndihma qė mund tė jap nė heqjen e mentalitetit tė vjetėr dhe aspak produktiv, qė shkencat ekzakte i lidh vetėm me tė qenit mashkull dhe ēdo femėr qė shfaq aftėsi nė kėto fusha konsiderohet si njė “ēudi” dhe diēka jonormale, jashtė normės dhe si pasojė paragjykohet, nė mė tė mirėn e rasteve. Ėshtė fakt se mund tė jesh njė matematiciene e shkėlqyer, ndėrkohė qė je edhe njė femėr nė tėrė kuptimin e fjalės, qė mund tė bėsh tė gjitha gjėrat qė bėjnė dhe pėlqejnė femrat e moshės tėnde, tė kesh histori dashurie, tė shkosh nė mbrėmje dhe njėherazi, tė jesh njė teknologe e mirė.
Cila ėshtė pėrqindja e femrave qė punojnė nė “Silicon Valley”?
Shkon diku te 15-17% nė zonat teknike, por nė “Google” ne jemi ndjeshėm mė shumė dhe si pasojė, e rrisin kėtė pėrqindje shumė ndjeshėm. Nė kompaninė tonė femrat inxhiniere, madje disa prej tė cilave nė poste shumė tė larta drejtuese, kapin shifrėn 10% tė punonjėsve.
A pėrpiqet seriozisht kompania juaj pėr tė rekrutuar femra qė janė tė afta nė kėtė profesion, apo si tė gjitha kompanitė e tjera e lidh aftėsinė teknologjike me pėrkatėsinė gjinore?
Unė personalisht kam qenė inxhinierja e parė femėr qė ėshtė punėsuar nga “Google”. Dhe, menjėherė pasi mė intervistuan, Larry Page dhe Sergey Brin, dy krijuesit e “Google” dhe aktualisht pronarėt e mi mė thanė: ”E di qė kemi deri mė tani 7 inxhinierė dhe ata janė tė gjithė djem. Por prej kohėsh, duke qenė se duam njė kompani krejtėsisht tė re edhe nė mentalitet, po kėrkojmė femra tė afta nė inxhinierinė kompjuterike. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė njė vend pune, nėse shefat kėrkojnė suksese dhe rezultate tė larta nė punė, duhet nė radhė tė parė tė kenė vendosur njė balancė mes gjinive qė punojnė. Ndaj, pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kemi njė grup tė fortė femrash tė zonja, veēanėrisht nė fushėn teknike. Ne e bazojmė suksesin tonė shumė edhe tek pjesėmarrja e tyre”.


Kėshtu mė thanė mua, dhe kjo ėshtė njė politikė qė shefat e mi e kanė ndjekur vazhdimisht dhe mund tė them me shumė sukses. Gjatė punės sonė, ishte njė moment kur na duhej qė tė rekrutonim inxhinierė tė rinj. Erdhi njė pikė kur kishim 16 inxhinierė meshkuj dhe nė kėtė moment Larry tha: ”E dini ēfarė? Mė erdhi nė majė tė hundė me gjithė kėta meshkuj. Tani e mbrapa duhet qė pjesa tjetėr e tė punėsuarve tė jenė femra”. Dhe, ky ishte momenti kur nisėm qė tė kėrkonim pėr femra tė zonjat nė kėtė profesion, dhe pėr ēudinė tonė gjetėm shumė femra me CV tė mrekullueshme dhe me aftėsi tė jashtėzakonshme nė teknologji. Dhe si pėr ēudi, bėhej fjalė pėr vajza shumė tė reja dhe shumė femėrore, me njė mendje tė bukur po aq sa edhe fytyra apo trupi i tyre. Kur i punėsuam, e kuptuam qė kishim bėrė zgjedhje shumė tė mira, sepse ato u ambientuan menjėherė dhe nisėn qė tė krijonin njė ambient shumė pozitiv dhe miqėsor, dhe mbi tė gjitha tė zbusnin dhe pėrmirėsonin gjithēka. Pra, ėshtė shumė e rėndėsishme qė pronarėt dhe krijuesit e bizneseve tė ndryshme ta kenė shumė mirė parasysh balancėn gjinore nė kompanitė dhe ndėrmarrjet e tyre, nėse do tė duan qė punėt tė ecin mirė. Dhe pėr fat tė mirė, sot ka shumė femra tė kualifikuara nė tė gjitha fushat dhe veēanėrisht nė subjektet shkencore.
