Eshtė mbyllur me rezultat tė paparashikueshėm ndeshja e futbollit mes tė paraburgosurve te 313. Ajet Marku, 22 vjec ka lėnė befas fushėn e lojės, duke perfituar nga muri ndares mes burgut, gjykatės dhe shėrbimit tė provės e ka kapėrcyer atė me sukses, duke u arratisur mė pas.
Ajet Marku po luante futboll i pozicionuar afer portes, ka sulmuar policin e sherbimit e ka shtyre ate, dhe ne menyre te befte eshte hedhur mbi mur duke lene si gjurme per hetuesit vetem nje atlete qe mbante veshur. Polici i vendsherbimit ka qelluar ne ajer me arme per ta trembur, por cdo gje ka qene e kote.
Muri i cili ishte me lartesi te paperfillshme ne krahasim me murin rrethues te burgut eshte kapercyer pa probleme nga i riu qe ishte arrestuar ne shtator te ketij viti per vjedhje te mbetur ne tentative te nje banke ne Tirane.
Menjehere pas arratisjes se tij Drejtoria e Burgjeve shperndau foton e te riut nga Kukesi, familja e te cilit jeton ne Paskuqan te Tiranes. Forca te shumta te policise kane krehur me kontrolle zonen dhe tashme po verfikohen disa banesa te te njohurve te Markut.
Ajet Marku u be personazh kater muaj me pare, kur deshtoi ne grabitjen e bankes, dhe kur gjate kesaj grabitjeje plagosi edhe nje polic qe ruante objektin.