Ne shtepine e tij ai ka krijuar arken e Noes me faunen me te cuditshme qe mund te gjesh ne qarkullim. Xhelali, rrit krahas kafsheve te tjera edhe nje tufe me derra te eger.
Mbajtja e derrave te eger nuk eshte nje pune e lehte ashtu sikurse zbutja e cdo kafshe te eger eshte ne nje fare menyre, nje dhunim i ligjeve te natyres. Xhelali eshte kaq i dhene pas derrave, sa u ka vene atyre edhe emra. E gjithe kjo, per arsye organizimi. Gjithmone ka nje apel qe duhet bere.
“U kam vene emra politikanesh. Bushi eshte nje mashkull i rrezikshem qe nuk behet shaka me te. Tigri eshte ekzemplari i pare qe ka shtuar kopene”, thote Xhalali. Fermeri i Vishanjes gjithsesi nuk ndihet i lodhur. Ai eshte tejet i apasionuar pas tufes se derrave qe ka sa nuk behet fjale qe t’i nxjerre ata ne shitje.
Deshira e vetme qe Xhelali ka eshte qe te krijoje pse jo se shpejti habitatin e tij natyral me derra te eger, te vizitueshem edhe nga kureshtaret. Nje kopesht zoologjik rural ne malin e Gramozit, dhe me te vertete, asgje nuk eshte e pamundur.