[You must be registered and logged in to see this link.]
Ferrari me i shpejte nder Ferrarit e deritanishem. Fillimisht vjen vetem me imazhe modeli i ri, me “vetetime” qe ka dale ndonjehere nga oficinat e Maranellos dhe i ardhur ne drite per arsye se kishin qene te shumta kerkesat per te bere te perdorueshem ne rruge tipin “599XX”, realizuar enkas per klientet qe adhurojne te garojne ne piste dhe keshtu qe nuk ishte e mundur te pajisej me targa. Te Ferrari, shifrat kane pasur gjithmone nje vlere te madhe, prandaj nuk eshte nje rastesi qe “kokekuqja” e realizuar me edicion te limituar do te prodhohet ne vetem 599 ekzemplare, shume me pak sesa kerkesat e ardhura ne fabrike nga te gjithe kontienentet. Baza e nisjes se “599 GTO” eshte pikerisht 599, qe shoqerohet me siglen “Gran Turismo e Omologuar”, nje bashkim inicialesh qe dritheron te apsionuarit pas makinave. Mjafton te kujtohet “250 GTO” e vitit 1962 dhe me e fundit “GTO” e vitit 1984, qe u be objekt koleksioni qe perpara se te hidhej ne treg.
Per momentin, nga kryevepra e re kane dale vetem fotot, teksa prezantimi zyrtar do te behet me 14 prill brenda kompanise, ndersa per publikun ne fund te muajit ne sallonin e Pekinit. Makina 599 GTO ka fiksuar menjehere rekordin ne pisten e Fioranos, duke xhiruar ne 1 minute e 14 sekonda. Ka nje motor prej 670 kuajsh. Fale peshes prej 1.495 kilogramesh dhe nje raporti peshe-fuqi prej 2,23 Kg/CV, Ferrari i ri merr shpejtesi nga 0 ne 100 km/h ne vetem 3.35 sekonda. Gjithashtu kalon me lehtesi shpejtesine maksimale prej 335 km/h. Ndersa konsumi mesatar i deklaruar eshte 17.5 litra per 100 km. Jane te teknologjise se fundit edhe sistemet elektoronik te kontrollit dinamik. Kurse impiantimi i frenimit mund te mbeshtetet ne disqe karboqeramike te brezit te dyte. Cmimi do te jete me shume se 300 mije euro.