Kur studionit nė Wsconsin, kur e kuptuat se donit qė tė punonit me kompjuterė?
Unė nė tė vėrtetė doja qė tė bėhesha mjeke, deri sa nė vitin e fundit para universitetit e kuptova se isha shumė e mirė nė kimi dhe nė biologji dhe se kėto fusha mė joshnin shumė dhe mė sfidonin pa masė, mė shumė se tė tjerat. Mė pas ndoqa njė kurs kompjuterėsh, para se tė shkoja nė universitet, dhe ndjeva qė rashė menjėherė nė dashuri me informatikėn. Ēdo ditė dilte njė problem i ri pėr t’u zgjidhur, njė pėrvojė e re tėrheqėse dhe kjo mė pėlqente pa masė. Ishte njė sfidė me gjėra tė reja dhe shumė interesante, tė cilat doja t’i pėrvetėsoja dhe nė tė cilat doja qė tė thellohesha. Alogoritmat mė pėlqenin pa masė dhe mė pėlqente qė t’i zhvilloja vetė. Ishte diēka qė mė tėrhoqi pa masė dhe m’u duk shumė interesante.
Pra, nė shkollėn e mesme nuk keni qenė njė “gjeni” kompjuteri?
Javėn time tė parė tė shkollės sė lartė nė “Stanford University” bleva njė kompjuter, dhe ishte kompjuteri i parė qė e kisha tėrėsisht timin. Ishte e vėshtirė fillimisht pėr mua gjithēka, madje edhe vetė pėrdorimi i mausit. Ēudi, sepse pėr shumė njerėz mausi ėshtė shumė intuitiv. Ndėrsa, pėr mua nuk ishte ashtu. Ishte i vėshtirė. Me kalimin e kohės u familjarizova dhe veēanėrisht pata njė interes tė veēantė kur nisėm qė tė mėsonim pėr njė program tė quajtur “sistemet simbolike”, qė ka tė bėjė me psikologjinė, psikologjinė e njohjes, linguistikėn dhe shkencėn e kompjuterėve.
Nė kėto kurse ju ishin femra e vetme qė studionit?
Kur bėhej fjalė pėr kurset e informatikės sė lartė, aty ku mėsohen gjuhėt e vėshtira tė programimit, pėr shumė kohė kam qenė femra e vetme. Nė fakt, kėtė e kuptova njė ditė shumė rastėsisht ndėrsa isha duke lexuar njė revistė, njė reportazh qė njė gazetar kishte bėrė pėr klasat e larta tė informatikės nė universitetin tonė. Nė kėtė listė figuroja vetėm unė femėr. Pikėrisht aty e kuptova qė kisha qenė e vetmja mes shumė meshkujve pėr shumė kohė.
A keni menduar ndonjėherė gjatė viteve tė studimit apo edhe gjatė viteve tė punės, se disa nga pengesat qė mund tė keni hasur nuk do t’i kishin hasur nėse do tė kishit qenė mashkull?
Jo, nuk mund tė them se kam pasur pengesa thellėsisht tė natyrės femėrore. Unė kam pasur vazhdimisht mbėshtetjen e tė gjithėve, kolegėve, profesorėve. Madje, profesori im i parė i lėndės sė informatikės nė universitet, pas provimit tė parė pėr kontrollin e lėndės, mė mori mėnjanė dhe mė tha: ”A e di se ti je me tė vėrtetė shumė e mirė nė kėtė lėndė. Mund tė shkosh shumė larg nė karrierė, dhe unė jam kėtu pėr tė tė mbėshtetur nė ēdo lloj sfide qė do tė tė dalė pėrpara”./shqipmedia/

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum