KOSOVE - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci zyrtarisht ka kerkuar nisjen e hetimeve rreth akuzave te Dik Martit. Ne nje leter derguar Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes, Thaci shprehet i gatshem per te ndihmuar procesin e hetimeve, duke shtuar se ato duhet t'i kryeje EULEX.
Por per kete proces, Thaci pret driten jeshile te Brukselit. Letra mban daten e 13 te ketij muaji, Thaci kerkon hapjen e hetimeve rreth akuzave te Martit.
"Po ju shkruaj kete leter si pergjigje ndaj raportit te Asamblese mbi 'Trajtimin Johuman te Njerezve dhe Trafikimin Ilegal te Organeve Njerezore ne Kosove', te pergatitur nga raportuesi i Asamblese, senatori Dik Marti. Duke pasur parasysh se draft raporti permban nje numer te akuzave serioze, une besoj se keto pohime nuk duhet te mbeten pa pergjigje.
Per kete arsye, si qenie njerezore dhe si Kryeminister i Republikes se Kosoves, shfrytezoj rastin qe t'u bej thirrje te gjitha autoriteteve kompetente, ne vecanti EULEX-it, te bejne gjithcka qe eshte e mundur per te zbuluar se cfare ka ndodhur", shkruan Thaci ne letren e tij dhe shton: "Une fuqishem ofroj te gjitha garancite se Qeveria e Kosoves do te bashkepunoje plotesisht ne lidhje me hetimet e udhehequra nga EULEX-i rreth ketyre pohimeve".